Nga Gjergj Erebara / BIRN
Rama njoftoi mbrëmjen e së Hënës të ashtuquajturën Paketë e Dytë që synon të lehtësojë pasojat e shkaktuara në ekonomi nga mbyllja e detyruar për shkak të pandemisë COVID-19. Sipas Ramës, në total 176 mijë individë pritet të përfitojnë shumën 40 mijë lekë që do të merret vetëm një herë.
Kostoja totale prej 7 miliardë lekësh ose 56 milionë eurosh është e barabartë me 0.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit dhe i shtohet paketës së mëparshme, e cila në total ishte 23 miliardë lekë ose 1.4% e PBB-së.
Rama e dha lajmin për paketën e dytë në përfundim të një fjalimi 30 minutësh, në të cilin bëri komente të ndryshme, me raste duke kërkuar ndjesë për masat, e më tutje duke shprehur solidaritet shpirtëror me vuajtjet e një pjese të shqiptarëve.
Ai shau opozitën si jokonstruktive dhe i bëri ftesë asaj ta mbështeste qeverinë në përpjekjet e saj për të shpëtuar jetë njerëzish.
“Ndjej deri në palcë dhimbjen e secilit prej ju, dhimbjen e prinderve që nuk sjell dot paratë në shtëpi për shkak se është mbyllur puna,” deklaroi Rama. Ai përdori lekë të reja, dollarë dhe lekë të vjetra për të forcuar mesazhin e ndihmës.
“Njëqindmijë punonjës të biznesit të vogël që nuk përfituan nga paketa e parë do t’u japim 40 milionë dollarë, 4 miliardë lekë ku secili do të marrë 400 mijë lekë ose 400 dollarë,” deklaroi Rama.
Kryeministri pranoi gjithashtu përmasat tragjike që ka pasur bllokimi ekonomik sa i përket punësimit. Ai tha se 66 mijë shqiptarë, shifër kjo e barabartë me mbi 12% të të gjithë të punësuarve, janë pushuar nga puna apo pezulluar nga bizneset ku punojnë.
Pagesat një herë me para të thata janë një praktikë e zbatuar deri tani në një numër të madh vendesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo pagesë duket se vjen pasi plani i parë i Ramës, ai i urdhërimit të bizneseve që të merrnin kredi për të paguar punonjësit e pezulluar, duket se nuk ka funksionuar.
Ndonëse në total dy paketat ekonomike të qeverisë arrijnë në 30 miliardë lekë ose 1.8% e PBB-së, nuk është e qartë se sa prej këtyre parave janë bërë efektive në ekonomi dhe sa, jo. Pjesa kryesore, garancia sovrane për kreditë që biznesi i madh supozohet se do të duhet të merrte në bankat e nivelit të dytë për të shlyer pagat e punonjësve, nuk është bërë ende efektive dhe nuk ka ende asnjë përfitues. Kjo ishte e barabartë me 11 miliardë lekë ose më shumë se një e treta e të gjithë paketës.
e.k. / dita

Propagande dhe vetem propagande !
Me kursin 1 $ = 117 leke, 40.000 leke i bien 40000: 117 = 342 $ dhe jo 400$. Ky rruqja o nuk di hic arithmetike o rren si derri me shifrat.
Rama eshte mashtrues ordiner.
Luli e ben se eshte idiot, ky e ben qelllimshem. Ky eshte me i keq.
Une nuk do te kerkoja dhe as pres para nga qeveria. Nuk jam antaresuar ne asnje parti dhe nuk kam kerkuar vend pune ne administrate. Asnjehere. Do te duroj edhe kete situate “pa pune” dhe “pa pagesen e luftes” sic e quan Rama sepse biznesi im (oh cfare fjale e madhe) e paskan klasifikuar tek “bizneset e hapura” Pra paskam qene i lire te punoj dhe nuk e paskam ditur.
Shume mire.
Mbajini per vete milionat qe vidhni nga tenderat, mbajini per vete edhe postet e larta ne parti dhe shtet, mbajini edhe vendet e punes per familjaret, mbajini te gjitha,mbajini edhe “pagat tuaja te dhjera te luftes”, edhe paketen e dyte dhe te trete. Nuk dua asgje nga ju. Jo, sepse jam hero, por sepse kam fatin e keq te jetoj ne nje vend te mbaruar, te ndertuar se prapthi.
Sapo mbarova biseden teleffonike me djalin tim ne SHBA ku midis te tjerave me njoftoi se presidenti Trump,kishte vendosur t’i jepte te gjithe shtetasve (edhe atyre me green card si djali im),pavaresisht nga rroga etj nje shtese prej 1200 dollare dhe per cdo femije nga 500 dollare!
Per te gjitha keto nuk kishin kerkuar asnje apkilin apo dokument sic i sorollat Rama ketu:Ca u jep,ca nuk u jep!
Per saktesi, ata qe perfitojne $1200 jane ata qe marrin nen $99000 ne vit
Ate saktesine thuaja tutorit tend,o militant mashtrues!
Djali im merr gjysmen e kesaj shume qe derdellit ti dhe me tha qe kete shtese do ta marrin te gjithe amerikanet!
Po per cdo femije qe do u jepen nga 500 dollare shtese,a ke ndonje kundershtim ti?
Lerini denglat partiake!
Po per mijra te ngujuar nga gjakmarrja pse nuk ka dhene gje qeveria?
Po per jetimet,invalidet,prnsionistet etj!
Mos e besoni kete mashtrues ordiner .E kepus koken ,keto shifra jane fallco e ka per propogande .kush e kontrollon Ramen as edhe nje njeri ,as edhe nje institucion ,tamam si tek unaza e RE tek ASTIRI ,qe i dhe tenderin atij djali 26 vjecar centralist , ku jo vetem skishte firme ,por as edhe nje lopate skishte ,per te ndertuar rrugen ,bile skishte as shtepi se ishte me qera .
Sa shpejt i harroni ju o te mjere genjeshtrat e keti mashtruesi .Une i kam shkruar personalisht , jo nje here ,por mbi kater here ,per bemat e VANGJUSH Dakos ish kryt te bashkise se Durrsit (adashit te Rames qe e ka shok per ndihma materiale ne dite te keqia ,per tu ndihmuar )qe me kishte vjedhur pronen dhe shkateruar shtepine ,dhe as edhe nje gje nuk cahu koken fare ,bile ka qene para termetit .Kushedi si ka qeshur kur ka lexuar letren time me ironi ..Mos u merni me kete palaco cirku ,pa dine e imane.