Detyrim për vaksinën? Propozimi i Binos: Duhet për institucionet qeveritare, shëndetësore dhe arsimore

Edlira Shehu

Mutacioni Delta po kërcënon çdo ditë e më shumë me shpejtësinë e përhapjes së tij edhe Shqipërinë, e cila deri më tani ka vaksinuar vetëm 30 % të target grupit që duhet të vaksinohet.

Silva Bino, shefe e departamentit të Sëmundjeve Infektive thotë se duhet të kemi një mbulesë vaksinale 90 % pasi virusi po përhapet më me shumë shpejtësi se sa ritmet e vaksinimit.

Duke shprehur mendimin e saj personal bazuar dhe në eksperiencat me sëmundjet infektive, Bino thekson se ka ardhur momenti të përdoren mekanizma detyrues.

“Fushata e gjata të lodhin dhe ka një relaksim të njerëzve që nuk shkojnë me vullnet”, tha Bino.

Por a duhet edhe Shqipëria të ndjekë të një njëjtin model si Italia apo vende të tjera që nuk lejon frekuentimin e bareve restoranteve apo transportit publik nga persona të pavaksinuar ?

“Duhet të ketë mekanizma detyrues, ndoshta jo t’i privojmë nga jeta sociale megjithëse restorantet janë burim i përhapjes, por institucionet arsimore, qeveritare, shëndetësore”, deklaroi Bino.

Për këtë duhet të ketë një vendim nga komiteti i ekspertëve pasi si në strukturat shtetërore edhe në ato arsimore ka punonjës që hezitojnë të vaksinohen.

 

e.sh/Dita

Share This Article
5 Comments
  • Prostitutat edroga të vaksinohen vetë, motrat vajzat e veta në të gjitha vrimat që duan me vaksinën e edrogës

    Me ne të tjerët i pret plumbi po e krruajtën

  • Po dhe ata vaksinohen me uje fiziologjik live on Tv ndersa pjesa tjeter jane kavie laboratories me te cilat jane duke u bere eksperimente qellimi I te cilave akoma nuk dihet por njerezit jane kthyer ne shifra dhe jo emra.Shkoni provojeni te beni vaksinen ju kerkojne ID dhe ne vend te emrit shkruajne numrin e identifikimit ose nese keni ndinje paqartesi psh telefonojne dhe thone kjo karta me x……….o numra identiteti duhet te vaxinohet tek filan qender sepse nuk e kal ky distrikt.S’ka me emera tani ka vetem numra tamam si delet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *