Detaje tronditëse / Abuzonte seksualisht me shoqen e të bijës 13-vjeçare prej një viti. Fqinjët, në shtëpi vinte edhe një vajzë tjetër

Arta Taja

Dalin detaje të reja nga ngjarja e Verdovës, ku një 46-vjeçar ka abuzuar seksualisht me shoqen e të bijës, 13 vjeçe. Vajza e autorit ka qenë ajo që ka kuptuar se mes shoqes së saj dhe të atit kishte nisur një marrëdhënie, duke i kërkuar  asaj që të mos e vazhdonte me tej këtë marrëdhënie, por pa ditur se shoqja abuzohej.

Vajza e  e babait dhunues ka qenë ajo që ka hedhur hapin e parë që 13 vjeçarja të merrte guximin për të folur në lidhje me atë që po përjetonte prej mese një muaji. Kur ka mësuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë, 13-vjeçarja e abuzuar i ka thënë se ajo duhet t’i kërkonte të atit për shkak se ai po abuzonte me të.

Vajza e abuzuesit i ka pohuar 13 vjeçares se asnjë  nga anëtarët e familjes nuk mund t’i fliste të atit lidhur me këtë çështje për shkak se ai ishte i dhunshëm. Në këto kushte, e mitura ka vepruar vetë duke denoncuar 46-vjeçarin.

Ajo ka kërkuar të takohej me operativin e zonës dhe pasi ka biseduar me të ka shkuar e shoqëruar nga e ëma në komisariat për të bërë denoncimin. Në rend kronologjik vajza ka pohuar se prej një viti shkonte në shtëpinë e abuzuesit, pasi ishte shoqe me vajzën e tij dhe se disa herë ai e kishte ngacmuar me fjalë deri në ditën e Bajramit kur ai ka abuzuar me të. Akti është kryer gjatë natës në ballkonin e shtëpisë për disa orë duke e dhunuar edhe fizikisht në mënyrë monstruoze vajzën.  46-vjeçari ka kërcënuar vazhdimisht të miturën që ajo të mos denonconte, ndërsa e përdhunonte sistematikisht gjatë kësaj periudhe.

Hetimi është shtrirë edhe me gjerë në lidhje me një tjetër të mitur pas deklarimeve të  vajzës së kur ajo shkoi në banesë, një tjetër vajzë ka qenë aty. Kjo deklaratë është pohuar për policinë edhe nga fqinjët, të cilët kanë treguar se një tjetër vajzë, para 13 vjeçares, qëndronte në shtëpi, por pa ditur se çfarë marrëdhëniesh ka pasur autori me të.

Pas denoncimit, vajza iu është nënshtrua edhe ekzaminimeve gjinekologjike, nga të cilat ka rezultuar se ajo është abuzuar seksualisht, si edhe është kryer testi i shtatzënisë që ka rezultuar negativ. Pas arrestimit, 46-vjeçari nuk ka pranuar akuzat dhe ka mohuar që të ketë kryer raporte intime me të miturën.

a.t / dita

Share This Article
1 Comment
  • O Dita, Besa Shahini i shkruan artikujt te ju?
    “Kur ka mësuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë, 13-vjeçarja e abuzuar i ka thënë se ajo duhet t’i kërkonte të atit për shkak se ai po abuzonte me të.”
    Pa na thoni pak, si e dhunonte kur e perdhunonte sistematikisht?
    Jam kurioz per detajet..
    He de, se me dukeni sikur jeni ndezur ca nga keto lloj pershkrimesh si shtaze pervete qe jeni..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *