Detaje/ Helmimi i nxënësve, pasojë e një spraji me aromë

Edona Llukacaj

Policia e Dıbrës  ka zbardhur detaje të reja në lidhje me helmimin e disa nxënësve të një shkolle këtë të enjte në Shupenzë.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10.

Në një klasë mësimi, një nxënës ka hedhur duke luajtur spraj me aromë.

Si pasojë disa prej nxënësve të ndodhur brenda klasës kanë shfaqur problem shëndetësore dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Bëhet me dije se, fatmirësisht, pas kujdesit të mjekëve, pesë nga gjashtë nxënësit ndihen më mirë.

Ndërsa për një nxenësve, spitali i Peshkopisë ka kërkuar një helikopternga Tirana për ta dërguar atë urgjentisht drejt kryeqytetit që të marrë ndihmë më të specializuat.

Lidhur me rastin, grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *