Kufoma e gjetur sot në fshatin Priskë të Dajtit dyshohet se është groposur rreth 6 muaj më parë.
Paraprakisht, policia tha se viktima e seksit mashkull është vrarë me armë zjarri.
Kufomës po i kryhet ekspertiza nga mjekësia ligjore në kryeqytet, ndërsa pritet të bëhet edhe identifikimi. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
