Detaje nga atentati në Selenicë, një person me kapuç hapi zjarr

Leda Hysa

Plagosja e ndodhur mesditën e sotme në Selenicë të Vlorës, dyshohet të jetë atentat i mirëorganizuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:45 të ditës së sotme, ku u qëllua me armë Jetnor Xhaferraj, rreth 50 vjeç, pranë banesës së tij.

Por fatmirësisht Xhaferraj është prekur nga plumbi në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mirëpo hetimet e policisë kanë rindërtuar ngjarjen, ku është zbuluar se ka qenë një person me kapuç në kokë ai që ka qëlluar drejt 50-vjeçarit.

Nga ana tjetër mësohet se Xhaferraj është person me precedentë penal dhe konfliktet e së shkuarës dyshohet se janë bërë shkak për atentatin.

Ndërsa autori i të shtënave u largua nxitimthi me makinë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.

 

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Atentati i mireorganizuar. Jetnori i qelluar ne dore.
    Mirepo (!?), policia e ka rindertuar ngjarjen, dhe u zbulua qe personi ka qene me kapuc, (personi i pazbuluar).
    Nga ana tjeter…Xhaferaj ka precendente penale.
    Nga cila ane dmth.?

    • Jam shume i keqardhur qe ne keto kohe kijameti ku e gjithe dynjaja eshte e mbyllur ne shtepi per shkak te pandemise, krimi godet ashper paqen e Selenices. Autori i krimit edhe pse mund te kete patur qasje tjeter, te jete i bindur se do te arrestohet nga uniformat blu dhe do te denohet nga uniformat e zeza. Ndersa dua te falenderoj bluzat e bardha qe arriten me shpejtesi te japin ndihmen e pare te lenduarit.
      He Mirel si te duket ?! Eh moj kasolle ku na mblodhe.

      • Nga ana tjeter, Hosten, eshte koha ti pergjigjemi thirehes se turooperatoreve te turizmit per qetesiruajtjen ne menyre qe te dakortesojme paqen dhe suksesbetejen ndaj pandemkorones. Mirepo, megjitheqe kapuconet e zinj po shfrytezojne detyrimmbajtjen e maskave per te zbuluar kapucin, shtetpolicia mund te na jape detaje dhe me te detajuara nga aksioni i mireorganizuar por dhe i suksesdeshtuar i atentatorit, pasi i shpetuarviktima i kapi plumbat me dore. Nga ana tjeter, bluuniformat do ja cojne shqyrtimceshtjen pisuniformave qe te fusin ne burg shpetimviktimen meqe ka patur precedente penale, dhe u be shkak per paqeprishjen e Selenices se Alixhevahirit te Dites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *