Detyrimet e pashlyera, Ministria e Financave do të nisë shlyerjen e faturave

anazapta

Sapo kësti i parë i miartuar nga FMN të mbërrijë në arkën e shtetit, qeveria do të nisë shlyerjen e faturave për biznesin. Huaja e miratuar vetëm pak ditë më parë nga Bordi i Drejtorëve të FMN, që të marrë fuqi ligjore dhe të fillojë ekzekutimin, pritet që brenda javës të kalojë për miratim në Qeveri dhe më pas të ratifikohet nga Kuvendi. Me miratimin e kësaj marrëveshje, qeveria shqiptare garanton bizneset për shlyerjen e faturave të prapambetura, proces i cili, sipas burimeve nga Ministria e Financave do të nisë shumë shpejt. Po sipas këtyre burimeve, tashmë nga ministritë e linjës po shqyrtohen dhe verifikohen të gjitha faturat e pretenduara nga biznesi, që më pas t’i kalojnë thesarit të shtetit për të kryer pagesat. Vetëm 3 muaj më parë të gjitha kompanitë, të cilat pretendonin se kanë kryer punë apo shërbime publike dhe nuk janë paguar bënë vetëdeklarimin e tyre pranë Ministrisë së Financave. Këto pretendime u shqyrtuan nga kompania  audituese, “Deloitte”, e cila mbylli këtë proces me një raport final, ku rezultoi një vlerë prej 24.6 miliardë lekë, ndërsa sipas qeverisë ky borxh arrin në  mbi 72 miliardë lekë.  Ndërkohë  është miratuar një strategji për shlyerjen e këtyre detyrimeve, ku vetëm për 2014 janë parashikuar të shlyhen 35 miliardë lekë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *