Detyrës i dha gjithçka, pa i lypur asgjë

Elena Tase

Dhimitër Shtëmbari

Në një ditë marsi të vitit 1972 organizohej në Sukth një takim i zgjeruar kombëtar i punonjësve të dalluar të perimeve. Në presidiumin e kësaj veprimtarie ishin vendosur drejtues kryesorë të Komitetit të Partisë dhe të Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit të Durrësit, drejtues të Ndërmarrjes Bujqësore të Sukthit e të tjerë.

– Nuk po e shikoj atë shoqen e dalluar të Lushnjes, – pat folur Rita Marko, në atë kohë President i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë. – A e kemi këtu?

– Po, po, – qenë dëgjuar njëherësh disa zëra. – Ja tek është.

Dhe patën drejtuar dorën drejt vendit ku qendronte e ulur ajo, për të cilën sapo pat folur i deleguari nga Tirana.

– Urdhëroni e zini vend këtu!

Dhe Rita kishte bërë shënjë, që ajo të ulej në presidiumin e atij takimi.

Ndërkohë që shoqja e ardhur nga Lushnja zinte vend pranë Presidentit të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, ky anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH u qe drejtuar të pranishmëve:

– Mbase s’e njihni si fytyrë këtë shoqe, por jam i sigurtë që ia keni dëgjuar emrin. Quhet Naile Bali. Është brigadiere shëmbullore në sektorin e kultivimit të perimeve në Ndërmarrjen Bujqësore “29 Nëntori” të rrethit të Lushnjes. Është Heroinë e Punës Socialiste. Rezultatet e prodhimit të brigadës që drejton kjo shoqe janë nga më të lartat në shkallë Republike. Mbase edhe më të larta se ato të çdo brigade të kësaj ndërmarrjeje ku jemi  mbledhur për këtë takim.

I deleguari kishte qendruar një çast dhe e kishte marrë fjalën sërish:

– S’po zgjatem më tej, sepse do të kemi rast ta dëgjojmë këtu kur të na flasë për përvojën që ka.

Jeta është një ëndërr e bukur për të zgjuarit

Jeta, thonë, është një ëndërr e bukur për të zgjuarit, është lojë për budallenjtë, është komedi për të pasurit dhe tragjedi për të varfërit.

Ëndërr të bukur e pat menduar Naile Bali jetën e vet që në rininë e saj të hershme. Kur sapo pat mbushur të tetëmbëdhjetë vitet e moshës së vet, teksa qe kthyer në familje me Urdhërin e Punës në duar, prindërit i qënkan drejtuar me një farë qortimi:

-Po pse, moj bijë, për ty paska mbetur perimorja e fermës?!

E bija nuk e pat pritur këtë qendrim të tyre. Ndërsa i pat parë ashtu të mërzitur, u qe drejtuar:

-Po pse, ku kishit pritur të filloja punë?

–Ku?! Në ndërmarrjet e tjera… Në ndërmarrjen Ushqimore, në atë të  Artikujve të Përzier, në Komunale, në Fabrikën e Qumështit, në atë të Letrës, të Tullave… Plot ndërmarrje ka Lushnja. Na paske përfunduar punëtore krahu në fermë!…

– Megjithatë, – u qe kthyer Nailja si për t’i qetësuar, – mos u mërzisni. Do të shkoj ca kohë në Perimore, ndërsa më vonë shikojmë e bëjmë. Këtu jemi. Nuk është e thënë se do të mund ta ngrysim tërë jetën në po atë sektor.

Të nesërmen Nailja ishte paraqitur te përgjegjësi i sektorit të kultivimit të perimeve në NB “29 Nëntori”. Sapo i kishte lexuar Urdhërin e Punës, ky e pat drejtuar në një nga brigadat e këtij sektori.

Që në ditët e para punëtorja e re filloi t’i kushtonte rëndësi sidomos cilësisë së punës. Mjaft syresh nxitonin vetëm mbas normës, kjo i qendronte mbi kokë çdo fidani.

– Siç e ke filluar ti, Naile, zor se çon këtë muaj në shtëpi njëmijë lekë! Jepi, moj, punës dhe… shiko të marrësh ca lekë!

Mbas disa muajve Nailja i pat kërkuar brigadierit që të merte nën kujdes vetjak disa nga rreshtat e ngastrës me perime.

– Kështu siç punojmë ne, toptan hesapi, – i qe drejtuar brigadierit, – nuk merret vesh se ç’bëhet! Të lutem, më jep rreshtat e mi me bimë, kështu që edhe unë di se si të punoj, por dhe ti do të dish se si do të më kërkosh llogari.

Nuk qe e lehtë të pranohej sugjerimi i bërë, megjithatë, falë këmbënguljes së kësaj punëtoreje, ai u pranua. Dhe ndodhi, pastaj, që në rreshtat e saj Nailja të siguronte prodhim perimesh thuajse sa dyfishin e shoqeve të saja.

Një optimist zbulon mundësi realizimi edhe te çdo pengesë e vështirësi

Mbas dy vitesh punë, gjatë të cilave Naile Bali kishte bërë emër për shkak të rendimenteve të larta në rreshtat e bimëve që kishte nën kujdes, e caktojnë brigadiere. Tani, i thanë në Drejtori, lufto që si veten tënde të bësh të gjitha shoqet në brigadë.

Me të marrë detyrën, brigadierja e re nisi që ta riorganizonte punën. Vërtet punohej në një sektor shtetëror, ku punëtorit i kërkohej të punonte vetëm tetë orë, (ndryshe nga ç’ndodhte në kooperativë, ku punohej tërë ditën e ditës), Nailja i ndau punëtorët që të punonin me turne, para dhe pasdite. Kësisoj, siguroi kohëzgjatjen e procesit të shërbimeve ndaj perimeve. Në kohën e vjeljes së prodhimit, në detyrën e rojës vendosi njerëz të ndërgjegjshëm.

– Naile, – i tërhoqën vëmendjen, – kujdes me rojet që vendos, sepse…

Dhe i kujtuan listë – organikën, që nuk të lejonte të shtoje në punën  joprodhuese qoftë edhe një njëri më shumë. Por brigadierja e re i kishte menduar mirë të gjitha. Pa shkelur asnjë rregull shtetëror, ajo i përforcoi rojet, sepse e dinte që një pjesë e konsiderueshme e prodhimit cënohej qoftë nga disa punëtorë të brigadës që ajo drejtonte, qoftë edhe nga disa djem të qytetit, që pasdarkave bënin ndonjë “xhiro” andej nga perimorja e fermës!

E mbetur pandërprerë në punë, si në “prizë”, Nailja ishte sa e veprimit aktiv, aq edhe e mendimit krijues. Duhet ngritje rendimenti, mendonte, por lipset edhe ulje kostoje. Sektori i Perimores pat lidhur akt – marrëveshje me Zdruthëtarinë për përgatitjen e arkave të ambalazhit të perimeve. Bëhej fjalë për mijëra të tilla.

– Pa shikoni sa lekë na rrjedhin drejt zdrukthëtarisë! – u qe drejtuar një ditë anëtarëve të brigadës së vet.

Këta të fundit e kishin dëgjuar me vëmendje dhe kishin pritur, se çfarë do të mund t’u sugjeronte.

– Unë mendoj, që pesë gra të merren vetëm me riparimin e arkave, që t’ua zgjasim jetën, pa dalë nevoja që të marrim të reja prej Zdrukthëtarisë…

Të gjithë ishin shprehur të një mendjeje.

Në fund të atij viti brigada e drejtuar nga Naile Bali kishte arritur jo vetëm  rendimentin më të lartë, por edhe koston më të ulët në krahasim me mbi pesëmbëdhjetë brigada të tjera të sektorit të kultivimit të perimeve.

Nuk thonë kot: një pesimist sajon vështirësi në çdo mundësi, ndërsa një optimist zbulon e shfrytëzon mundësi realizimi në çdo pengesë e vështirësi.

Ishte viti 1970, kur Nailja sapo qe zgjedhur deputete e Kuvendit Popullor, mandat që e mbajti me nder deri në vitin 1990, përgjatë pesë legjislaturave.

Edhe pse me shkollë të mesme, autoritare mes mjaft specialistëve me arsim të lartë

Mbas disa vjetësh si brigadiere e pararojës, nisur nga rezultatet e larta që pat arritur Naile Bali u caktua përgjegjëse e sektorit të kultivimit të perimeve në NB “29 Nëntori” të rrethit të Lushnjës, sektor që tashmë përbëhej nga më shumë se 25 brigada, me mbi 1100 punëtorë. Një NB e vogël brënda NB – së së  madhe “29 Nëntori”.

Erdhi një kohë dhe sektori i kultivimit të perimeve u modernizua më tej, tashmë me teknologji holandeze. Së toku me Nailen e përkushtuar punonte edhe një agronom i palodhur, specialist i talentuar perimesh, Enver Fasko.

Kësaj kohe nisi e vazhdoi të instalohej një impiant modern, që garantonte ngrohje dhe ujitje artificiale në rreth 6 hektarë. Nailes me shokë i qe dashur të punonte me orar të zgjatur për industrializimin e pandërprerë të sektorit perimor. Sepse realizohej mbulimi i serrave nga me plastmas, në atë me xham. Nga ajo me ngrohje diellore, në atë me ngrohje të përqendruar. Pra, duhej goxha punë. Drejtoria e NB “29 Nëntori” e deri Ministria e Bujqësisë qenë ngarkuar të kryenin detyra konkrete dhe me afate të përcaktuara. Sepse  bëhej fjalë jo thjesht për dëshira, por edhe për mundësira.

E lidhur vetëm mbas punës, Nailen dielli e gjente në zyrë dhe e linte në serrë. Operative si rrallëtjetër.

– Isha dje në Kavajë në Fabrikën e Xhamave, por nuk sigurova gjë! Atje më vunë përpara ca grafikë planesh, – i pat thënë Nailes në një rast ekonomisti i drejtorisë së Ndërmarrjes.

– Ashtu?! – i qe drejtuar përgjegjësja e sektorit të perimeve.

Që të nesërmen Nailja kishte shkuar drejt e në Fabrikën e Xhamave.

– Po sikur biseduam dje me një shokun e ndërmarrjes suaj, – i qe drejtuar qetë – qetë shefi i planit të Fabrikës.

– Po, e mora vesh, por dua t’ju them, se tani jemi në shkurt. Skeletin metalik të serrave e kemi vendosur dhe tani presim vetëm xhamat. Bën vaki të bjerë brymë këto ditë, unë, por… mundet edhe ju, përfundojmë në burg! Se të gjithë ato fidana, aq të mbara deri tani, marrin fund.

– Kur qënka kështu puna, atëhere… detyrohemi të prekim rezervën që kemi. Dukuni një herë pasnesër…

– Pasnesër?! Pasnesër hapet legjislatura e re Kuvendit Popullor, kështu që më duhet ta mbaroj këtë punë sot, shumë – shumë: nesër.

Shefi i planit, që sapo mësoi se ajo që kishte përpara ishte edhe deputete e Kuvendit Popullor, i tha që të sillte makinat për t’i tërhequr xhamat.

Nailja nxitoi për në PTT – në e qytetit, nga ku njoftoi drejtorinë e ndërmarrjes, që të dërgonin në Kavajë në mënyrë urgjente dy makina.

Idealizmi merr jetë kur detyrës i jep gjithçka, pa i lypur asgjë

Gjatë kohës që Nailja drejtonte brigadat e kultivimit të perimeve, NB “29 Nëntori” siguroi nga ky sektor i gjërë prodhimi shumë të ardhura. Dhe ndodhi kështu, mes të tjerave, edhe për shkak të asaj pune me shumë idealizëm të përgjegjëses së këtij sektori me tërë stafin e vet drejtues.

Që në muajt e hershëm të pranverës fillonin makinat e mëdha “Skania” të eksportonin perime të këtij sektori në Gjermani, Austri e gjetk në Europë. Prodhim bio, prodhim cilësor. Nuk kishte ndodhur që ndonjë sasi malli të kthehej për shkak të cilësisë apo të ambalazhimit jo të mirë.

Ndërsa shkruaj këto rreshta, më vjen ndërmend një rrëfim interesant i të ndjerit Rako Gjermëni, ish kryetar i Zyrës së Kuadrit në NB “29 Nëntori”: Një kuadër i lartë i Eksportit vjen te zyrat e sektorit të prodhimit të perimeve të NB “29 Nëntori” dhe pyet një punëtor, se ku gjëndej zyra e përgjegjëses së sektorit. “Ja tek është, i qe përgjigjur punëtori, ajo dera në të majtë të asaj  ndërtese”. Shkon tjetri te zyra, troket, por askush nuk i qe përgjigjur. Bën ta shtyjë pak derën, por ajo nuk lëvizi, nga që ishte e mbyllur. Atëhere hiqet pak menjanë dhe vendos ta pres, ndërkohë që sytë i mbante te një makinë e madhe që vazhdonte të ngarkohej me arka të mbushura me domate. Kaloi një orë, dy, dhe i ardhuri nga Tirana pyet një tjetër punëtor për përgjegjësen. “Shoqen Naile kërkoni?” – i drejtohet punëtori. “Pikërisht atë” – ia kthen i ardhuri. “Shoqja Naile është ajo sipër karrocerisë së makinës; ajo që po stivon arkati”

E thirrën Nailen të zbriste posht dhe të takohej me zyrtarin e ardhur nga kryeqyteti.

– Ma falni, por paska mbetur puna ta ngarkoni ju makinën?! – i qe drejtuar që me fjalët e para zyrtari nga Tirana.

– Kemi pasur vërejtje lidhur me sistemimin e arkave në makinë, – i qe kthyer Nailja, – prandaj m’u desh të punoja vet, që të mësonin ngarkuesit.

I ndjeri Rako Gjermëni më tregoi edhe episode të tjera të kësaj natyre, që dëshmonin idealizmin e lartë të asaj drejtuese të talentuar.

E harruar vetëm mbas punës, ajo nuk arriti të krijojë as familje! Idealizmi merr jetë kur detyrës i jep gjithçka, pa i lypur asgjë.

Kur në NB “29 Nëntori” erdhi nga Tirana Prof. Avni Oktrova, një specialist i jashtëzakonshëm për kultivimin e perimeve, Naile Balin e kaluan në një tjetër detyrë: kryetare të Komitetit Ekzekutiv të qytetit të Lushnjes.

Nuk ka rëndësi se sa avash ecën; rëndësi ka që të mos ndalesh

Mbas shumë vitesh në krye të sektorit të prodhimit të perimeve në NB “29 Nëntori”, Naile Bali u shkëput nga arat dhe u bë pushtetare e lartë e qytetit të Lushnjes. Teksa e shikoja që shkonte shumë herët në zyrë, rasti e solli që dikur – dikur t’i drejtohesha:

– Përse kaq herët në zyrë, shoqja Naile?!

Ashtu, hazërxhevap siç ishte, ma ktheu:

– Mbase do të mësohem edhe unë të vij në kohën e duhur, por hëpërhë e paskam të vështirë të pajtohem me këtë orar. Jam mësuar të dal shumë shpejt nga shtëpia për t’u paraqitur sa më herët në punë…

Shprehte të vërtetën: Vazhdonte si më parë për shkak të forcës së zakonit.

Gjatë kohës që kryente detyrën e pushtetares më të lartë të qytetit, Nailja mundohej të dëshmonte po atë idealizëm, që pat manifestuar në sektorin e prodhimit. Por tashmë nuk do ta kishte të lehtë. Se në tavolinën e saj të punës do të vinin, radhë e parreshtur, letra e pusulle letrash për këtë e atë! E në këtë mori sugjerimesh e porosish do ta kishte të vështirë ta ushtronte kompetencën që ia jepte ligji.

– Jeni gazetar dhe më lejohet të flas hapur me ju, – na drejtohet në një rast.

Dhe vazhdoi:

– Në një hyrje të pallatit numër… katër drejtues, të Komitetit të Partisë e të Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit më sugjerojnë që ë strehoj qytetarë të ndryshëm! Na duhet si Komitet Ekzekutiv i qytetit të shpërndajmë katër hyrje për tetë qytetarë! Pra, kujt t’ia prishim e kujt t’ia ndreqim!

– Përmbajuni ligjit…

– Cilit ligj?!…

Nuk ishte e vështirë të kuptohej, se kryetarja e Komitetit Ezkekutiv të qytetit ishte vërtet në hall.

Mbas pak vitesh në këtë detyrë, Nailja zgjidhet Sekretare e Komitetit të Partisë të rrethit! S’e pat pritur! As e pat menduar. Sidoqë u përpoq që ta kryente mirë këtë detyrë, nuk e pati aspak të lehtë. Në supet e saj të brishtë kjo detyrë do të ishte një peshë e rëndë. Ishte një përgjegjësi që shkonte tej mundësive të saj.

Gjithësesi, Naile Bali mbetet një figurë shumë e nderuar; deputete në pesë  legjislatura, Heroinë e Punës Socialiste e, mbi të gjitha, një lushnjare e thjeshtë, tepër e thjeshtë, që punës i dha gjithçka, por pa i lypur asgjë.

Heroina Naile Bali, ish-deputete në pesë legjislatura, mbeti deri në fund rob i punës së ndershme
Mbas një pune me teknologji bashkëkohore, rendiment i lartë prodhimi
Gjatë punës seleksionuese të prodhimit, për ta bërë të gatshëm për treg
Kamionë të ngarkuar me perime drejt tregut të jashtëm
Share This Article
24 Comments
  • Shkrim i goditur me vlera per njerzit e punes dhe sakrificave….Autori eshte anonim apo e keni harruar ta shenoni??!!

    • Dhe kur lexoj kete shkrim ne mirenjohje te kesaj bije te nderuar te Lushnjes,me vjen per te vjelle,kur kujtoj fjalet e ministrit te sotem te Bujqesise dhe Ushqimit Cuci,qe ,kur e kritikuan per pjeprat me rrezatim kanceroz,ne vend qe te shqetesohej iu pergjigj,njelloj rrugacerisht sic pergjigjet edhe kryeministri i tij Rama ne keto raske:
      -“Keto jane DENGLA..”!
      Po a ka me minister denglaxhi se ky monster, aftesia e vetme e te cilit eshte se eshte miku i Rames per….”?

  • Autori eshte gazetari i njohur, Dhimiter Shtembari. Sepse kete shkrim e pash ne gazeten Dita. Shkrim qenka interesant, sepse beka fjale per nje idealiste te vertete, nga ato te kohes kur nuk vrapohej pas parase.

  • Po te ishte sot. kjo zonje e nderuar, nuk do te zgjidhej dot as kryeplak i fshatit, sepse sot duhet te keshe shume vota nga pas, te gjithe votat e fisit.

    • Sot do te mund te zgjidhej deputete e Kuvendit te Shqiperise po te kishte me vete ca milion leke qe t’ia dorezonte ne dore Rames, Bashes apo Kryemadhit. Leket, pastaj te çonin te votat. Apo jo?

  • Naile Balin e kam njohur shume heret. Karakterizohej nga perkushtimi ne pune, nga mje moral i larte ne drejtim te organizimit te punes dhe kerkeses se llogaris. i dha shume shoqwrise por nuk mori asgje me vete. Por ajo u vleresua shume nga ajo kohe sepse mbolli virtyte dhe korri, nder! E paharruar! Urime Dhimiter qe i ke ne mendje dhe ne maje te lapsit njerezit e mire qw nuk “dinin: ta grabisnin popullin, por jetuan si populli!

  • LUSHNJA; qyteti HEROINAVE sa ARTISTEVE!
    ( Heroina Naile Bali krah-
    Vace ZELEN”Herroine ARTISTE.)

    Faleminderi Gazetes “DITA”,per kete botim jo te zakonshem,si vete kryepersonazhi i rale i kesaj zonje te nderuar, Naile Bali “HEROINE” sa 5 legjislatura Deputete e kuvendit Popullor e tj.deri detyra kyce, arritur ne Lushnje, po mbetur ajo e fillimit; “Njeri i punes”.
    …Shkelqyshem shkrimi, po nuk na thote; autorin sa Per fatin e asaj HEROINE, pas 90tes,deri sot…?!
    * Me shume konsiderate per ate SHEMBELLTYRE “GRUAJE HEROINE”, nje jete krye punes.
    Sa do te doja te sotmen e saj….Asaj Herroine, qe “PUNES i dha gjithcka,po ;NUK LYPI ASGJE”.
    HEROINE e HEROINAVE MBETET.. te me falini se nuk di c’urim t’u jap, vec PLEQERI te mIre, si ka qene nje jete KRYE te MIREVE.njerez te punes mes Lushnjes;”HAMBARI i shqiperise MEME”, ne ato vite.

    **VO.Me nostalgji; tre vjet bere ushterine ne ate qytet(repari special i “VAINIT”p1955-58,per mua nje Univeristet mbaruar…sa Lushnjaret-” Vellezer e motra te mij nje jete”. (Mihal Llaqi Jano, sot ne SH.B.A.sa Dhimiter Shtembari,gazetar i mirenjohur,i dine te gjitha , sa shkruen e te tjera, per ate qytet te PUNES, sa te Vace ZELES “Artiste e MERITUAR”,NDIESE PASTE!
    Me nostalgji 84 vjecari rrugeve te emkigracionit….

    Pejetesi; HEROINES Punes; Naile Bali.Ditet 1000-je!

    “Pasuesi Vetera”84 vjecar..
    Toronto24-07 2019. Guri Naimit D.(Dh Xh.)

  • Nderime per njerezit e punes, nderim edhe per ju,Dhimiter, qe po i kujtoni. Dhe nepermjet shkrimeve tuaja keta heronje te punes do te mbesin ne histori, sa punetor,aq edhe te tjeshte e te dashur me popullin,pavarsishte nga detyrat e larta shetrore qe u ngarkoheshin. Nderim te vecant edhe per Naile Balin “Heroinen e Punes Socialiste” bijen e nderuar te qytetit te Lushnjes.

  • kjo rrace eshte zhdukur si dinosauret…ekzistojne me njerez ne shqiperi qe punojne me perkushtim per shoqerine ???

  • Nuk na duhen sot shembuj te tille komuniste,se autorit te ketij shkrimi,qe ka patur frike te vere emrin,i ka mbetur ora tek diktatura me e eger komuniste e te gjithe globit!
    Mos shkruani me me keto heroina,se ato ndihmuan per te mbajtur ne kembe ate regjim te urryewr anti njerezor!
    E cfare na benew ato ushqqime BIO atehere?
    Nuk e rrezuan ato diktaturen por pasardhesit e firmetareve te deklarates se Pavaresise,te ministrave te Zogollit,te Ballit dhe Legalitetit dhe sidomos ata te Asamblese Kombewtare qe partizanet komuniste,si kriminele qe ishin e qelluan me TOP,se medemek paskeshin tradhetuar popullin shqiptar ne sherbim te pushtuesve!
    Por ata qe sot quhen tradhetare e zbuten egersimin e nazisteve,ndersa partizanet komuniste ua shtuan egersine atyre!
    Vetem nje burre shteti si Edi Rama e kuptoi i pari se Mithat Frasheri ka qene nje personalitet i madh i kohes,qe mund te rreshtohet pas Skenderbeut!
    Sot nuk na duhen shembujt e kesaj heroine te socializmit,se ne sot kemi heroina mbi heroinat duke filluar nga Jozefina Topalli dhe sot qe kemi gra dhge vajza super heroina qe na perfaqesojne denjesisht kudo ne bote me zgjuarsine dhe sodomos me bukurine e tyre qe nga Jorida Tabaku,Ilda Beleri,Olta Xhacka,Blerina Gjylameti e deri tek super ylli i rilindjes Elisa SPIROPALI!
    Do thoni ju se cfare i kane dhene keto yje popullit shqiptar!
    Sa budallenj qe jeni!
    Ato rrezatojne miresi,bukuri,optimizem,kenaqesi shpirterore etj dhe shqiptaret, te mesuar gjithmone me buke misri dhe gjize,kaq u mjafton qe ta quajne veten me fat qe jane bashkekombas me keto yke te pashuar!
    Dhe mbi te gjitha ka rendesi,qe sulltani yne Rama,kur ka perpara yje si keto,ngazellehet dhe i ngrihet me shume…..optimizmi per …..PPP!

  • Kur lexoj shkrimet e mikut tone Dhimiter Shtembari, me vijne ne kujtese vitet e rinise sone kur punuam me ato motive aq te fuqishme revolucionare sa qe tani as mund te imagjinohen. Si Nailja atekohe ka pasur shume dhe ne cdo cep te shqiperise.I lumte autorit qe evidenton me vertetesi te tille personazhe qe mbeten gure kilometrike ne zhvillimi ekonomiko-shoqeror te vendit tone. Uroj qe pena juaj, i dashur Dhimiter, te mos reshte kurre…Urime, shendet dhe jetegjatesi
    Ilmi Qazimi

  • Sot Rama nuk fut ne listen e deputeteve njerez te afte,te perkushtuar dhe ne sherbim te shtetit ligjor,por vetem njer qe i sigurojne atij votat e duhura per te fituar zgjedhjet!
    Pra i duhet pushteti e jo shteti!
    Deputetet e Rames kane vetem 2 detyra gjate 4 vjetshit:
    1-Te sigurojne fitoren e mandatit ne zonen e tyre;
    2-Te ngrene kartonin jeshil sic i thote padroni Rama!
    Ne keto kushte,cfare i duhen Rames njerez te thjeshte,puntore,te ndershem etj?
    Po ai nuk i ka vete keto cilesi,si mund t’ua kerkoje te tjereve?

  • Kur lexoj shkrimet e mikut tone Dhimiter Shtembari, me vijne ne kujtese vitet e rinise sone kur punuam me ato motive aq te fuqishme revolucionare sa qe tani as mund te imagjinohen. Si Nailja atekohe ka pasur shume dhe ne cdo cep te shqiperise.I lumte autorit qe evidenton me vertetesi te tille personazhe qe mbeten gure kilometrike ne zhvillimin ekonomiko-shoqeror te vendit tone. Uroj qe pena juaj, i dashur Dhimiter, te mos reshte kurre…Urime, shendet dhe jetegjatesi
    Ilmi Qazimi

  • Po mire mor Dhimiter,a nuk te vete truri,qe megjitheketo brigadjere,traktoriste,zatoriste,te dalluar,heronj te punes sociliste,anetare Plenumesh,deputete te pagoje te kuvendit popullor,,,dyqanet ishin bosh,
    Mjelese te dalluara kishte Lushnja,qe real;izonin aq e kaq litra qumesh per Lope foragjere,,aq e kaq lope,per lakra laramane,po qumesht ne dyqan nuk kishte.
    Mish ne dyqan nuk kishte.
    Shalqina kishte plot Divjaka,por kilja shalqinit fillonte me 20 leke dhe mbaronte me 10 leke.Nje familje mesatare e kishte ngjarje te rralle,sepse te blije nje shalqin Divjake rrace bullgare,mund te blije tre buke.
    Sa kushtonte nje shalqin,aq ishte rroga ditore e nje punetori ferme.
    Keto anetare pleniumesh,qe jepnin shembullin personal,nuk ju erdhi ngordhja nga armiku klases,se armikut te klases ja shtypnit koken me gur juve atje ne Lushnje,ju erdhi ngordhja nga EKONOMIA.
    Cane ferren nepoer ambasada,bijt e punetoreve komuniste te Tiranes,,u kacavirren neper vaporre bijt e heroinave te punes socialiste..Kur u liruan armiqte e kllases nga burgjet,kishte ikur ngarkesa e trete nga Durresi
    Ti shoku Dhimiter,si gazetar lokal i shtypit te partise nuk ke hequr keq.Nje reportazh ne ferme e merrje nje kofshe vici ne bagazhin e Jawes;nje shkrim per pervjetorin e kooperatives e mbushje nje thes patate,pooor populli nuk kishte.
    Sa mbijetuan nga ato serat me xhama te perimores?
    Asnje..Kush i prishi? Armiku i kampit te perqendrimit te Savres? Aq sa i erdhi Nazizmit e keqja nga cifutet e Aushvicit,aq i erdhi e keqja FITOREVE TE PLENUMEVE TE LUSHNJES,nga te internuarit e Savres.

    • Demo, je i madh.
      Me fakt ne me te vertete coheshim ne 3 te mengjesit per te blere qumesht por ama armikut te jashtem ia thyem hundet me ata kamjonat me perime per export. I mean mend besoj lajmet e ores 8 te darkes “RPSSH do te exportoje ne Filan shtet fruta, perime, bulmetra, dhe do te importoje kablo celiku, tuba alumini, kimikate te ndryshme.
      Tuba alumini te pjekur- receta e javes !!! Lol!!!

  • I nderuar Demo! E lexova me shume vemendje komentin tuaj, natyrisht edhe me shume interes. Sepse, deri sa te vdesim kemi nevoje te reflektojme. Qe socializmi (jo komunizmi, sepse as qe behej fjale per kete) deshtoi per shkak te ekonomise, kjo nuk do shume mend te kuptohet. Por nje gje meriton te mbahet parasysh, per te cilen edhe vazhdoj te shkruaj: në ate kohe ka pasur idealiste, që, po te shperbleheshin ne raport me arritjet e tyre, sot do te mund t’i kishim milionere. Sidoqofte, ata nuk lane pasuri, por lane emrin e tyre te nderuar. Nga kjo nisem kur shkruaj per ta. Sa per ata qe thoni, se une mbas nje rerportazhi ne ferme apo shkrimi ne kooperative merja nje kofshe mishi apo nje thes patate (!), kjo nuk ka ndodhur ne asnje rast te vetem. E theksoj: ne asnje rast. Gjithsesi, nderhyrjen tuaj e konsideroj vlere, sepse ne fund te fundit shprehni nje opinion tuajin, qe s’eshte e thene te jete i njejte me mendimin tim. Respekte!

    • Te lumte Z. Shtembari, nje shkrim i shkelqyer! Nuk mund te mohoet qe ne ate sistem punuan fort shume njeres te ndershem dhe idealiste. Sot per fat te keq i vetmi “idealizem” eshte paraja!

  • Po mire o Dhimiter,ke qene nje perjashtim.
    Thase me patate ne Fier dhe peshk taze ne Pogradec merrte Fari Balliu.
    Filip Cakuli nuk kthente prape cfare te gjente,Nduja me gjela deti ne Lezhe ,por keto sherbimet e gazetareve kane qene nje pike uji ne oqean per ekonomine socialiste,se nga nje korrespondent kishin rrethet dhe hallall e kishin.Gjetiu qendronte e keqja me ekonomine socialiste

  • ”Derri”
    @demo, sa derr, qe je a i zi!
    Ku je ti e ku eshte i nderuari Shtembari! E merr vesh? Ja po ta them une, si ”babai” yt, mbase me kupton…
    Dhimiter Shtembari eshte gazetar klasi dhe pena e Tij ka mbushur me siguri qindra apo mijera m2 me shkrime, artikuj, reportazhe, poezi dhe me duket edhe romane…
    Nga komunikimi me shkrimtarin dhe gazetarin e mirenjohur, Dh. Shtembari, kuptohet se ti je nje gje e gjalle, ndersa ai eshte NJERI.
    Pa te pare e pa te njohur ty, ai te drejtohet:
    – I nderuari Demo!… dhe ne pergjigjen e dyte:
    -Faleminderit per pergjigjen, i dashur Demo! Nderime!
    Sa larg jeni nga njeri-tjetri! Ndersa Ai eshte i madh, i nderuar dhe i respektuar, i edukuar, me bote te pasur shpirterore, ti dukesh nje i vockel, paragjykues, nje amator ”politike”, kritizer, nje cinik dhe pse mos ta them troç une ty: -Ne komunikim je njeri brutal, i ngjashem me pasardhesit e nickname-it tim.
    Njeriu mund te kete ne shume raste te drejte, por kur nuk di te shprehet, kur nuk di te komunikoje, kur nuk mban ere njeriu, i humbet te tera dhe behet humbes, si puna jote, or ”demo”, prandaj ne se ke kohe, meso si te komunikosh, si te shkruash, se te tere po mesojne, ke marre vesh ti?
    E shkrova kete meszh per te ndihmuar pak, ”demo”. Ky ishte qellimi. Ti bej si te duash! Tungjatjeta!

    Zoti Shtembari, pershendetje!
    Faleminderit per kete shkrim, qe eshte nje homazh per njerezit e punes, per njerezit e perkushtuar, qe karakterizoheshin nga ndergjegje e larte ne kohen e rinise tone gjate sistemit te kaluar. Kudo ka patur si e nderuara dhe e ndjera Naile Bali ne cdo cep te Shqiperise, ne cdo fushe te jetes shoqerore. Keta njerez jane frymezim per te tjeret e sidomos per brezin e ri.
    Sot perseri gjen njerez te ndergjegjshem e te perkushtuar, por nuk pergjithesohen.
    Institucionet jane zene me dekorimet e ish te perndjekurve, diversanteve, banditeve…, mediat kane boll material per kronikat e zeza, per reklamat dhe keshtu koha rrjedh…
    Nje konstatim, ne mundeni t’a pranoni: -Sipas meje eshte e panevojshme nje sentence te perseritet disa here dhe konkretisht “…i dha gjithçka, pa i lypur asgjë”.
    Mendoj se e njihni nje tjeter grua te ngjashme me Nailen. Zoica Sema quhet. nga Lushnja, kryetare kooperative e deri deputete e Parlamentit te kohes per tri legjislaturat e fundit. Jeton ne Tirane me nje pension qesharak, ndersa borgjezet e rinj me rrogat nga taksat e fukarenjve kane vila e llogari bankare…
    Do te isha i befasuar te lexoja dicka me shume nga pena juaj per kete heroine te Myzeqese, ne se ka mundesi!
    U pershendes dhe uroj gjithe te mirat e mundeshme, i njohur dhe i panjohuri im i admiruar!

  • O Derr!Une Derrit daje nuk i them as ne ate kohe,as ne kete kohe.
    E keqja ketij populli i vjen ngaqe i thote derrit,daje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *