Detaje të reja për COVID-19/ Shkencëtarët zbulojnë se si vepron virusi në trup dhe pse disa njerëz nuk kanë simptoma

time

Shkencëtarët zbuluan në hulumtimet e kryera në minj, se proteina “spike” që virusi përdor për të hyrë në qeliza bashkohet me një receptor dhe kthen krejtësisht rrugën e sinjalizimit të dhimbjes në fijet nervore.

Lehtësimi i dhimbjes mund të ndodhë brenda 30 minutash nga infektimi dhe zgjat për disa orë ose ditë. Sakaq, ekipi nga universiteti i Shkencave të Shëndetit në Arizona, thotë se gjetjet mund të shpjegojnë pse gati gjysma e të gjithë pacientëve me COVID-19 nuk kanë simptoma.

Autori i studimit Rajesh Khanna, profesor në departamentin e farmakologjisë në Universitetin e Kolegjit të Mjekësisë të Arizonës thotë se studimi mund të shpjegojë gjithashtu se pse sëmundja përhapet kaq shpejt.

Kur njerëzit përjetojnë diçka që shkakton dhimbje, një proteinë e quajtur faktori i rritjes endoteliale vaskulare-A, lidhet me receptorin e njohur si neuropilin-1. Kjo krijon një sërë reagimesh që bën që krijon ndjenjën e dhimbjes. Studiuesit zbuluan se virusi, SARS-CoV-2, ka një receptor të dytë që gjithashtu lidhet me neuropilin-1 dhe kështu nuk kryhet procesii sinjalizimit të dhimbjes.

“Kjo na tërhoqi vëmendjen sepse për 15 vitet e fundit laboratori im ka studiuar një kompleks të proteinave dhe rrugëve që kanë të bëjnë me përpunimin e dhimbjes që janë në rrjedhën e neuropilinës,” tha profesori.

Për studimin e botuar në revistën PAIN, ekipi vendosi të provojë nëse virusi mund të sigurojë lehtësimin e dhimbjes tek më shumë se 100 minj. Minjve të cilëve iu dhanë proteina spike u çliruan nga dhimbja në vetëm 30 minuta dhe i gjithë procesi zgjati për të paktën nëntë orë.

“Për mua kishte shumë kuptim që ndoshta arsyeja e përhapjes së pandërprerë të COVID-19, është se në fazat e hershme, ju jeni shumë mirë sikur asgjë nuk ju ka ndodhur. Ju mund të keni virusin por nuk keni simptoma sepse dhimbja juaj është zhdukur. Nëse provojmë se ky lehtësim i dhimbjes është ajo c;ka shkakton përhapjen e mëtejshme të Covid-19 dhe ka një vlerë të jashtëzakonshme,” deklaroi Khanna.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *