Njolla, myk, quka, djegie të thella, dehidratim, por edhe skuqje, infektim janë disa nga “pasojat” e plazhit. Lëkura dhe organizmi në njëfarë mënyre janë të rrezikuar nga dielli. Pas plazhit shfaqet tharja e lëkurës dhe të tjera probleme që shkojnë deri në infeksione serioze, si të mykut mbi lëkurë etj. Problem serioz për plazhistët dhe njerëzit që ekspozohen ndaj rrezeve të diellit janë djegiet e lëkurës. Ato nuk mund të shmangen ndryshe, përveç se me anë të përdorimit të solarëve, me mbrojtës me filtër të lartë, si edhe duke mos u ekspozuar në diell pas orës 10.00.
Terapia e detit kuron sëmundje
Terapia e detit kuron me sukses mjaft sëmundje dhe lehtëson përparimin e shumë të tjerave. Por nuk duhet abuzuar me dëshirën për banjë dielli, pasi rekomandimi i saj ose jo, mësohet vetëm në kontaktet me mjekun. Dihet që një numër sëmundjesh përkeqësohen dhe për disa të tjera, dielli mund të jetë me pasoja për jetën. E mira është që të bëhen banja ajri në hije dhe në orët e mëngjesit. Banjat e mëngjesit janë të këshillueshme për sëmundjet e kockave dhe muskujve. Banjat e detit kanë veprim pozitiv në shërimin e reumatizmës që ka kaluar fazën e acarimit para 6-7 muajsh. Për të tillë të sëmurë këshillohen banja ajri dhe pas një jave banjat e diellit në orët e mëngjesit. Bëhen 15-20 seanca të përgjithshme.
Mund të bëhen edhe banja dielli të pjesshme, duke zbuluar vetëm kyçet e sëmura në 2-3 seanca. Nëse nuk ka prirje për t’u përsëritur sëmundja, përdoren edhe banjat e ujit, por për këtë, i sëmuri duhet ambientuar mirë, duke u lagur me ujë deti disa herë. Temperatura e ujit në fillim duhet të jetë 34 gradë Celsius, pastaj mund të zhytesh në ujë që zbret në 22 gradë.
Banjat për frakturat dhe plagët
Në raste të frakturave ose të plagëve veprojnë mirë banjat e ajrit prej 15-20 minutash e deri në dy orë, dy-tri herë në ditë në temperaturën e ajrit 16-22 gradë. Banjat e diellit përdoren të pjesshme dhe të përgjithshme. Të pjesshme, kur plagët mbyllen me vështirësi.
Tiroidet, si kurohen në pyje dhe bregdet
Sëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa çrregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet.
Uji i detit dhe vetitë kuruese të tij
Sëmundjeve si psoriazis vulgaris, ekzema kronike e thatë, deurodermitet, faza premykotike, tuberkulozi i lëkurës, sëmundja e leshmanozës, aknejuvenilia, alopecia areta, urtikaria kronike etj; të cilat kanë vetëm përfitim nga banjat e detit.
Në mjekimin e këtyre sëmundjeve ndikojnë mjaft mirë rrezet ultravioletë dhe radioaktiviteti i ajrit, si dhe faktorë të tjerë të ajrit, të tokës dhe ujit. Rrezet e diellit nuk mund të zëvendësohen në asnjë mënyrë me rrezet ultravioletë që prodhohen në mënyrë artificiale.
Megjithatë, ka edhe raste kur banjat e diellit nuk janë të këshillueshme dhe kjo më konkretisht u “mohohet” atyre që vuajnë nga tuberkulozi aktiv i mushkërive, që kanë eksitime (shqetësime të forta të sistemit nervor, dhimbje të vazhdueshme të kokës, marrje mendsh me të vjella, rrahje të shpejta të zemrës).
Po ashtu, nuk rekomandohet banja në ato sëmundje të lëkurës që acarohen si fotodermatozat. Banjat e diellit nuk u këshillohen atyre që vuajnë nga epilepsia, nga sëmundjet infektive, nga sëmundje të rënda të veshkave, atyre që kanë prirje për hemorragji në tru, që janë shumë të dobët, me stenokardi (shtrëngime në zemër), që kanë tension të lartë të gjakut etj.
Banjat u ndalohen njerëzve me moshë të thyer dhe grave në periudhën e dytë të barrës. Edhe të moshuarit që kanë predispozicion për tumore të lëkurës nuk duhet të qëndrojnë në diell më shumë se dy orë. Për çdo rast është e nevojshme të merrni parasysh këshillat e mjekëve.
Nxehtësia, e dobishme për sëmundjet e veshkave
Banjat e diellit veprojnë mbi veshkat. Krahas me zgjerimin e enëve të gjakut të lëkurës, zgjerohen edhe enët e gjakut në veshka. Nëse shtohet djersitja në lëkurë, nuk ka ndonjë ndryshim në funksionin e veshkave, por kur nuk shtohet djersa, banjat e diellit shkaktojnë rritjen e punës së veshkave duke shtuar nxjerrjen e urinës dhe bashkë me të, edhe të lëndëve të tjera që përmban urina. Është vënë re se veprimi i rrezeve të diellit nuk shkakton ndonjë dëm mbi veshkat, jo vetëm kur ato janë të shëndosha, por edhe kur janë të sëmura. Klima e nxehtë përgjithësisht ka një ndikim të mirë në funksionimin e veshkave. Banjat e ajrit bëhen 1-2 orë në ditë, veçanërisht në sëmundjet e gurëve të veshkave dhe fshikëzën e urinës.
Rreziku nga rrezet e diellit, dermatologët: Përdorni kremra
Këtë ditë, kur termometri shënon me të kuqe dhe temperatura të larta, të gjithë i janë drejtuar plazheve. Por dermatologët nuk rreshtin së bëri thirrje për sa më shumë kujdes ndaj ekspozimit në diell për shkak të dëmeve të parikuperueshme që i shkaktohen lëkurës, në një kohë të mëvonshme. Dr. Erjona Shehu këshillon respektimin e orareve të ekspozimit dhe përdorimit të kapeleve, syzeve dhe kremrave të lëkurës.
“Janë shumë të rëndësishme të respektohen. 10.00 me 16.00 është një orar që nuk duhet të ekspozohemi në diell. Jashtë këtij orari mund të ekspozohemi, por gjithmonë duke aplikuar masat mbrojtëse. Përpos orarit janë pastaj masat konservative, që janë vendosja e një kapeleje me strehë të madhe për të mbrojtur të gjitha pjesët më të ekspozuara të fytyrës, siç është balli, mollëzat, hunda dhe mjekra, ku janë dhe pjesët që shohim që na krijohen më shumë njollat e diellit”, thotë dr. Erjona Shehu. Dermatologia pohon se nuk mjafton vetëm lyerja njëherë me krem e lëkurës, pasi humbet efekti i faktorit mbrojtës.

“Sipas të gjitha direktivave të OBSH-së duhet që të aplikohet çdo 90 minuta. Pra, nëse e vendosim tani kremin, pas një orë e gjysmë ky krem e ka humbur aftësinë e tij dhe filtrat e tij mbrojtës, prandaj duhet ta riaplikojmë. Riaplikohet nëse futemi në det, lahemi. Sërish, kontakti me ujin e bën jorezistent faktorin mbrojtës, dhe duhet të dalim ta rivendosim”, vijon Shehu.
Pasojat e djegies së lëkurës nuk janë të menjëhershme, shton doktoresha, por në një kohë të mëvonshme ato janë të rrezikshme pasi shkaktojnë kancerin e lëkurës.
“Ekspozimi i gjatë në diell është një ndër faktorët shpërthyes të kancerit të lëkurës, që quhet melanomë. Duke abuzuar me rininë, freskinë e moshës, të rinjtë dalin, janë të pavëmendshëm, të pakujdesshëm karshi ekspozimit në diell dhe mendojnë që nuk do t’u ndodhi asgjë përveç tharjes së lëkurës, që e rikuperojnë me lyerjen me kremra apo vajra trupi. Me kalimin e viteve shohin që në lëkurën e tyre shfaqen ndryshime. Këto mund të jenë si në pigmentimin e nishaneve që kanë qenë ekzistues, dhe ndryshimin e formave e përmasave të tyre, ashtu mund të jenë dhe ndryshime të reja, të panjohura për ta”, thotë dr. Shehu.
Këshilla
1- Mbani syze dielli.
2- Kremin kundra diellit përdoreni 30 minuta para se të dilni nga shtëpia.
3- Evitoni lëvizjet nga ora 11 deri në orën 16.
4- Vishuni lehtë, dhe tregoni kujdes për fëmijët deri në moshën 10 vjeçare.
5- Fëmijët deri në 6 muaj, nuk duhet të lyhen me vajra plazhi.
6- Mbani gjithë kohën ujë mineral me vete (ndihmon në qarkullimin e gjakut).
7- Shtojini menysë së përditshme sa më shumë sallata dhe lëngje.
8- Uji i detit bën mirë për gjëndrat tiroide.
9- Nxehtësia e verës kuron veshkat.
Këshilla për kremin
1- Kremi i plazhit duhet të përdoret 20 minuta para se të shkojmë në det.
2- Solari duhet të përdoret sa herë të dilni nga deti.
3- Kremi dhe solari i plazhit duhet të jetë me karoten.
Si ta ruajmë ngjyrën e plazhit
1- Evitoni të laheni me ujë të ngrohtë që e zbut shtresën sipërfaqësore të lëkurës, duke e larguar atë.
2- Mos përdorni për pak kohë pastrues shumë të fuqishëm. Më pas mund të kërkoni ta riforconi ngjyrën.
3- Aplikoni në fytyrë një maskë të realizuar me çaj të errët (dy paketa për gjysmë litri ujë). Aplikojeni me anë të një pambuku dhe mos e shpëlani.
4- Aplikoni në trup një masë të përbërë nga 4 karota.

ne fillim thote pas ores 10 e me tej pas ores 11, nejse qe ta lyhesha 30 minuta perpara se te dilja nga shtepia nuk e kisha menduar jo per gje por do vija verdalle neper shtepi i lyer sapo te ngrihesha nga gjumi le pastaj ca keshilla te tjera si ato te Nard Ndokes….
o Erjona me vjen keq po je ende te klasa e pare.
Dielli ka me shume efekte positive ne trup se cthuhet nga gazetat dhe doktoret.
dielli eshte burimi nr 1 i vitamins D per trupin , kot s;i thone vitamia Di e diellit pra.
Vitamina e diellit eshte luftuesi kryesor I shume kancereve, sidomos atij te lekures.
Nga ana tjeter kremerat jane nje perzierje kimikatesh, ku perberesit active mbrojtes ndaj diellit, zinku dhe titani (oxide) jane ne nje perqendrim aq te vogel, sa nuk mund te jene ata qe kane efektin kryesor ne lekure, por kimikatet e tjera,,,qe shpesh shkaktojne kancere te lekures, qe per ironi te shkrimit tend I kuron vitamin e Diellit -D.