Vera është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe temperaturat e nxehta kanë detyruar mijëra qytetarë të zhvendosen në det.
Plazhi i Durrësit shfaqet sot i tejmbushur nga “të eturit” për pak det dhe diell. Mijëra pushues janë dyndur në të gjithë bregdetin e Durrësit duke nisur nga “Apolonia”, “Iliria” e deri tek Shkëmbi i Kavajës e më tej në Golem e Spille.
Për më shumë, GSH.al sjell disa pamje nga Durrësi sot.


