Detaje: Zbulohet debati me prindërit, 13-vjeçari u vetëvra apo ishte aksident?

Leda Hysa

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në fshatin Fitore të Vlorës.

Sipas versionit zyrtar të policisë bëhet fjalë për një vetëvrasje, gjë e cila është konfirmuar edhe nga vetë familjarët.

Viktima është 13-vjeçari i identifikuar si Meridian Aliaj, kurse ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 16:40.

Në fillim mendohej për një vetëvrasje në rrethana aksidentale, por një tjetër pistë që po ndiqet është akti i flijimit. Shkak dyshohet se është bërë debati që ka pasur me prindërit e tij, pse lëvizi makinën pa lejen e tyre.

Trupi i vogëlushit është gjetur nga babai i tij, me një plagë në kokë, që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit “TT”, pranë një godine pak metra larg shtëpisë, e cila përdorej nga familja e tij si stan për bagëtitë.

Policia vendore nisi menjëherë hetimet dhe dërgoi një grup me ekspertë në vendngjarje për të zbardhur dinamikën, skenën e krimit dhe kryer verifikimet nëse është akt flijimi apo aksidental.

U pyeten edhe familjarët, që ndodhen në gjendje shoku për momentin, që mund të hedhin më shumë dritë rreth ngjarjes tragjike.

Besohet se pak minuta pas grindjes, Meridiani ka shkuar tek godina e veçuar dhe ka kryer aktin e flijimit. Policia po heton edhe rrethanat se si i mituri gjeti armën pa leje.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *