Mediat kanë zbuluar identitetin e femrës të përfshirë në grabitjen e më shumë se 5 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.
Sipas tch.al, ajo është 31-vjeçarja E.Bici.
Ka dyshime se kjo shtetase ka djegur një nga automjetet që të krijonte kaos te policia, që u drejtua në krahun e kundërt të drejtimit të grabitësve.
Ndërkohë, sot do të zhvillohet seanca për 3 të arrestuarit e tjerë të dyshuar se janë përfshirë në grabitjen e 9 prillit në aeroportin “Nënë Tereza”.
Seanca për masën mbahet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, aty ku një ditë më parë u shqyrtua masa edhe për Alkond Bengasin. Oltjon Veseli, Saimir Çela dhe Reinaldo Sula do të dalin para gjykatës.
Ka edhe persona të tjerë të dyshuar, pasi Bengasi ka dhënë emrat e 9 prej tyre.
o.j/dita

Po nuk u gjeten parat e grabitura deri ne euron e fundit, me mire le ti lene te lire. Nuk eshte sukses zbulimi dhe arrestimi i grabitesve,por duke i arrestuar ata , te zbulohen e dorzohen parate, po nuk ben kete prokuroret e policia , zere se nuk kane ber asgje. Sepse degjojme vjedhje, shperdorime maramendse, denohen njerez, por parave te vjedhura e shperdoruara nuk u gjendet adresa. Ka dikush ndonje ide se ku shkojne keto para? Ku shkojne objektet, makinat dhe pasurit sekuestruar krimineleve?
“Ka dikush ndonje ide se ku shkojne keto para?”
-nëse ka të arrestuar
-nëse nuk gjenden paratë
-nëse të arrestuarit nuk pranojnë krimin
atëherë,flas për shqipëri,dihet se kush i ka paratë!!
-ata që kanë arrestuar
-ata që nuk i kanë gjetur paratë
Aksioni u realizu paratë kanë mbrritë te PD