Procesi i regjistrimit të emigrantëve shqiptarë pritet të shoqërohet nga sanksione për ata që nuk bëhen pjesë e tij. Ligji i depozituar në Kuvend parashikon detyrimin për të bërë regjistrimin fillestar të adresës brenda 180 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit.
Nëse nuk bëhet deklarimi, atëhere emigrantëve shqiptarë do t’u refuzohen shërbimet në konsullata. Refuzimi i ofrimit të shërbimeve nga konsullatat shqiptare për emigrantët zgjat deri në momentin kur plotësohet detyrimi për deklarimin dhe regjistrimin e adresës së banimit.
Qeveria ka zyrtarizuar me projektligj procesin e njoftuar në fund të vitit 2015 për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë. Ky proces pritet të mundësojë jo vetëm zbatimin e së drejtës së votës nga emigrantët në zgjedhjet e ardhshme por edhe ofrimin e mundësisë së përfitimit të shërbimeve të shtetit shqiptar, pa pasur detyrimin e paraqitjes fizike nëpër konsullata.
Numri i saktë i shqiptarëve që jetojnë në emigrim është ende një e dhënë e pakonfirmuar zyrtarisht.

Kjo eshte nje gje shume e rrezikeshme per shqiptaret ,sepse adresat e tyre mund te perfundojne ne duart e krimineleve,mafiozeve etj…
A nuk ishte rasti djeshem qe kriminelit i sherbente nepunsi i shtetit shqiptar duke i ofruar informata….
Ne duart e nje shteti kriminel te dhenat e emigranteve do te perdoren per qellime te mbrapshta
ku, dhe si do behen keto regjistrime,prap neper rradha ne?
Shtetl shqiptare nuk ke te drejte te vjedhe emigrantet. 100% e emigranteve e kan vene koken me traste dhe Jan bere me dokumenta fal zotsise she sakrificave te panumerta. Shteti nuk I di sa emigrante ka, ku I ka, dhe a Jane apo jo me letra. Deri me sot nuk ka ekzistuar ndonje emigracion me kontrate pune midis qeverive, per shqiptaret…..etj. Aterhere shteti ca kerkone nga me Taksa???? Apsolutishte JO JO JO. Kur shteti ti dergoje me kontrate pune shqiptaret neper bote, ose kur te futen ne Europe, qe nga ajo dite mund te filloje. Te tjeret te mos e mare mundimin se nuk ka per te degjuar njeri qeverite hajdute qe vjedhin popullin e vet, pra shqiptarin, dhe I japin pasurite natyrore te shqiperise per te huajt. Shkurte e kane kthyer me tregeti dhe prone te te huajve edhe balten e shqiperise, dh shqiptaret te gjithe ne skllever.
TURP