Detajet/ Plumba drejt 14-vjeçares që dashuronte, të rinjtë kushërinj të afërt mes tyre

Dita

Detaje tronditëse dalin në dritë nga ngjarja që ndodhi dy ditë më parë në Babunjë të Divjakës, ku një 22-vjeçar tentoi të vriste me breshëri plumbash vajzën që donte.
“BalkanWeb” mëson se Bajram Krasniqi (me origjinë nga Kosova) ishte i lidhur me 14-vjeçaren që qëlloi me kallashnikov. Përveç ngjarjes së rëndë, që fatmirësisht rezultoi pa asnjë të lënduar, një tjetër detaj del në dritë. Burime të sigurta bënë me dije për “BalkanWeb” se dy të rinjtë kishin lidhje gjaku, ndërsa thuhet se ata janë kushërinj të dytë.

SI NISI KONFLIKTI
“BalkanWeb” mëson se 22-vjeçari Bajram Krasniqi prej kohësh ngacmonte bashkëfshataren e tij të mitur që e kishte edhe kushërirë të afërt. Po ashtu, bëhet e ditur se dy të rinjtë komunikonin me njëri-tjetrin, por nuk dihet nëse vajza e dashuronte djalin. Të njëjtat burime raportojnë se pasi kjo gjë është nuhatur nga prindërit e vajzës, ata kishin vendosur që ta fejonin 14-vjeçaren me dike tjetër. Kur vajza ia ka komunikuar këtë lajm djalit, ky i fundit është ‘tërbuar’ nga inati.

“Ti je vetëm e imja, s’ke për tu fejuar me tjetër njeri”, kështu mësohet t’i ketë thënë 22-vjeçari të miturës. Pas shumë kohësh përndjekje dhe pavarësisht tentativave të vajzës për ta larguar, djali nuk kishte hequr dorë. “Jam e fejuar me dikë tjetër tani, mos mu afro më”, kështu i ishte shprehur një ditë 14-vjeçarja kushëririt të saj. Por Krasniqi në inat e sipër, pas këtij reagimi, ka siguruar një armë zjarri automatik pa leje, ndërsa ka vendosur të marrë ‘hak’ ndaj vajzës që dashuronte.

Siç raportuan edhe burime policore, i riu ka pritur në datën 10 janar sa vajza të mbaronte shkollën dhe në qendër të fshatit i ka zënë pritë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të saj 3 herë, por fatmirësisht plumbat nuk e kapën 14-vjeçaren dhe asnjë banorë tjetër përreth. Ndërkohë, pak pas ngjarjes ai u largua nga vendi i krimit, ndërsa armën e fshehu diku në një tokë bujqësore. Pavarësisht tentativave të tij për t’i shpëtuar policisë, Barjam Krasniqi ra në prangat e policisë, ndërsa më pas tregoi edhe se ku e kishte fshehur armën e krimit. Tashmë ndaj tij rëndojnë akuzat për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./BW

Share This Article
2 Comments
  • Ka merdhit nderi,krenaria e burrnis se kokmbit shqiptare.
    Te gjitha keto vijne nga perqafimi i sistemit te ri ekonomik,Ekonomi Tregut.
    Ne krahinat e alpeve qe njoh.Ekzistonte ndarja e fshatrave ne fise e vellazni.Ku nuk lejohen martesa brenda fshatit,jo qe jo.Por as me fshatra qe ekzistonte sa do pak origjin lidhje gjakut.Qe te kuptohemi ma drejte.Psh.Krahinen e Merturit qe perbahet afer 10-12 fshatra nuk ekzistone asnji lloj lidhje martese.Sepse te gjithe vinin nga nji (rrem) rraje oxhakut.Keto kishin te drejte te martoheshin me fisin e Nikajve dhe te Dukagjinit Shale e Shosh.Po keshtu nuk martoheshin as shoshjanet me shoshjanet po me Shaljanet.Dhe anasjelltas.
    Ketu ne shtyp lexojme qe kusherini i dyte arrin ne krim per tu lidhe me kushrinen.
    Me sistemin e ri ekonomik do krijohen lidhje edhe ndermjet ketyre fshatrave.Po kurr me njeri tjetrit brenda trollit qe jetohet.Jasht vetem jasht trollit ku e ka degtise nevoja ekonomike e mbijeteses.Te cilet mund te harrojne origjinen dhe ligjin strikt per cfare po shkruajm.Kjo qe po shkruajm asht disi e cuditeshme per gjithe pjesen ma te madhe te Shqiperise e sidomos te krahinave te mesme dhe jugut te vendit.Te cilet martohen brenda e te njejtit fshat.
    Pikrisht nga keto ligje interresante jane ba qe veriu i vendit M.Mdhe,Dukagjin,Shale e shosh e Nikaj,Merture kane guxue po asnji barbar nuk ka mundur ta pushtoj po gjithemon kane jetue ne lirin e vet simbas kanunit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *