Qindra infermierë të rinj që nuk kanë shlyer detyrimet e ndjekjes së praktikës profesionale, duhet që të regjistrohen për të ndjekur nga e para.
Në mbyllje të fazës së testimeve të praktikës, autoritetet e Urdhrit të Infermierit, bëjnë me dije se janë me qindra kandidatë të këtij profili që nuk do mund të hyjnë në provimin e licencës që do të zhvillohet gjatë muajit të ardhshëm, pasi nuk janë vlerësuar pozitivisht në testin për njohuritë rreth praktikës profesionale.
“Bëjmë me dije se të gjithë kandidatët që kanë të shënuar kodin e kartës së praktikantit në listën në vijim, duhet të përsërisin nga e para ndjekjen e praktikës profesionale me mbikëqyrje, në përfundim të së cilës duhet të japin provimin përkatës”, sqarohet nga Urdhri i Infermierit.
Sipas tyre, të gjithë kandidatët që janë pjesë e kësaj liste që gjendet e detajuar më poshtë, duhet të riregjistrohen për përsëritjen e praktikës në zyrat ku kanë bërë regjistrimin fillestar. Identifikimi i secilit kandidat bëhet nëpërmjet numrit të dosjes personale. p.k/dita
Lista e infermierëve që duhet të regjistrohen nga e para për praktikën

