Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e së hënës, pasi 29- vjeçari Vasil Dervishaj është ekzekutuar në automjetin e tij.
Mësohet se i riu është qëlluar në kokë me pistoletë. Dyshohet se në vrasje kanë marrë pjesë tre persona., shkruan Abcnews.
Gjithashtu një tjetër detaj është se shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja është gjetur një armë e tipit kallashnikov.
Policia është në kërkim të autorëve të ngjarjes. Hetuesit janë duke mbledhur prova të tjera për të mësuar dhe shkaqet e këtij ekzekutimi.
Mësohet gjithashtu se vëllai i viktimës ka vrarë një vajzë para pak vitesh dhe për këtë ngjarje ka bërë 7 vjet burg. Por kjo është pista më pak e mundshme qe po hetohet.
Sakaq, mësohet gjithashtu se një vit më parë viktima ka pasur një konflikt në qendër të qytetit për shkak të biznesit të kafesë.
l.h/ dita
