Detaje të reja kanë dalë nga përdhunimi i 15-vjeçares në Durrës, që prej një jave mbahej në banesë nga 41-vjeçari Martin Haxhija.
E mitura nga Lezha bëri vet denoncimin në polici për ngjarjen. Sipas saj, 41-vjeçari kishte kërkuar që të martohej me vajzën dhe kishte shkuar në familjen e saj në Lezhë për t’i kërkuar dorën.
Familja e 15-vjeçares paraprakisht kishte rënë dakort, kurse Haxhija e kishte mbajtur për 1 javë të miturën në banesën e tij, ku dhe kishte kryer me forcë marrëdhënie seksuale.
Gjatë denoncimit të të miturës në policinë e Durrësit, ajo ishte shprehur se nuk dëshironte që të martohej me Martin Haxhijan dhe ishte e frikësuar mos trafikohej në Itali për prostitucion. Pas denoncimit në komisariat, vajza u largua për në Lezhë tek familja e saj.
