Tre persona kanë mbetur të plagosur rreth orës 13:00 në qendër të qytetit të Shkodrës.
Elona Qyrku 25 vjec, Enrik Prenushi dhe Don Lisi 32 vjec janë dërguar me plagë te shkaktuara nga arme zjarri me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës.
Shqiptarja.com shkruan se bëhet fjalë për një ngjarje të tipit ‘Western’.
Në mes të ditës me diell, në vendin e quajtur “5 heronjte”, nga një makinë tip golf që po qarkullonte në shëtitore është qëlluar 8 herë me pistoletë.
Bëhet me dije se policia tashme ka gjetur tashmë armën e krimit në Shirokë.
Objektivi, nje i ri nga Dukagjini me te cilin autori kishte konflikte te vjetra
Te dhenat me te fundit flasin se shenjestra ka qene Don Lisi i mbetur i plagosur. Ai pranon se ka pasur konflikte me autorin qe ndodhet ne kerkim. Don Lisi tregon se ne momentin qe eshte qelluar ka qene duke folur me vajzen, madje sa po ndahej prej saj.
Identifikohet autori, policia ne kerkim
Policia ka identifikuar autorin, ai eshte nje 32-vjecar nga Shkodra me inicialet T.L i cili me nje automjet tip golf ka qelluar ne drejtim te nje vajze. Para se te qellonte me pistolete ai ka perplasur nje motociklete. Policia eshte vene ne kerkim per kapjen e tij.


