Vrasja dje në Durrës, kamerat e sigurisë zbulojnë itinerarin e të dyshuarve

Rovena Cerka

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e Edmond Koçi i njohur edhe si ‘Mond Çekiçi’.

Burime pranë grupit hetimor thanë se kamerat e sigurisë kanë ndihmuar ndjekjen e itinerarit të autorëve të dyshuar deri në afërsi të Rinasit.

Policia pritet të sekuestrojë dhe kamera të tjera të bizneseve përgjatë rrugës që mund të ndihmojnë identifikimin e tyre apo dhe vendndodhjen.

Atentatet mafioze në Shqipëri, ndonëse mund të ndryshojnë për nga mënyra e ekzekutimit, kanë një të përbashkët: pothuajse të gjitha lënë pas një automjet të djegur, që rezulton më pas i vjedhur.

Mësohet se Benzi i vjedhur dhe që u përdor në vrasje është e katërta makinë e vjedhur në Durrës brenda një jave.

Dy ditë para vrasjes, në qytetin bregdetar u vodh një makinë tip Benz me targa AA909RV, ndërsa një ditë para krimit, një Range Rover me targa AA 110 XA.

Ndërkohë, po gjatë mbrëmjes së djeshme, në Elbasan, një tjetër Benz u vodh, targat e të cilit mësohet se janë AA 066 GS.

c.r. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *