Detaje të reja nga vrasja në Shkodër: Astrit Bilali qëlloi me armë në drejtim të autorëve

Leda Hysa

Detaje të reja kanë dalë për dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, të ekzekutuar dje në një atentat në oborrin e shtëpisë.

Grupet hetimore në Policinë e Shkodrës bëjnë me dije se në momentin e vrasjes njëri nga vëllezërit Bilali ka qenë i armatosur. Në momentin kur autorët e vrasjes kanë qëlluar në drejtim të dy vëllezërve, 59-vjecari Astrit Bilali u është kundërpërgjigjur atyre duke qëlluar me pistoletë, raporton report tv.

Përveç dëshmive në vendngjarje, kjo është vërtetuar dhe nga gjetja e gëzhojave në vendin e ngjarjes ndërkohë që arma pistoletë është gjetur pranë trupit të viktimës. Në brendësi të mjetit tip ‘Benz’ që autorët i vendosën flakën pas ngjarjes është gjetur edhe arma e krimit tip automatik e cila është përdorur në vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali.

Sa i takon makinës së djegur nga autorët, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se përveç se me targa të falsifikuara ky mjet është deklaruar i vjedhur që në muajin dhjetor të 2018-es.

Nga ana tjetër policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar të paktën 30 persona për ngjarjen e një dite më parë. Janë marrë ne pyetje por asnjë prej dëshmive nuk është e vlefshme për të çuar tek zbulimi i autorëve.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *