Gjithmonë të kam dashur,
si dy sytë e ballit,
se gjithnjë do frymë,
jeta e të gjallit!
Lodhur e sfilitur,
nëpër rrugëtime,
ti ke qënë dhe drita,
edhe fryma ime!
Kur rron me dikë,
dyzet vite plot,
jetën pa atë,
nuk e kupton dot!
S’them se kemi qënë,
oaz qetësie,
po deti qetësohet,
mbrapa çdo stuhie!
Deti i jetës sonë,
me kohë është qetuar,
dhe ne jemi bërë,
notarë të sprovuar!
Edhe mund të thyhet,
nga pesha balanca,
asgjë s’do të zgjaste,
mos qe toleranca!
Unë jam burrë i mirë,
kollaj s’bëj zullume,
dhe pse jetën kurrë,
s’e pata llokume!
Por e dua jetën,
dhe pse s’e kam vaj,
se po ika unë,
çdo bësh ti pastaj?!.
Unë fjalët e ëmbla,
i kam me kursim,
po s’njoh njeri tjetër,
me kaq përkushtim!
Shumé rrallë kam parë,
një të tillë burrë,
dhe në mes të Ferrit,
s’u dorëzua kurrë!
S’u dorzua kurrë,
tani dhe më herët,
më shumë se për veten,
jeton për të tjerët!
A.DUKA
