Dallgëzimi në det ka qenë i lartë duke bërë që shumë anije të kenë vështirësi në ankorim për shkak të erërave të forta. Ndërkohë, edhe deti Egje është përfshirë nga moti i keq gjatë kësaj fundjave.
Me vështirësi është bërë ankorimi i një anijeje Greke në portin e Sikinos. Sakaq, në media janë shpërndarë pamjet e momentit, ku dallohen që për të ndihmuar kanë shkuar edhe qytetarë të thjeshtë.
Përballë “tërbimit” të detit, stafi i anijes “Dionysios Solomos” arriti të ankorohej përtej vështirësive të shumta që solli moti i keq.
h.b/dita
