Detyron vajzën të gëlltisë 104 kapsula kokainë, do ta përdorte për transport

Ornela

Një burrë nga Kolumbia ka detyruar vajzën e tij vetëm 11 vjeçe të gëlltitë dhjetëra kapsula kokaine. Vogëlushja pas qëndrimit një ditor te babai i saj, kur u kthye te e ëma u shtrua urgjentisht në spital me dhimbje të forta stomaku.

Fëmija iu nënshtrua menjëherë një operacioni, ndërsa mjekët zbuluan se 11 vjeçarja kishte konsumuar plot 104 kapsula kokainë. Aktualisht vogëlushja është në kujdesin intensiv të mjekëve dhe është marrë nën mbrojtjen e shtetit.

Sipas policisë, vajza do të duhej të vepronte si një “mushkë” për të transportuar kokainën në Europë, ndoshta në Spanjë. E vogla, në fakt, sipas tregimit të nënës së saj do të udhëtonte për në Europë në ditët e ardhshme. Autoritetet kolumbiane kanë ofruar një shpërblim prej 20 milionë pesos, rreth 7.400 euro, për atë që do gjejë babain e vajzës i cili është shpallur në kërkim.

Shuma e ofruar nga autoritetet paraqet një shifër prej rreth tridhjetë herë më shumë se paga mesatare. “Ky rast është jonormal – tha drejtori i Institutit kolumbian i Mirëqenies së Familjes, Jhon Arley Murillo – ne do të marrim të gjitha masat për të dhënë mbrojtje për këtë fëmijë dhe për të ndarë atë nga konteksti familjar i dëmshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *