Detaji që nuk e dinim, lidhja e Erdoganit me shqiptarët

Ornela

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka një lidhje të fortë me shqiptarët.

Dhe kjo sepse ai ka jetuar disa muaj në një qytet shqiptar. Erdogan disa dekada më parë u dënua për nxitje të dhunës dhe të urrejtjes fetare e racore.

Një gjykatë kishte urdhëruar burgosjen e tij për 10 muaj, por Erdogan, atëherë kryetar i Stambollit, kishte vuajtur vetëm katër muaj burgim, nga 24 marsi deri më 27 korrik të vitit 1999.

Pas daljes së tij nga burgu, ish-numri një i qytetit më të madh turk, që më vonë u bë edhe kryeministër i vendit, para se të zgjidhej president, jetoi 3 muaj në Tetovë.

Këtë detaj mjaft interesant e tregoi kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Tetova, qytet në Maqedoninë e Veriut është me shumicë të madhe shqiptare.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • uau
    çfar nderi,sulltani i sotëm i turqisë paska jetuar në një qytet shqiptar??
    dhe ky dobiçi ynë ka jetuar disa vjet nën urat e parisit!
    a thu se është dhe kjo lidhje e veçantë??
    dhe hitleri ka qënë austriak,dhe e pushtoi austrinë!!
    mos vallë dashuria për shqiptarët,dhe ato 4 muaj qëndrimin ë qytet shqiptar ta detyrojnë neosulltanin të “aneksojë” pjesën shqitare të ballkanit??
    ps:flm redaksisë dhe sidomos o.j/dita për sqarimin “Tetova, qytet në Maqedoninë e Veriut është me shumicë të madhe shqiptare.”!!
    nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë një fakt të tillë!!uau paska një qytet në maqedoni,sidomos në atë të veriut,që quhet tetovë dhe qeka e mushme me shqiptarë!!
    uau,uuuaaauuuuuuuuu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *