Partia Demokratike, (PD) më e madhja në opozitë në Shqipëri dhe kryetari i saj, Basha ndodhen para marrjes ose jo të një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tyre: të përjashtojnë apo ta mbajnë liderin e tyre historik Berisha në grupin e tyre të ri parlamentar?
Tanimë nga SHBA kërkohet qartë që lideri historik i PD, ish-kryeministri dhe ish-presidenti, Sali Berisha, të mos jetë pjesë e deputetëve të PD në parlamentin e ri.
Kërkesa vjen pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, (DASH) për shpalljen e Berishës “person i padëshiruar”, të cilit për shkak të “akteve korruptive që cënojnë demokracinë në Shqipëri” i ndalohet hyrja në territorin e SHBA.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, i bëri presion PD të premten, (30.07) të përjashtojë ish-kryetarin e saj, Sali Berishën, nga deputetët e grupit të ri parlamentar, të dalë nga Zgjedhjet Parlamentare 2021.
Në një deklaratë për gazetarët, të dhënë në selinë e PD, pas takimit me kryetarin e saj Lulzim Basha, ambasadorja amerikane Yuri Kim, theksoi të premten “përgjegjësinë e kryetarëve të partive për të siguruar që kur të futen në parlament të shoqërohen nga anëtarë që meritojnë të përfaqësojnë Shqipërinë”.
Edhe pse ambasadorja amerikane nuk përmendi emrin e Berishës në deklaratën e saj për gazetarët nga selia e PD pas takimit me Bashën, nuk kishte asnjë ekuivok, që e kishte fjalën për Berishën, në kontekstin e cilësimit të tij nga DASH, “person i padëshiruar, që ka kryer” akte korruptive që cënojnë demokracinë në Shqipëri.”
Në urdhërin ekzekutiv të Presidentit amerikan, Joe Biden, në fillim qershorin e këtij viti, për pezullimin e hyrjes në SHBA dhe bllokimin e pasurive të personave që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, korrupsioni u konsiderua ”cënim i sigurisë kombëtare të SHBA ndaj miqve dhe aleatëve të saj, përfshirë edhe Shqipërinë.”
Vetë Sali Berisha, i rizgjedhur deputet i PD, në Zgjedhjet Parlamentare 2021, ka deklaruar pas vendimit të DASH ndaj tij se “pret me padurim të jetë në Parlamentin e ri.”
Kim: Ironi historike, tragjedi për Shqipërinë
Nëse kjo ndodh ambasadorja amerikane Yuri Kim parashikon të jetë “ironi historike, tragjedi për Shqipërinë”. “Nëse PD “do të hante bar” për hir të interesave të një njeriu,” sqaroi ajo më tej në deklaratën për gazetarët.
Berisha përsëriti të premten, (30.07) se “është deputet që do të ulet krenarisht në vendin e tij në Parlament me një motivim më të madh se asnjëherë tjetër. Asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën të përmbushë misionin që i kanë besuar zgjedhësit shqiptarë,” theksoi ai në një njoftim për shtyp.
PD: Drejt të ardhmes apo e ngulur tek e shkuara?
Kryetari i PD, Lulzim Basha, që fitoi mandatin e tretë për të drejtuar PD në zgjedhjet e 13 qershorit të këtij viti, pas tre humbjesh radhazi të zgjedhjeve, nuk ka dhënë deri më tani asnjë sinjal në drejtimin që kërkojnë SHBA.
Ai ka bërë thirrje për “transparence faktesh nga DASH” dhe e ka cilësuar Berishën, ”udhëheqësin shqiptar që ka dhënë kontributin më të ꞔmuar për zhvillimin e vendit dhe forcimin e demokracisë,” cilësime që bien ndesh me vendimin e sipërpërmendur, ku arsyet e ndalimit të hyrjes në SHBA përcaktohen nga “akte korruptivë që cënojnë demokracinë në Shqipëri.”
Qëndrimi i deritanishëm i Bashës ndaj Berishës është i qartë edhe pse kreu i PD ka shmangur deklarime publike lidhur me këtë ꞔështje edhe pas rizgjedhjes së tij kryetar. Por tani atij i duhet ta zgjidhë atë brenda disa javëve, para 12 shtatorit kur fillon punën Parlamenti i ri.
“Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por edhe që të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të shkuarës,” theksoi ambasadorja amerikane Yuri Kim, në deklaratën e saj për mediat.
Qëndrimi i deritanishëm i Bashës ndaj vendimit të DASH parathotë vështirësi për të marrë vendimin e imponuar qartësisht nga SHBA, kundër “babait politik”, si shihet raporti Basha-Berisha, që nga 2013, kur ky i fundit dha dorëheqjen nga kryesimi 23 vjeꞔar i PD pas humbjes së Zgjedhjeve Parlamentare dhe pasardhës u zgjodh Lulzim Basha.
Pas presionit të fuqishëm të SHBA pritet që forumet e PD të marrin vendim për zhvillimin sa më parë të votimit nga anëtarësia pro ose kundër hyrjes të Berishës në Parlamentin e ri.
Marrë me shkurtime nga DW

Te gjithe te tjerte nuk jane ndryshe nga sivllai i tyre Sali Berisha, por keto duke luftuar Berishen done te krijojne alibine e tyre ne kriminalitet e tyre dhe te çvendosin vemendjen.
TE GJITHE JANE NJELLOJ.
TE GJITHE DUHEN FSHIRE ME NJE FSHESE TE FORTE.
Shqipria ka nje rini me te mire se keto dhe me te pregatitur.
Jo vetem Saliu por edhe Rama , Meta , Basha e kompani duhet te qerohen nga politika .Duhet pa tjeter te marin fatet e Shqiperise te rinj me principe perendimore .Kemi 30 vite qe keta zybere hajdute minojne integrimin e Shqiperise ne BE .Arsenals dihet, Jane me se te qarta
zoti Thano do ishte e drejte qe kur nxjerr te tilla foto te Berishes nxirr ndonje foto te Bablokut duke thith miell
Diku duhet filluar kjo pune pa kaluar ne persona te tjere.Thurja fillon te c’thuret me lehte.Ambasadorja amerikane ka plotesisht te drejte.
Po u denu Daktorri, kush:
1. Do perfaqsoje te “Djathten”, ngelem pa na kthy pronat!
2. Kush do denoje Nexhmijen e Ramizin per luften e klasave?!
3. Cfare do behet me tallavane?!
Bujar Qamili e Sinan Hoxha nuk do kendojne me?!
4. Serbia me Greqine nuk do fshihen me, do na kercenojne hapur!
Ngelem jetime prape.
Kane per te hap kooperativat e do vejne me dhij.
5. Ngeli Lek Plepi, Stresi e Greta Koci pa u be deputet!
6. Lul Bashen vetem, do e hajne me gjithe breke, do na perfundoje te dritat e Amsterdamit!
7. Po Vjollca Vokshi, Grita Duma, Ciljeta, Tritan Shehu, Jemin Gjana! Cfare do behet valle!
Fatkeqesi!
I shoh te gjithe keta te Dritat e Amsterdamit!
Mjerim!
Po Edi Rama, Erjon Brace, Eliza SpiroPali, Taulant Balla si do e mbajne me pushtetin?!
Do shesin fiq me Erjonin?!
RRezik thiRRi RRahmani Kosova do të ndahet
Jo vetem Saliu por edhe Rama , Meta , Basha e kompani duhet te qerohen nga politika .Duhet pa tjeter te marin fatet e Shqiperise te rinj me principe perendimore .Kemi 30 vite qe keta zybere hajdute minojne integrimin e Shqiperise ne BE .Arsenals dihet, Jane me se te qarta
Basha nuk e jep Berishen, do te jape doreheqjen.
krimet e Berishës i ka zbatuar Basha ,nga krimet e Bashës ka fituar Berisha .Të dy vendinin e kan në HALE,përfshi dhe Ilir Metën dhe Monika Kaa…..ryemadhi……
Qe te pastrohet politika shqiptare nga te korruptuarit e te kriminalizuarit SHBA e BE duhet ti kerkoje SPAK te hape hetimet ndaj banditeve e cvatesve qe sundojne politiken dhe biznesin shqiptar si rama, berisha, mediu, e nano me gramozin me shoke ne hije biznesmen (granites) . Vetem atehere ndertohet shteti i se drejtes dhe hapen vende pune. Cbllokimi i miliarda dollareve ne bangat mafjoze do tish nje hap drejt BE. C’do justifikim con uje ne mullirin e mafjes
Jo sot, neser mbrema, eshte i madh e nuk e durij dot, i thoshte nusja naten e pare te marteses te shoqit.
Ne dac sot, na dac neser mbrema, ky eshte, nuk ndryshon, prandaj leri nazet, po hec……i tha i shoqi.
Edhe Luli kot ben naze sikur e mbron Salen dhe e shtyn per ne Shtator.Ne dac sot , ne dac ne Shtator ne hale do perfundoj Sala…..
Jo sot, neser mbrema, eshte i madh e nuk e duroj dot, i thoshte nusja naten e pare te marteses te shoqit.
Ne dac sot, na dac neser mbrema, ky eshte, nuk ndryshon, prandaj leri nazet, po hec……i tha i shoqi.
Edhe Luli kot ben naze sikur e mbron Salen dhe e shtyn per ne Shtator.Ne dac sot , ne dac ne Shtator ne hale do perfundoj Sala…..
Fajet i kane propozuesit e Salihut,Fajet i kane edhe votuesit e Salihut.Fajin duhet pranuar kur e ke bere me qellim ten keq e synim te shemtuar.Pas gjithe kesaj “hallakame” Amerikane, nuk duhet hamendje.Por shkurt e shqip,Gebimet, edhe pse te qellimshme dhe me vones, duhet korigjuar doemos.
Ku ka mendere Zonjeza Lulushe ta nxjerre jashte Salen
Zonjeza Lulushe per te berre kete duhet te burrerohet pak pra te dale nga rrethi i LGBTetj ndryshe le te veshe ndonje fustan dhe te qeroje patate kur e xhiron Aurela e cila eshte me burre se i shoqi
Është një zinxhir me katër hallka në qafën e shqipëtarëve, zinxhir i kusarisë së papërmbajtëshme deri në marrëzi, këto hallka janë Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama dhe
ky zinxhir nuk funksionon në qoftë se do të këputet vetëm një hallkë prandaj
këta të katër s’mund të bëjnë pa njëri tjetrin, janë komplomentarë të njeri tjetrit dhe
të më thoni , a mund të bënte në 2013 Edi Rama pa Ilir Metën me gjithëse për bllokun e tij të kusarisë ngriti dhe çoj në grykën e pushkës dhjetra mij protestues dhe la , mbasi u fsheh, katër të vrarë?
Njerëz, në qoftë se Sali Berisha do të ishte tërhequr nga aktiviteti politik para 25 prillit, të jeni të sigurt që me dhjetra mijë vota pro horrit Edi Rama qenë nga përdorimi prej tij i Sali Berishës si dordolec elektoral me frikën reale për çdo shqipëtar që po të fitonte PD do të sundonte kafsha Sali Berisha dhe po ti shtohej dhe haleati i tij i LSI kusari Ilir Muta atëhere frika ishte reale.
Unë mendoj që PD do të fitonte patjetër në qoftë se do të qëronte Sali Berishën nga radhët e saj dhe s’ do të bënte haleancë me Ilir Metën dhe kalbësirat e llojit Fatmir Mehdiu dhe
dyshoj që ka një haleancë të fshehtë midis Lul Bashës dhe horrit Edi Rama që duke mos distancuar PD nga kalbësirat Sali Berisha dhe Ilir Meta e kompani, që të hidhte në prehërin e Edi Ramës me dhjetra votues që urrenin Edi Ramën por me të drejtë i trëmbeshinn izhdërhas Sali dhe
a e kuptoni që përsëri Edi Rama nuk bën pa Ilir Metën president sepse me karikaturën presidenciale mjerane të Ilir Metës në sfondin politik, karikatura groteske kryeministrore Edi Ramës duket si portret i një burri shteti normal me parimin shqipëtar sundues në mentalitetin ton të së keqes më të vogël kur të gjithë kryepolitikanët janë si shkopinjë të zhytur fund e krye në hale por të duhen dhe njërin do ta nxjerësh nga haleja për ta përdorur kur nuk ke asnjë shkop të Maliqit pa përlyer jashtë halesë së kusarisë dhe korrupsionit dhe Edi Rama e di mirë këtë dhe e do Ilir Metën president dhe
jo vetëm Ilir Metën president por Edi Rama edhe Sali Berishën, të jeni të sigurt, e do deputet, mundësisht kryetar të grupit parlamentar të opozitës sepse
njeri i thjeshtë, Sali Berisha do të arrestohet së shpejti pa mburojën parlamentare dhe në qoftë se prokuroria do të vendos marjen në përgjegjësi penale të këtij individi, të jeni të sigurt se zinxhiri me një hallkë të këputur nuk funksionon dhe
Edi Rama e di mirë që ajo strukturë që do të verë në bangon e të akuzuarëve Sali Berishën nuk ka pse të mos verë para akuzës edhe Edi Ramën që në shumë drejtime ja ka kaluar edhe Sali Berishës, mjafton të hetohet vetëm përplasja parazgjedhore me armë në rrugët e Elbasanit deri në daljen gebelsjane të Edi Ramës në studion TV,për të provuar që kjo përplasje banditësh me viktima e të plagosur është pasoj direkte e patronazhizmit të Edi Ramës për blerjen kriminale me para në dorë të votave dhe pjesa më e flliqur është dalja kriminale e Edi Ramës për të përfunduar nga pikpamja mediatike fshirjen e gjurmave të krimit të tij elektoral me një humbje jete nisur në mënyrë kriminale nga policia dhe prokuroria e tij patronazhiste në vëndin e njgjarjes.
Përplasja në Elbasan është një 21 janar ku përsëri Edi Rama dërgon pasuesit e tij jo me duar në xhepa në pritën e PD , as me stilet pistolet, as me çadra pushkë, por të armartosur deri në dhëmb për të fshehur gjurmët e krimit zgjedhor me një krim akoma më të rënd ku paramilitarët e jashtëligjshëm të PD ishin vërtet në kushtet e mbrojtjes së nevojshme në momentin që u sulmuan me zjarr armësh nga paramilitarët trima të PS e urdhruar direkt nga horri Edi Rama që në këtë 21 janar elbasanas ka rolin e Sali Berishës madje edhe në dalja e tij Gebelsiane para kamerave qe tamam si dalja e Sali Berishës me mashtrime trashanike për opinionin publik në darkën e 21 janarit.
Të jeni të sigurt në qoftë se do varet nga Edi Rama , Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk do tu preket asnjë fijne floku, ata nuk mund të bëjnë pa njëri tjetrin dhe një “mandat e zezë” që do të bjerë mbi kokën e njërit prej
tyre do të jetë fundi i të tjerëve dhe
a e keni vën re heshtjen totale të Edi Ramës për çdo deklaratë të ambasadores Kim në lidhje me çështjen Berisha? Pse?
Vetem amerikanet munt ta heqin nga qafa e shqiptarve Sale komunistin. Po te jete per Lulin… ahaaaa…Po si nuk ju mbyll goja e qelbet ketije felliqesire? Si nuk e mendon si do ju veje filli i jetes dy kalamajve te tije??? Qe kane vjedhur e kane bere namin ne Shqiperi?? Familje HAJDUTE. Dhe Lili hajdute eshte. Namin ka bere me ate fondacjonin e saje. HAJDUTE dhe KRIMINELE