Detyra është e imja, pushteti është juaji

redaktor

Përpara një turme entuziaste, kryetari i PS, Edi Rama mbajti të parin fjalim si kryeministër. Gjeni më poshtë tekstin:

 

Sot, ju, populli i Shqipërisë, vendosët të ma ngarkoni mua dhe skuadrës sonë kombëtare të Rilindjes, së bashku dhe në mënyrë të pandarë me partnerët tanë strategjikë të LSI, këtë përgjegjësi kaq të madhe.

Ne e pranojmë përgjegjësinë me ndjenjën më të thellë të përuljes ndaj çdo njërit prej jush! Dhe për çdo ditë nga sot e tutje, ne do të jemi me ju dhe për ju deri kur kjo përgjegjësi madhore të jetë e jona.

Unë e di që siç thotë edhe Abraham Linkoln, asnjë qeveri në botë nuk mund t’i kënaqë të gjithë dhe për gjithë kohën, por për gjithë kohën që vjen nuk do harroj që jeni ju që na vutë në krye të vendit.

Ju na besuat sepse ne nxorëm më të mirën nga vetja për të arritur deri këtu, një projekt ndryshimi për Shqipërinë, një aleancë të re për Shqipërinë evropiane, e cila provoi botërisht se ne dimë ta vëmë vendin mbi veten dhe mbi partinë.

Unë e dua këtë vend, prandaj dhe luftova kaq fort për të luftuar. Zemra ime e di se çfarë mundësish të pafundme ka ky vend për të rilindur. Këto mundësi të pafundme, tani duhet t’i nxjerrim nga çdo thellësi e shpirtit e mendjes shqiptare për të bërë më të mirën me mundësinë që na u dha për të udhëhequr Shqipërinë.

Ne do të udhëheqim, por as unë, as ne të zgjedhurit për t’u drejtuar së bashku nuk e sjellim vetëm Rilindjen që premtuam. Ndaj dua që ju, njerëzit e këtij vendi, të bëheni pjesë e skuadrës sonë të Rilindjes.

T’i ndajmë së bashku aspiratat, sfidat dhe përpjekjet për një ekonomi të rimëkëmbur përmes lirisë së konkurrencës dhe taksimit të ndershëm. Një shoqëri të rilindur me arsim e shëndetësi për të gjithë dhe jo sipas mundësive.

Pa harruar asnjë çast se sot populli sovran e ngjyrosi me ngjyrën e purpurt të gjithë hartën e Shqipërisë që nga Shkodra gjer në Vlorë, për të na dhënë mundësinë historike që ta provojmë me sjellje e me vepra se mund ta ndajmë përgjithmonë këtë vend nga ndasitë e vjetra të së shkuarës së deridjeshme.

Të nisim bashkarisht punën për t’i treguar njëri- tjetrit, por edhe botës, se kemi talentin, vlerat, vendosmërinë për t’u ngjitur në lartësinë e amanetit të borxhit që u kemi të parëve dhe fëmijëve të gjithë Shqipërisë.

Pa harruar asnjëherë se duhet të jetë liria dhe jo mungesa e saj, rruga për të qeverisur këtë vend, merita dhe jo mungesa e saj, baza për të vlerësuar çdo njeri e sipërmarrje në këtë vend.

Të vazhdojmë së bashku si një vend dhe si një komb përpjekjet drejt vendit që na takon në familjen e bashkuar të Europës, sot, kur si asnjëherë shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, jo vetëm e meritojnë, por e kanë në duart e tyre bashkimin në atë familje të madhe.

Ka qenë deri këtu një ëndërr e gjatë. Tani së bashku duhet ta bëjmë realitet, pa harruar në asnjë hap se duhet të jetë gjithëpërfshirja dhe jo përjashtimi i pakicës, shpirti i kompromisit, që mund të rilindë Shqipërinë si anëtare të denjë të familjes evropiane.

Miqtë e mi, nuk ka pikë dyshimi se duke parë flamujt e fitores të valëviten sonte nga Kukësi në Gjirokastër, duke dëgjuar brohoritjet e mbështetësve tanë anembanë vendit, duke parë që gëzimi ka pushtuar zemrën, mendjen e fytyrën e çdo opozitari, edhe unë ndjehem thellësisht i ngazëllyer si ju.

Por, ky gëzim i merituar nuk do të krijojë dot vende të reja pune për të rinjtë, as shërbime më të mira shëndetësore, as rrugë më të sigurta, kjo fitore nuk është mbërritja, por vetëm nisja.

Kjo fitore është era e ndryshimit që fryn lirisht në gjithë Shqipërinë, por tani nis puna për ta bërë ndryshimin që të mbërrijë në gjithë Shqipërinë e rrënuar.

Ky ndryshim, që të gjithë duam, s’do të vijë brenda natës, nuk do të mbërrijë as kollaj, sepse siç e kam parë në rrugën e jetës sime, asgjë e mirë nuk vjen kollaj, duhet të duash ta arrish, por duhet të punosh dhe sakrifikosh fort për ta arritur.

Të gjithë bashkë treguam deri këtu se duam fort që Rilindja të ndodhë, tani të gjithë bashkë duhet të punojmë dhe sakrifikojmë fort që ta bëjmë atë të ndodhë.

Dhe ne do të punojmë fort së bashku, si një skuadër, si një skuadër e madhe, që fort ka fituar vetëm të drejtën për t’u vënë në provë, ndërsa nesër do nisë punën për të fituar provën.

Më ka qëlluar të them deri dje edhe fjalë të papëlqyeshme për paraardhësin tim, siç ai ka thënë jo pak për mua. Kjo ndodh në betejën politike, por ndodh edhe më shumë në demokraci të pazhvilluara si e jona, ku pushteti i popullit degradon rëndom në shfaqjen e pushtetit të një njeriu.

Unë sonte dua ta falënderoj për çdo gjë të mirë për të cilën historia do e vlerësojë me një objektivitet më të madh se unë dhe i uroj të gjithë të mirat në jetën private në vazhdim.

Dhe tani që zgjedhjet përfunduan, dua ta bëj shumë të qartë se vullneti im është që t’u shërbej me përkushtim të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre që votuan për fituesin.

Votën plebishitare që morëm në këto zgjedhje unë nuk e konsideroj si triumfin e palës sonë dhe aq më pak si triumf personal, përkundrazi, shumica marramendëse që na dhanë shqiptarët më bën edhe më realist për sfidën që duhet të fitojmë përmes qeverisjes sonë.

Pjesë e kësaj sfide është që asnjë zgjedhës i palës tjetër të mos ndjehet keq, asnjë rrogëtar që i shërben këtij shteti falë meritës së tij, të mos ndjehet i kërcënuar, asnjë burim mediatik që ka mbështetur alternativën e kundërshtarit të mos ndjehet i rrezikuar.

Të gjithë meritojnë respektin tonë dhe të gjithëve do u provojmë se ndryshimi s’ka ardhur për t’i bërë keq askujt që nuk ka bërë keq duke shkelur ligjet e këtij vendi.

Motra dhe vëllezër,

Ky është momenti më krenar i jetës sime.

Por, midis krenarisë që ndjej për veten dhe përunjësisë që ndjej për besimin që keni tek unë, fiton thellë përunjësia.

Unë do të jem kryeministri juaj, por edhe kryeshërbëtori juaj.

Detyra do jetë imja, pushteti do jetë i juaj.

Unë s’do ta harroj këtë, por ju lutem, mos e harroni as ju!

Jo për mua, por për të mirën e Shqipërisë, që duhet të rilindim së bashku.

Share This Article
47 Comments
  • Urime kryeminister, tani ne presim qe ti te marresh detyren dhe te vesh ne jete programin e Rilindjes, shqiptaret kane nevoje emergjente per te dale nga kjo gjendje qe na ka katandisur regjimi i saliut.

    • Nje super fjalim ky qe mbajti Rama, ai eshte nje njeri qe ne rradhe te parea vendos ligjin dhe kushtetuten. Ai e di qe ne ate post e vuri populli dhe per kete duhet te punoje per te bere me te miren per shqiperine dhe per integrmin vendit.

      • Fjalim i nje kryeministri te nje shteti demokratik, qe do t’i sherbeje shtetit dhe jo interesave te nje familje, qe do ta ktheje qeverisjen ne sherbim te popullit dhe qe me ne fund do te kemi demokraci, diktatura perfundoi.

        • qe ne fjalim e tij te pare…ai njeri tregon se cfare e pret shqiperine… nje sherbertor i shqiptareve!

          ndihem kaq optimist!!

      • Nje falenderim shume i sinqerte, per voten qe Shqipetaret i besuan Rames. Po ashtu nje zotim per te qeverisur me nder dhe detyrim, ashtu sic edhe e premtoi skuadra e Rilindjes qysh ne fillim. I urojme suksese kryeministrit tone te ri dhe kemi besim te plote se do te Rilind Shqiperine nje ore e me pare. Kemi shume nevoj per ndryshim.

        • Na duhet nje nejri qe punon per vendin, jo per veten.
          Na duhet nje kryeminister qe i kupton pergjegjesit e ketij posti, dhe qe kjo ia ben edhe me te pergjegjshme punen, dhe jo me te lehte. Me kete fjalim, Rama tregoi se e ka shume te qarte peshen e rende qe mban mbi supe, dhe kupton me mire se kushdo tjeter se ky eshte nje vleresim qe kerkon akoma dhe me shume perkushtim. Pikerisht, nje njeri i till i duhet Shqiperise ne keto momente te veshtira ekonomike.

      • Edi Rama si gjithmone fantastik fitorja ishte mese e merituar dhe ky eshte nje super lajm per te gjithe Shqipetaret ane e mbane botes qe prisnin nje dite te tille. Koalicioni i majte ka korrur nje fitore historike ne te gjithe vendin.

    • Urimet me te mira Rama. Urime per fitoren sepse e ke merituar plotesisht dhe se cdo gje eshte e mundur me nje njeri si ti ne krye. Mbeshtetja e popullit aty ishte super fare.

      • urime rama e meritove ta dha e gjith shqiperia nuk ta dha vetem nje vend sic mendonte sali berisha dhe banda e ti

        BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO

        BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO
        BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVOBRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVOBRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVOBRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVOBRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVOBRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVOBRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVOBRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO BRAVO

    • ne tani do te marrim fryme lirisht tani ne nje shqiperi te rilindur dhe te denje per kedo qe do te jetoj ne nje vend te lire dhe me te vertet demokratik dhe ti japim fund paragjykimeve dhe ndarjeve veri jug, jemi te bashkuar dhe fitore me ramen

    • besoj ke fjala jote zoti edi rama

      NJE DIT NJE SHOK ME THA QE MOS TE FUTESHA TE FUSHATA E EDI RAMES

      I THASH PSE UN JAM KUNDRA SALI BERISHES DHE PUSHTETI TE TI DHE DO SHKOJ EDI RAMA NA TREGOI QE BEN PER NE SE NA BERI TIRANEN QE KA ARDH E GJITH SHQIPERIA ATY..

      DHE EDI RAMA KUR E JEP FJALEN E MBAN DHE nuk esht kriminel si sali berisha qe te vret naten e te qan diten

    • URIMEEE RAMAAAA URIMEEEE KRYEMINISTRII I RI LIDERI YNEEEEEE
      EDDDIII RAAAMAAAAAAAAAAAAAAA
      URIME PER FITOREN
      FESTONI TE GJITHE SEPSE NGA SOT E TUTJE DO JETOJME NE NJE SHQIPERI TE LIRE
      NE NJE SHQIPERI DEMOKRATIKE
      NE NJE SHQIPERI PA SALI BERISHEN!

  • BRAVO RAMA MADHESHTOR DHE I PATUNDUR, NJE FJALIM MAHNITES DHE QE ESHTE SHUME I DENJE PER NJE KRYEMINISTER, FESTA VAZHDON DHE KJO ESHTE NJE RILINDJE E MADHE SI KURRE ME PARE AI PO TREGON NJE THJESHTESI DHE OBLIGIM PER DETYRENE E RE

  • bravo si perher mahnites dhe brilant ne fjalimet tuaja, keni fituar me merite dhe pune , vota e shqipetarve ishte e juaja si ne 2009 , nje fitore qe po na habit te gjitheve sepse ne kemi qene 8 vite ne heshtje pa patur mundesi te flisnim por sot ata treguan se ju donin dhe ishin me juuuu fitoreeeeee

    • bravo o njeri i mire.bravo per gjithcka qe ke arritur deri me sot me forcen dhe me vullnetin e mire per te ecur perpara.bravo ju qofte.mos u bje hic merak se do tja dalim deri ne fund.sot ke mbeshtetjen e popullit kshuqe te gjithe bashke do te ecim drejt eruopes.edhe njehere urime zoti rama.

      • zot me ne fund te kemi ty ne krye me ne fund do te udhehiqemi te gjithe nga ty me ne fund ne do te ndryshojme e nuk do te jetojme me ne nje vend te kalbur.bravo bravo brava rama.jeni vertete nje njeri qe na duhet te krye te shtetit jeni nje njeri per koke te njeriut kshqe hajde oburra te punojme te gjithe tani e tutje sepse edhe ne populli do te te ndihmojme.pune te mbare zoti rama.

  • fantastik edi me kete fjalim, si perher ai shkelqeuu dhe i tha popullit fjale te ndjera jo fjale dhe premtime boshe , kishim kohe pa degjuar nje fjalim te tille nga nje kryeminister qe do ti jap ketij vendi ate qe meriton dhe qe ka mundesi te bej, duhej kjo fitore , duhej kjo rilinjde

  • shqiptaret sot fituan nje mundesi dhe nje kryeminister te shkelqyer dhe puntor, ka dhene fakte qe di te punoj, beri nje programte detajuar dhe nje fushate te shkelqyer, e cila theu cdo tabu dhe permbysi thelle bastione te djathta te cilat i thane stop sali berishes , ne fituam dhe rilindem

  • Shume urime z.Kryeminister. Jemi krenare qe ju dhame voten tone dhe qe do te jeni ju ata qe do te na drejtoni vitet e ardhshme.
    Fjalim shume frymezues dhe plot emocion!
    Faleminderit qe na jep shprese dhe siguri per te ardhmen tone 🙂

  • super merite , super entuziasem, super atmosfer, super edi rama, super kryeminister dhe super fitore, ne permbysem cdo parashikim te mundeshem dhe po i japim vendit mundesi te qe ti jap vendit nje zhvillim te ri dhe historik, eshte kjo e madhja partia socialiste dhe edi rama

  • populli sovran me vullnet te lire dhe te plote vendosi qe ta sjell kete njeri fantastik ne pushtet ne vendin e kryeministrit sepse ky njeri ka vlera , ku njeri ka ambicien per ta cuar kete vend ne zhvillim dhe ti japi kujtdo ate qe meriton, dhe do ta bej se ai e di shqiperin, rilindje

  • fitorja e ps ishte shume me e lehte nga cmendohet dhe shume me e thelle nga cfare parishikohej…

    keshtu do te jete edhe vazhdimi….ekonomia do te jete shume me e rrenuar nga c’eshte treguar, dhe puna e socialisteve shume me e veshtire!!

    uroj qe shume shpejte te ndertohet shteti ligjor ….

  • bravo rama ajo ishte nje deklarate e mrekullueshme dhe teper perendimoreeee,,, nuk kishte gjuhe urrejtjeje ,,,nuk kishte anatemime per kundershtaret…kishte vetem fjalet e duhuraaaaaaaaa…rilindjeeeeeeeeeeee

  • ne fituam ne i dham jete ketij vendi dhe me programin e rilindjes do te filloj nje pune e veshtire po dhe e lehte sepse kemi 8 vjet qe heshtim e rrim e ne vend numro a thua se aj kishim borxh saliut, gjithe padrejtesit qe na beri ne ja kthyem me vota dhe fitore ai eshte zhdukur ahhaaha bravo edi rama

  • ky njeri eshte vertet nje admirim , shembellim i nje njeriu te larte dhe me nje intelekt. nuk thote perralla si saliuu nuk flet pallavra dhe nuk premton henen, por ve theksin tek puna , te gjithe te punojme per nje te ardhme, te tonene, te familjeve tona dhe te vendit qe kishte 8 vite i lene ne meshire te fatit

  • RILINDJA FITOI
    Edi Rama njihet si njeri punetor dhe di te qeverise!
    Kete e ka treguar qe kur ishte ne bashkine e Tiranes dhe i dha nje faqe te re Tiranes
    Kete do ta tregoje ne ditete e qeverisjes se tije duke mos lene pas dore asnje qytetar te shqiperise.

  • Fjalimi madheshtor e Kryeministrit te ri te shqiperise Edi Rama,dha nje mesazh shum e paqesor,te gjithe shqipetaret jane njesoj dhe te tille do trajtohen,shqiperia nuk do te jete me te kuq apo blu.
    Nuk do te ndjehemi me te kercenuar per shkak te bindjeve partiake.
    Socialistet e kane provuar dhe do te provojme nje gje te tille.

  • Rezultati eshte spektakolar!
    Sovrani e dha verdiktin e tije me nje vote proteste ndaj qeverise deshtake me te keqe te pasviteve 90.
    Ngjyrosja vjollce e hartes se shqiperise tregon besimin dhe shpresen qe kane varur shqipetaret tek Ekipi i Rilindjes.
    Ky besim nuk do te neperkembet nga socialistet te cilet do te punojne per ngritjen ekonomike te vendit dhe Integrimin Europian te vendit.

  • JAM SHUME I EMOCIONUAR NUK FLAS DOT SHUME ZOTI TE BEKOFTE E SUKSESE Z KRYEMINIATER I SHQIPERISE DEMOKRATIKE URIME URIME URIME

  • Ishte Fjalim vertete i shkelqyer.
    Perse jo, Rama dukej i natyrshem kur e deklamonte.
    Sikur t’ja jepje Berishes kete tekst, nuk do dinte ta lexonte. Nuk shkon me menyren e ndertimit te fjalive te tij, por eshte dicka me thelle akoma: Rama i gezuar, rama i suksesshem eshte i tille, i gatshem te dhuroj dhurata te tilla…

    Eshte dite feste per ata qe kane fituar, dite jo aq e gezuar per ata qe, jo per faj te tyre, kane humbur. te dy palet duhen respektuar. Politika kjo eshte: nuk fitojne te dy palet njeheresh!

    Une jam larg, jashte interesave te drejteperdrejta, por Shqiperia eshte edhe e imja…
    Fjalimi ishte i bukur, le te themi se ishte i sinqerte, dhe le te pranojme se Edi Rama do te perpiqet ta respektoj votuesin, dhe ta realizoj kete Fjalim/Premtim.

    Ju, aty, si votues Pro dhe Kundra, duhet ta harroni ate fjalim, qysh neser. Duhet te kerkoni, duhet te gjeni pune dhe te shkoni atje cdo dite. te lodheni aq sa tu marre gjumi aq shpejt sa te mos keni deshire me per fjalime te tjera te bukura, deri ne fushaten tjeter.

    Po nuk punuat, Rama do ta harroj kete Fjalim, edhe me perpara se ju!

    Kerkoni te behet e te zbatohet ligji, por gjithnje duhet te niseni me idene se zbatuesit e ligjit jeni pikerisht ju: Punoni e siguroni vete te ardhurat per jeten tuaj, se puna e Rames aq ishte. Mori voten tuaj, mbajti fjalimin dhe ka punen e vete ai. Ne Zyren Numer Nje te Shtetit.

    Ah, ju s’keni pune?!
    Kete s’ben ata qe ishin ne krye keto 23 vjet: nuk kthyen pronen. U bene vete dhe te afermit e servilet e tyre pronare, ne vend te pronareve dikur. Puna e prinderve tane nuk u respektua.
    Po nuk u bete me pronen tuaj, do ju genjejne papushim, nga njera fushate ne tjetren.

    Ate Fjalim te Rames, pjeserisht, e ka mbajtur edhe shoku enver, edhe Saliu ate na lexoi kohet e para…!
    Kerkoni te beheni te pavarur nga politika, duke i kerkuar asaj gjera konkrete: pune sjelle dinjitet, kur respektohet dhe kthehet ne prone.

  • Urime z. Rama!
    Vazhdo kështu siç e keni nisur. Nga mitingu i mrekullushëm përmbyllës Shkodër-Vlorë, në Fitoren spektakolare duke “mavijosur” gjithë Shqipërinë, deri tek Fjalimi qytetar i fitores. Kjo tregon se po i përmbaheni pikërisht kërkesës dhe nivelit qytetar, për të cilën dhe ne ju dhamë votën. Vazhdo përpara dhe lëri qentë të lehin! Popullin qytetar që të votoi e ke me vete!
    Kurrë më kthim në “bajraktarizëm politik”. Tashmë ka ardhur koha e Politikës Qytetare dhe për qytetarët!

  • Urime Zoti Rama fitore e merituar!
    Keni shume mbeshtejte dhe njerez qe ju duan dhe ju shikojne si shprese! Besoj qe askush s’do zhgenjehet dhe ky vend do behet sepse i ka gjithe burimet njerezore dhe natyrore per tu bere por thjeshte s’ka pasur koke te bente ate qe duhej.
    Gjithe te keqiat erdhen sepse pushtetin dhe drejtimi ju besua militanteve, familjareve dhe njerezve te paafte! Duhet vetem te kete meritokraci sepse vetem ajo eshte celesi per te bere e gjene e duhur. S’duhet lejuar me asnje deputet apo pushtetare qe te abuzoj. Ka qene praktike ne Shqiperi kush ishte deputet dhe pushtetare bente drejtore a shef vetem ke kishte ai te afert, fis, krushk etj,,, Kesaj praktike i duhet thene STOP sepse prej kesaj jemi ketu ku jemi, ku therret qameti. Kushdo qe ka pushtet dhe fillon me miqesira dhe familje duhet te ndeshkohet qe ne fillim dhe keto mendesira te marrin fund ne Shqiperi.
    Ne opinionin tim kush ka nje diplome pasuniversitare nga nje Universitet jashte Shqiperise duhet te kete mundesine te zgjedh ketu,pra te shkoi ku mund te jape me shume dhe ku mund te beje me mire sepse eshte vertete qe jashte mund te fitosh nje diplome vetem nese e meriton. Nuk dua te paragjykoj asnje por ketu e dime te gjithe qe diplomat dhe mesataren blihen me shume lehtesi dhe niveli i shkolles le shume per te deshiruar!!! Dua vetem qe ky vend te behet sepse e meritojme dhe besoj te Rilindja!

  • te gjithe zgjodhem rilindjen kete 23 qershor.le te plasi berisha nga inati.ne donim ramen ne pushtet e ai erdhi e tani qe e kemi vetemi me te do te ecim perpara e do te bejme me te miren per kombin shqiptar.jemi me ty zoti rama e me skuadren e rilindjes.ti je e ardhmja jone e vetmi qe mund ta nxjerri vendin nga mjerimi

  • zgjedhjet shkuan ashtu sic e prisnim(jo tamam ashtu sepse nuk e prisnim kaq te thelle).sot edi rama eshte kryeminister dhe do te punoje sepse ai eshte njeri punetor njeri unik e me super vlera prandja ne kemi besim tek ky njeri.bravo bravo bravo zoti rama!

  • Rama e di ceshte me e mira per ne,rama e di si do te qeverise, ne vete ja dhame kete shans dhe vete mund tja heqim kur te duam.problemi me i madh ka qene berisha ate e hoqem tani na ka ngelur vetem te shperndajme punet e secilit edhe ne qe nuk jemi ne qeveri e ta ndihmojme edhe ne qe vendi yne te eci drejt europes.rama do te beje nje pune te shkelyqe me besoni.eshte njeri intelektual eshte artist eshte njeri qe i vihet punes e me ate kokrisurine e vet do te perballoje problmet qe do ti dalin rruges nga njerezit e pagdhendur.Nejse rama je fitues je sinqerisht njeri me shume vlera ndryshoje kete shqiperi sepse ka me te vertete shume po shume nevoje per ty.Urime

  • Ramen e sollem te gjithe sebashku e te gjithe do ta ndihmojme qe ta cojme shqiperine perpara.do ti qendrojme afer kur te kete nevoje per ne e ne do tja bejme me te lehte ecjen perpara sepse sot kshu kemi vendosur ne vete.rama eshte i vetmi njeri qe mund ta ndryshoje shqiperine dhe per kete ai do te bej cmos ashtu sic ka treguar edhe kur ishte kryebashkiak sepse do te punoje do te punoje dhe vetem do te punoje ashtu sic di vetem ai ta beje.Urime zoti rama.

  • FITOREEEE RILINDJAAAAAAAAAAA NJE FITORE E ZJARRTEEEEEEE NJE FITORE TOTALISHT E MERITUAR NJE FITOREEEEE E MADHERISHME.URIME ZOTI RAMA,QOFSH I BEKUAR EDHE TANI HAJDE E COJME TE GJITHE BASHE SHQIPERINE PERPARA SEPSE VETEM JUVE JU PRISINIM DHE TANI JEMI GATI BASHKE ME TY TE QEVERISIM NJE VEND EUROPIAN!

  • Bravo rilindja bravo edi rama.jemi te super kenaqur nga kjo fitore e thelle.akoma nuk na besohet.populli ka treguyar me te vertet vlera qe kishin kohe qe nuk i tregonin.tani kemi hallin e berishes se nuk po duket me sikur e ka perpire toka te shkretin.

  • nuk kishte si te ndodhte ndryshe.nje rezultat i paparashikuar ndonjehere me pare.nje rilindje super e thelle per te gjithe ne qe donim ndryshimin e vertete te shqiperise. me ne fund berisha iku dhe tani jemi super te lumtur.

  • humbje e thelle shume e paimagjinuar ndonjehere per kriminelin berisha,kshu e donte ky njeri qe te mbyllej ne heshtje e te mos ta nxjerri me koken kurre!

  • HALLLAAAALLL RAMAAAAAA E KA PAS HALLALL VOTEN TONE.BRAVOOO BRAVOOOOOO BRAVOOOOOOOOOOO.URIMEEEE RAMAAAAAAAAA URIMEEEE LIDERI YNE I RIIIIIIIIII

  • I nderuar dhe i dashur Z. Kryeminister,
    Z. Rama,

    Me fjalimin qe ke bere, ke hyre ne pavdekesi !
    Me punen/vepren qe do te besh, do ngelesh ne perjetesi !
    Kaq besoj une tek TI !

    Urime dhe suksese. Nuk do te leme kurre vetem ! Se Ti e ke treguar qe e do kete vend (per ata qe kane sy). Ata qe tremben nuk duan punen, sepse ata e dine qe ti do punen dhe jo laffe dhe pslliqe. Ti je njeriu qe i duhesh kohes, qe i duhesh Shqiperise.
    Zoti te bekofte dhe te dhente fuqi !
    Me Ty deri ne fund, per Shqiperine e lire, per Shqiperine me te mire !

  • je gjigand me nji fuqi hyjnore ,besoj plotesisht qe shqiperia ska pasur kurre ne historine e saj qe kur eshte krijuar njerzimi lider si ti. je i vetmi qe shpartallove njihere e pergjithmone dikataturen dhe komunizmin ne shqiperi ,une jam i bindur dhe besoj me shpirt e zemer te ju edi rama se ashtu si bere tiranen metropol do e besh dhe shqiperine, ju jeni shpresa e shqiptareve e ardhmja e shqiptarve mendja e shqiptarve ju do e beni shqiperine te jete ne nivelet europiane,ju jeni qytetar jeni artist keni vizion jeni gjithcka,ju jeni lider ne rang boteror dhe qe historia do flase sa te jete jeta per ju .bravo edi rama urime edi rama suksese edi rama dhe faleminderit qe me ne fund solle lirine e munguar ke ne shqiptaret,faleminderit edhe njihere zoti kryeminister i shqiperise

  • Urime i nderuari Z. Kryeministër i Shqipërisë, Z.Edi Rama për fitoren e merituar!
    Ju shoqëroshin sukseset gjatë përmbushjes së detyrave për realizimin e Programit të RILINDJES!

  • Urome e shpresojm e te mos jete me situata e mesiperme ne vazhdimsi. Zoti na ndihmofte e ky popull past pak te mira ne kete jete….!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *