Policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se është pjesëmarrës në vrasjen e të riut shqiptar Grei Frashëri. 35-vjeçari Anthony Valenti i arrestuar të hënën akuzohet për vrasje në tentativë dhe posedim të armëve. Ai dyshohet se ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të shqiptarit 23-vjeçar Grei Frashëri, më 7 shtator.
Asnjë nga të shtëna nuk e arriti Frashërin, por u godit me thikë në qafë nga një tjetër person, i cili është ende në kërkim.
Sipas policisë shkak i ekzekutimit janë bërë mosmarrëveshjet për çështje që lidhen me marjuanën.
Valenti, i cili jeton në Bensonhurst, ka 10 arrestime të mëparshme, përfshirë për drogë dhe gjendje të dehur.
Frashëri, i cili shkoi në Amerikë nga Shqipëria kur ishte 3 vjeç, jetonte në Bay Ridge në Broklyn.
b.m. / dita
