Protesta e mbrëmjes së djeshme për vrasjen 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hadëraj, krahas zhvillimeve të shumta shënoi edhe një episod i cili u bë kryelajm i mediave elektronike dhe atyre audio-vizive.
Një vajzë, me një flamur shqiptar në dorë, u shfaq krejt e qetë krah reperit Arkimed Lushaj, apo I njohur si Stresi, duke u prezantuar si e motra e Klodian Rashës.
Fill pas thirrjeve të saj që kërkonte “Drejtësi për vëllain”, disa prej mediave zhvendosën objektivin e kameras, nga Lushaj te ajo.
“Kërkoj drejtësi për vëllain tim, ne duam të drejtën për çfarë arsye është vrarë. Ka qenë djalë shumë i rregullt, nuk ka pasur armë. Kërkoj të dorëhiqet Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, kërkoj mbështetje sa më shpejt. Nuk e prisja kur kam marrë vesh se vëllai im është i vrarë, më thoshin se është arrestuar, kur ma kanë sjellë jam tronditur”, u shpreh ajo mbrëmjen e djeshme duke bërë xhiron e të gjitha portaleve në Shqipëri dhe përtej saj.
Ndërkohë, ngjarja u bë akoma edhe më e rëndë kur u raportua se asaj i ra të fikët gjatë tubimit, ku disa prej mediave të lidhura ngushtësisht me opozitën akuzuan policinë e shtetit se po dhunonte të afërmen e viktimës që po protestonte. Për të mos mjaftuar kjo, zëri i këtyre mediave u përforcua edhe nga reagimet e menjëhershme të përfaqësuesve të lartë të opozitës të cilët akuzonin qeverinë “Rama” lidhur me gjendjen e vajzës.
Teksa ngjarja sa vinte dhe bëhej më e ethshme për shkak të dinamikave të njëpasnjëshme, familjarët e Klodian Rashës, duke ndjekur pasqyrimet televizive reaguan duke kontaktuar përfaqësuesit e mediave. Ata njoftuan se nuk kanë asnjë lidhje me vajzën dhe se gjithçka bëhet fjalë për një mashtrim.
Kjo u përforcua më vonë edhe nga vetë babai i viktimës i cili nënvizoi që nuk merret me politikë dhe se shfaqja e turpshme e vajzës në media ishte një marrëzi që rëndonte barrën e dhimbjes për ta.
Menjëherë pas kësaj dëshmie, mediat vizituan sërish banesën ku jeton e reja, nga ku ajo përgënjeshtroi identitetin e prezantuar më herët, duke thënë se nuk ishte motra biologjike, por bashkëshorti i saj kishte qënë shok fëmijërie me viktimën.
Kjo ishte edhe gënjeshtra e radhës pasi aktualisht vajza në fjalë rezulton beqare dhe se janë të paqarta motivet që e shtynë atë të ndërmerrte këtë gënjeshtër të madhe publike.
Një nga hipotezat që është lakuar më së shumti në media, është se e reja mund të jetë shfrytëzuar nga këngëtari Arkimed Lushaj (Stresi).
Emrat që u prezantua e reja dhe i ndryshoi pas çdo dëshmie:
- Bora Rasha
- Bukuroshe Salliu
- Bukuroshe Murati
- Bukuroshe Haruni
- Bukuroshe Sali
Po cila është vajza e shfaqur në protestë?
Sipas “Tema”, asnjë prej emrave me të cilat ajo u prezantua nuk rezulton i përputhur me identitetin e një personi konkret.
Nga një analizë të postimeve të saj në rrjetet sociale, e reja duket se nga fshati Shalës i Sarandës dhe se shumë shpesh udhëton drejt qyteteve të tjera për motive ende të panjohura.
j.l./ dita

Keto te PD jane bere profesioniste ne keto trukime.
Qofsha I gabuar por mendoj se ky eshte nje skenar mjat I rrezikshem I parafabrikuar
.Aq me shume kur Rama qe duan ta rjepin te gjalle treshja Sal-Lul-Lil ishte ne vizite jashte vendit.
.
Keto handikapate si kjo “sarandjotja “ nuk ishte rastesisht aty pasi momenti qe ajo luajti pjesen ishte si shkrepse ne fuci benxine
Ndiqni kete rast Kur Mul Noka me pistolete ne brez vinte perpara kete kamikaze te tij
.
Lexim te kendshem !
KAMIKAZJA E PD ZYHRA KOLA E KOMBINATIT
“INXHINIERJA” ME GJIMNAZ….
Zyhra Kola, gruaja e cila u përfshi para dy ditësh në një incident me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Mirqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, tha dje se ajo është shkarkuar për motivacion politike. Në një prononcim për mediat, Kola theksoi se nuk ishte inxhiniere mekanike në profesion por specialiste në Drejtorinë e Regjistrimit të Automjeteve, deklarat e cila hodhi poshtë të gjithë amullin e krijuar në Panairin e Punës dy ditë më parë.
Konkretisht Kola theksoi se nuk kishte mbaruar as shkollën e lartë por ishte me një dëftesë arsimi të mesëm profesional dhe kishte theksuar se ishte inxhiniere mekanike pasi kishte përfaqësuar ish-kolegen e saj të shkarkuar. Por këto deklarata të saj duket se vijojnë akuzat e bëra ndaj qeverisë dy ditë më parë se e kanë shkarkuar për motivacion politik dhe shfajësohet pas publikimit në media të të dhënave të saj.SituataZyhra Kola është një anëtare e Partisë Demokratike në Njësinë Bashkiake numër 5 në Tiranë si edhe ish-anëtare e shtabit elektoral të PD-së.
Ajo nuk kishte përfunduar arsimin e lartë, por pavarësisht kësaj kishte zënë në Drejtorinë e Regjistrimit të Automjeteve një post shumë të mirë prej specialisti. Por krahas kësaj, ajo që shkon invers me deklaratat e saj se është shkarkuar me motivacion politik është fakti se ka filluar punë në këtë institucion pas vitit 2005 kur Partia Demokratike kishte ardhur në pushtet. Kola theksoi dje se ishte shkarkuar nga puna në 21 mars të vitit 2014. “Në një bisedë që kam pasur me një shef personeli aty më thotë që Zyhra e di që je specialiste, e dimë që je shumë korrekte në punë por ti je zgjedhur tek njësia 5 kryetare e Lidhjes së Gruas Demokratike.”Unë nuk jam e zgjedhur në asnjë nga strukturat e Partisë Demokratike.
Unë jam vetëm tek themelimi i PD-së”, theksoi Kola. Por sipas të dhënave të saj në regjistrin elektron të Gjendjes Civile, Zyhra Kola është e datëlindjes 1956, pra aktualisht në moshën 58 vjeçe dhe në moshën 49-vjeçare kishte arritur që të bëhej specialiste pa pasur arsimin e lartë. Krahas kësaj, nga të dhënat e marra në faqen e saj në “facebook” rezulton se Kola është një anëtare e flaktë e Partisë Demokratike.
Kur opinioni publik u trondit nga rrëmbimi i Griselda Roshit, si trilloi Veliaj shtatzëninë dhe alarmoi ndërkombëtarët
Historia e Griselda Zaimit nisi me një trill rrëmbimi më 1 qershor 2011. Griselda u ndihmua edhe nga asokohe anëtari i Asamblesë së PS-së, Erion Veliaj, i cili u kujdes që historia të besohej edhe nga ndërkombëtarët.
Letra e Erion Veliajt.
Miq,
Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS. Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë. Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën. Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kreqytetit).
Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia. Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj, dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve. Gjatë fushatës elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë. Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore……
zoteri po e deshe me te gjate kape kete timin ketu poshte
kanibali yne berishe
O S A L I M O N S T R A
ASNJE NUK U KUJTUA PARA PAK JAVESH
PER 5 VJETORIN E DJEGJES TE
LIRAK BEJKOS…
Salehu i Viqidolit eshte kanibal -monster,por jo fajtor.
Eshte turp per presidentet amerikane
2 Bushat,,
2 Obamat
2 Clintonet
..& .Trampin
qe ky perbindesh eshte jashte dyerve te burgut duke na i bere enver hoxhen perendine e shqiptareve..
Eshte turp dhe per nja 50 kryetare shtetesh te Europes qe nga Toni Bleri e deri te Merkel qe me ambasadoret e tyre po tallen koqet me ate popull..
Vetm nqs se lexojme kete artikull te MBazes qe kur u dogjen grevistat e urise kanibali berishe arriti ne ORGAZEM..por dhe Bota perendimore e tregoi ndyresine e saj pa perjashtim jo vetem per diegjen e te perndjekurve por dhe per 21 janarin qe si duket do festohet me shampanje …
Duke kerkuar falje per botim pa leje nga autori mendoj se do na i fali kur behet fjale per kanibalin berishe ..burrin e shtetit te fakirit arvizu dhe “mikun e donald luse” qe me palo reformen e tij ne vend te balenave do kapi sardelet ..pse jo dhe koqet e Rames
________________________________
Kanibali ynë
.
Nga Mero Baze, 13 Tetor 2012
.
Greva e urisë tashmë po administrohet me forcë nga Sali Berisha. Dy gardhe të forta policësh kanë rrethuar tendën ku mbahet greva e urisë dhe kanë kufizuar çdo të drejtë të grevistëve, qoftë për tu takuar me qytetarë, qoftë dhe për të marrë ujë apo cigare si mjete mbijetese.
Në një mënyrë të pazakontë, disa policë u kanë hequr liritë dhe të drejtat qytetare një grupi grevistësh, ende pa i ridënuar me gjykatë apo pa bërë ndonjë krim në flagrancë.
Situata është tërësisht absurde. Policët kanë marrë kontrollin mbi administrimin e grevës, se ku duhet të bëhet ajo, kë duhet të takojnë grevistët, a duhet të pinë ujë apo cigare, a duhet të shkojnë në tualet apo të vdesin aty në shtrat. Të vetmit që janë lejuar në 24 orët e fundit të takohen me grevistët janë disa diplomatë perëndimorë, të cilët tentuan të hapin një kanal dialogu me Bujar Nishanin, i cili u prish ende pa u hapur. Të tjerët nuk lejohen të kontaktojnë me ta.
Në këtë heqje të dhunshme të lirisë së tyre për të protestuar, ata po tentojnë të japin sinjalin e alarmit duke shpallur atë që quhet greva e vdekjes, duke refuzuar ilaçet, ujin dhe serumet. Edhe ky vendim nuk i ka tërhequr policët nga vendimi për të administruar grevën.
Në këto kushte, përveç protestës politike, dikush duhet të ndërmarrë hapa ligjorë kundër tyre. Në rastin konkret, Avokati i Popullit duhet të ishte përballë policëve, jo për të negociuar kërkesat e grevistëve, por për të ndalur administrimin e dhunshëm të grevës prej Sali Berishës.
Marrja e kontrollit mbi grevën nga policia, dhe biles nga disa segmente fanatike dhe të dhunshëm të policisë, që funksionojnë si xhandarmëri politike e Sali Berishës, është një shkelje flagrante e skajshme e lirisë së tyre për të protestuar. Ky kontroll deformon tërësisht qëllimin e grevës dhe zhduk nga prioriteti kërkesat e grevistëve duke konsumuar kohë dhe energji me të drejtën për të protestuar.
Është kjo arsyeja që Avokati i Popullit duhet të bëhet në këtë rast mbartësi i iniciativës për të paditur Policinë e Shtetit, e cila po përdhunon grevistët duke marrë me dhunë administrimin e të drejtës së tyre për të bërë grevë.
Një tjetër gjë urgjente është që ndaj atyre segmenteve të policisë, që po demonstrojnë sjellje të dhunshme, duhet dhe një vëmendje më konkrete. Dikush nga shoqëria civile duhet të regjistrojë gjithë emrat dhe numrat e policëve që bëjnë rolin e xhandarit të zellshëm të Sali Berishës dhe t’i bëjmë publike. Kjo është një mënyrë që ata të mos thonë nesër pse më flakët nga radhët e Policisë së Shtetit dhe pse po më çoni para drejtësisë.
E pashë një prej tyre dy ditë më parë që kërcënonte një reportere të gazetës Shekulli vetëm pse i bëri një fotografi. Është një tip recidiv në dhunën politike, nga kontingjentet e gardistëve të dikurshëm të Sali Berishës, që rrihnin gazetarë dhe politikanë në vitin 1996- 1997.
Dhe përpjekja e tij për të ushtruar presion mbi grevistët apo të afërmit e tyre dhe gazetarët, vazhdonte më tej dhe ndaj disa kolegëve të tij, që përpiqeshin të tregoheshin korrekt dhe të bënin vetëm detyrën e tyre si sigurues të mjediseve të grevës.
Fjala vjen, nëse grevistët kërkojnë që dikush nga gazetarët të shkojë t’i takojë, apo dikush nga të afërmit të hyjë brenda, polici është i detyruar jo vetëm t’i lejojë, por t’i sigurojë që gjithçka të bëhet shpejt dhe pa asnjë problem. Përkundrazi, në këto mjedise kush polic guxon të bëjë këtë gjest, zëvendësohet menjëherë për t’i dëshmuar se është nën vëzhgimin e një gestapoje, që i raporton çdo gjest të tyre Sali Berishës.
Ndaj evidentimi i këtyre policëve përmes mbajtjes shënim të numrave dhe mbiemrave të tyre, është një akt, i cili duhet të shërbejë për tu kujtuar atyre se shteti shqiptar do të jetë më jetëgjatë se pushteti i halabakëve të Sali Berishës.
Është ky mjedis i dhunshëm ndaj grevistëve dhe përdhunim i institucionit të grevës së urisë që ka detyruar gjithë reporterët e shtypit që ndjekin këtë grevë, të vendosin të dalin në një protestë të dielën në orën 12:00, para kryeministrisë. E kanë bërë këtë reporterë të thjeshtë, ata që fyhen dhe përplasen përditë me fodullë nga Tropoja, që flasin në emër të Sali Berishës dhe dhunojnë gazetarë e grevistë, që shtyjnë e përplasin në tokë familjarë të grevistëve dhe që ndalin çdo kontakt të tyre me qytetarët që shkojnë aty në mbështetje të tyre.
Ata po dalin të protestojnë jo vetëm për shkeljen e të drejtës së informimit për ta, por si dëshmitarë të një terrori psikologjik, politik dhe policor, që pushteti po ushtron mbi grevën dhe grevistët. Është një iniciativë gazetarësh, jo pronarësh apo sindikalistësh. Është diçka që ka lindur nga revolta që ndjen çdo dëshmitar, që prek atë skenë të dhunshme krimi të shtetit mbi disa burra të fortë, por të pafuqi, që janë shtrirë përtokë nga përpjekja e pushtetit për t’i vrarë në heshtje.
Ajo që po ndodh është ridënimi i dytë i tyre, tashmë pa gjyq. Nëse ua morëm një jetë të tërë në burg për shkak të bindjeve të tyre, tani pushteti po u merr lirinë për të protestuar me dinjitet dhe për tu bërë shembull i kurajës qytetare.
Ndryshimi i vetëm është se atëherë kishte një aparat të tërë dhune politike, që nga gjyqtari, hetuesi, prokurori e polici, ndërsa tani ka vetëm një polic, një gjyqtar, një hetues dhe një prokuror, që quhet Sali Berisha. Ai nuk duron dot që para syve të tij të lartësohet një institucion moral siç është protesta e atyre që po vetëflijohen kundër tij, duke e kthyer atë në kanibalin e kohëve modern të historisë sonë..
dhe tani ky kanibal qe po ferkon duart nga gezimi jep “urdhera” nga kulla te djegin mmp dh ekryeminstrine me karkimedat
turp per ameriken dhe europen qe po tallin trapin me shqiptaret me salimonstern e tyre
Do te jete kusherira e Enkel Demit !
Hahaha
E papare , Griselda # 2
O Rajmond!
Po cfare e pa pare ore ti!
Eshte nje idiote e perdorur per ti vene flaken Shqiperise!
Eshte nje camoke e shthurur si edhe rasti Babale! Turp dhe vetem Turp!
Nuk mund te arrijne me keto mjete te perdhosin vendin talebanet! Reflekto!
Eshte nje veper e kurdisur nga sherbime te huaja, edhe ai polic shkerdhate po te shtrydhet do nxjerri vetem helm!
Do te jete nga ata qe LSI mblodhi gjate veres ne Himare per ti “stervitur” ne raste te tlla !Dhe ja rezultati !A nuk bertisnin Monika dhe Iliri se Edi Rama do te perballet me “zemerimin e popullit”dmth te Ilirit? !
he merruni tani me kete gocen jo pese emra jo gjashte emra
e paskeni gjet fajtorin!! idioter