DETAJE/ Do merrte nusen, ja pse u rrëzua helikopteri në Korçë

DITA Online

Ishte prenotuar për të marrë nusen, gjatë një ceremonie martesore, por ka përfunduar i përplasur me një pemë, e për pasojë është detyruar të bëjë ulje të detyruar.

Ngjarja ka ndodhur sot në qytetin e Korçës.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke e rrethuar atë.

Hetimet paraprake ende s’kanë zbuluar shkaqet e rrëzimit të helikopterit, ndërsa dyshohet se shkak mund të ketë qenë manovra e gabuar e pilotit që drejtonte helikopterin.

Por piloti i helikopterit ka dëshmuar në polici se helikopteri kishte pësuar defekt në motor gjatë fluturimit në ajër.

“Sa isha zgjuar nga gjumi kur po shihja nga dritarja e shtëpisë që erdhi helikopteri për të marrë nusen. I pashë bishtin në një pemë dhe më pas helikopteri ra. Kishte mjaft njerëz që ishin këtu rreth e rrotull, të afërm të çiftit,” tha një dëshmitare.

Altin Lama, piloti i helikopterit “Shega-Air” që bëri ulje të detyruar sot pranë Unazës së Korçës, tha se mjeti pësoi defekt teknik në ajër dhe ulja pranë lulishtes në Korçë ishte e detyrueshme.

Sipas tij, nga incidenti nuk ka të lënduar, përveç dëmtimeve të mjetit.

Udhëtimet me helikopter ditën e dasmës janë kthyer në trend vitet e fundit.

Por sa paguajnë çiftet për këtë shërbim?

Për të prenotuar një udhëtim me helikopter të një kompanie private, si në rastin e “Shega Air” helikopteri i të cilit u zgjodh nga çifti i Korçës, paguhet jo pak.

Vetëm për një orë udhëtim në raste festash apo ceremoni dasme siç ndodhi sot çiftet paguajnë deri në 1800 euro në një orë.

Kësaj shume i shtohen edhe 50 euro të tjera për çdo orë pritje.

a.s/dita

Share This Article
10 Comments
  • Thefshin qafenvete,po edhe te tjeret duan me i marr ne qafe..cka sikur te kishte rra mbi nje ndertese? Apo mbi qytetaret?
    Mjaft me me keso debilitete qe i bje sikur keta burra duan me na shiko sa k.. e madh e kam,kurse ne fakt kompensojne impotencen e tyre..

  • Mire qe s’u rrezua pingul ne reren e Divjakes se kushedi sa shuplaka digjitale do hante shtatlartsia e tij.

    Po edhe keshtu ku i dihet. Jo per gje por tani na eshte bere dhe fiksim… Sa here qe rrezohet ndonje kacatorr si puna e ketij mendja te shkon ke “MANOVRAT” e mundshme per te shpetuar “pakot e shegeve” te fshehura poshte fustaneve te nuserise…

  • shyqyr qe s’u vra njeri dhe nuk e kishte marre dhendrin me nusen. Hajd me trashegime çifti, pa helikopterin e paguan siguracioni

  • Keta jane ata qe duan te na shesin pordhe……por nuk e dine qe kur i kane pordhet me te medhaja nga vetja ; i marrin me vete dhe gremisen. Budallenjte…..merre ne gomar si qemoti se je me i garantuar

  • RROFSHI XHAXHA BRAHO! Kam degjuar se kush martohen me helikopter naten e pare flene me kumbaron ,sikurse greket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *