Sot në orën 11:00 Presidenti Ilir Meta do të presë në një takim aleatët e vegjël të Partisë Demokratike pas kërkesës së tyre në përpjekje për zgjidhjen e krizës politike.
Në takim me kreun e shtetit pritet që të jenë; Fatmir Mediu i Partisë Republikane, Nard Ndoka i PDK, Vangjel Dule i PBDNJ, Dashamir Shehi i LZHK dhe Agron Duka i PPA-së.
Pesë aleatët e qendrës së djathtë kërkuan ndërmjetësimin e Presidentit Ilir Meta, BE-së dhe OSBE-së, mes mazhorancës dhe opozitës për kapërcimin e krizës. Meta pranoi që të takonte aleatët e PD-së në kushtet kur opozita joparlamentare i humbi të gjitha mundësitë ligjore për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve më 30 qershorit 2019 për kryebashkiakët e rinj të vendit.
Në mesin e krizës partitë e vogla po përdorin të njëjtin skenar për të dalë ashtu si dy vite më parë. Edhe në 17 maj të vitit 2017 pas çadrës së opozitës përpara Kryeministrisë ishin partitë e vogla ato që inicuan një tryezë me kreun e shtetit që më pas u zhvendos në një takim ‘kokë më kokë’ Rama-Basha për të arritur marrëveshjen që PD dhe aleatët e saj të futeshin në zgjedhje.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u tregua për herë të parë i hapur dje për t’u ulur në tryezë dialogu me kryeministrin Edi Rama, një thirrje e përsëritur e kreut të qeverisë, por që këtë radhë, lideri demokrat e artikuloi si dakordësi të plotë me aleatët e tij. Ndërkohë që Taulant Balla nga Pogradeci u përgjigj duke thënë se shumica ka qenë gjithmonë e hapur për dialog, por jo shtyrje të zgjedhjeve të 30 qershorit.
l.h/ dita

Pse me te vegjlite e PD, nuk erdhi edhe e vogla Kryemadh-ja apo i madhi i te vgles Ilir Meta.Ky do ishte kualicioni I kompletuar i opozites e cila kekron te vendos edhe per poziten PS ta kete Ramen kryetar partie,por jo Ramen Kr yeminsiter edhe pse ka fituar mbi 51% te elektoratet,me shume se te gjithe garuesit se bashku.Kjom eshte nje paqartesi qe zjlle paqertesira ne Shqiperi.
Ja edhe Dule evgjiti. Masha e Janullatosit ne politiken shqipkare !
Presidenti nuk zgjidh dot ushkurin e së shoqes ,jo më të zgjidhë krizën që ka kapur për ti shpëtuar prangave për krimet që kan bë PD,dhe LSI +aleatët zorraxhi.
Ja dha lejen burri Ilir Metes(Moni), te bej takimin farse, pese injorantet qe hane ne kurriz te popullit me taksat tona, kryetare partish pa antare partie. Keta donzhuane sikur firmosen qe nuk futeshin ne zgjedhje, me demek se u be shkak Presilisi, o sharlatane, fundi juaj po vjen, ti beni duha atij te gjatit qe ju mban me fonde nga taksapaguesit.
Drejtojuni “Keshillit te teurteve :Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani:Po nuk mjaftuan merrni edhe Jozefina Topallin!
keta parazitet kryetar partishe pa asnje antar duan te faktorizohen.Trapin keni per te marre o injorante