Detajet e rëndësishme, nga 10 korriku do të lejohen tifozët në stadium

Leda Hysa

Juventusi, Milani, por edhe të gjitha skuadrat e tjera të Serisë A, mund të kenë kënaqësinë që të rigjejnë tifozët e tyre nëpër stadiume, duke filluar nga data 10 korrik.

Kjo është prapaskena që ka sjellë në vëmendje e përditshmja prestigjioze, “Repubblica”, e cila zbulon detaje të rëndësishme pas mbledhjes së bërë në orët e fundit nga strukturat sanitare italiane.

Sigurisht që nuk do të ketë një dyndje apo stadiume të mbushura në kapacitete maksimale që në fillim, por një përqindje e vogël, nga 10-15 për qind e ndenjëseve të disponueshme nga impiante të ndryshme mund të kenë shumë shpejt vizitorë, në mënyrë që beteja në fushën e lojës të ketë edhe fansat e saj nga shkallët e impianteve.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Edhe ne Shqiperi mund te lejohen tifozet me 10 korrik, me rastin e ndeshjes se ekipit te Ushtrise Popullore (te shkaterruar) me ekipin e nderrmarjeve te Tiranes, qe jane po ashtu shkaterruar te tera!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *