Detaje tronditëse për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar në Greqi

anazapta

Një tjetër shqiptar ka rënë viktimë e xhelozisë. Pas rastit të 17-vjeçarit në Itali, edhe në rastin e 21-vjeçarit në Greqi duket se kemi të bëjmë me të njëjtin motiv.

21-­vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është qëlluar me plumb pas koke me pistoletën të mbështetur në kokë.

Rrethanat e vdekjes së tij pritet t’i japë përfundimi i hetimit mjeko-ligjor, por zbulimet e para janë tronditëse.

Më pas autorët i kanë vunë zjarrin një pikë të caktuar të trupit të pajetë.

Gjithashtu, para vdekjes i riu është dhunuar fizikisht.

Mediat raportojnë, se një nga motivet që po hetohet është ajo e xhelozisë për një lidhje dashurie.

Qytetarët e zonës e njihnin shumë pak shqiptarin por ata thonë se ishte një person i qetë dhe kishte një familje të rregullt, të cilët punonin në një restorant bashkë me nënë pa leje pune.

21-­vjeçari shqiptar u gjet i masakruar në zonën e Larisës, ku edhe ai banonte me të afërmit.

Share This Article
1 Comment
  • kriz ekonomike = kriz psiqike kriz
    Shqiptaret nje popull viktim e krizes prej gati 25 vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *