Një ngjarje tronditëse u shënua mëngjesin e së mërkurës në ujërat e Himarës.
Një turist rus humbi jetën në mënyrë tragjike pasi u godit nga një mjet uji duke marrë dëmtime në pjesën e shpinës dhe të gjymtyrëve.
Denis Kaiumov, 43 vjeç, banues në Saint Petersburg, Rusi ka qenë duke pushuar në këtë zonë bregdetare nën shoqërinë e bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 midis Himarës dhe Livadhit.
“Rreth orës 11:40, midis Himarës dhe Livadhit është parë një person i dëmtuar brenda në det (rreth 50 m larg bregut) dhe me ndihmën e një skafi është nxjerrë në anë të detit, nga ku është marrë dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Himarës, vend në të cilin ka ndërruar jetë,”informon Policia e Vlorës.
“Nga këqyrja që i është bërë trupit të viktimës, ka rezultuar se ka marrë dëmtime në pjesën e shpinës dhe të gjymtyrëve”, informon policia.
Dyshohet se mjeti lundrues ka hipur sipër plazhistit dhe helika e ka prerë në brinjë dhe këmbën e majtë.
Kur ka dalë në breg, viktima kishte këmbën e majtë të prerë, kanë thënë dëshmitarët.
“Paraprakisht dyshohet se mund të jetë goditur nga ndonjë mjet i shpejtë lundrues, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes”.
Gjeneralitetet e viktimës ende nuk janë bërë të ditura, por dyshohet se mund te jetë rreth 40-50 vjeç dhe se mund të jetë shtetas i huaj.
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Policinë Kufitare po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe për përcaktimin e shkaqeve të saj.

NJe turp i madh!Kushdoqofte ai person,e ndjen vehten te kercenuar,ne kaosin qe zoteron ne plazhet tona.Jemi te destinuar te jemi te fundit,kudo dhe per cdo gje,nuk kemi tru ne koke.Duam vetem te pasurohemi,me shpejtesi,por me sh bejme prapa.
Skafisti e ka pasur me ngut se transportonte DROGE dhe ky turisti i ka “prere” rrugen.
Shqiperia eshte nje shtet skerbythe.
Epo kushte te drejte Sala qe i kishte bllokuar mjetet motorike be det
Pur Edushka e hoqi bllokimin
Ja tani cfar ndodhi , se nuk ka polici aty mor vella
Po te kushte polici ne det , nuk do bdidhte aksidenti
gjynaf , kush ardh tjetri qe nga larg per te pushuar me familjen … Dhe gjeti vdekjen aty nga nje rugac me motorski
R.I.P.
Shyqyr qe rilindjotet po bejne shtet…po, po shtet qe vret edhe turistet me paaftesine e tij ama.