As e motra që jeton në të njëjtën zonë nuk arriti ta bindte Ruzhdi Arishtën, vrasësin e kreut të FNSH-së Shkodër që të dorëzohej.
Madje ajo mori përgjigjen se nëse do të afrohej, do ta linte të vdekur.
Me durim forcat e policisë pritën deri në mëngjes herët, kur me dritën e agimit të kryenin veprime konkrete.
Tre prej specialëve të RENEA-s, të supermbrojtur me pajisje antiplumb janë futur në banesën e Ruzhdi Arishtës.
Ata i ndiqte një koleg me qen dhe një tjetër me kamera termike që të mund të dallonte në brendësi të banesës.
Sapo i janë afruar një aneksi ku strehohej 56-vjeçari, ai ka qëlluar sërish me breshëri. Ky ishte dhe momenti final, kur RENEA ka qëlluar pa ndërprerje drejt personit.
Burime nga grupi i specialëve thanë se gjuajtjet kanë qenë të panumërta dhe fillimisht u dyshua se mund të kishte persona të tjerë të lënduar.
Pas disa minutash është dalluar i shtrirë përtokë Arishta dhe është konfirmuar vdekja e tij.

kjo nderhyrje u be pasi Oso Kuka i vuri gjoksin topit,apo me pare??