DW: Situata politike në favor të lindjes së një alternative opozitare

Bora Basholli

Opozita e re zyrtarizoi të premten në Parlament formimin e 2 grupeve të reja parlamentare për të mundësuar kështu funksionimin pothuajse normal të Parlamentit shqiptar me 102 deputetë. Sipas Kushtetutës duhen 140 deputetë pjesëmarrës në Kuvend.

Njëri grup quhet ”Grupi Parlamentar Demokratik” dhe drejtohet nga deputetja e Partisë Demokratike, (PD) Rudina Hajdari, e cila refuzoi vendimin e PD, në shkurtin e kaluar, për të hequr dorë nga mandati i saj parlamentar.

Në këtë grup bën pjesë edhe deputeti  i PD, Myslim Murrizi, që si Hajdari refuzoi të njëjtin vendim si edhe 6 deputetë që morën mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prej listës së kandidatëve për deputetë të PD, në zgjedhjet parlamentare 2017.

Grupi tjetër parlamentar opozitar, i quajtur “Grupi i Pavarur” është formuar nga deputetët e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, po nga listat e kandidatëve për deputetë dhe përbëhet po nga  8 deputetë.

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokratik, deputetja e PD, Rudina Hajdari dha të premten detaje për orientimin e grupit dhe synimet e tij. “Grupi Parlamentar Demokratik është formuar në përputhje të plotë me Rregullat e Procedurës së Parlamentit, ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Ky grup formohet sipas një orientimi të djathtë politik që synon zgjidhjen e krizës politike përmes reformimit të sistemit elektoral politik; përfaqësimin e vërtetë dhe  integritetin e demokratëve, të opozitës së qytetarëve në Parlament; integrimin e Shqipërisë në BE”  theksoi kryetarja e grupit, Rudina Hajdari.

Por po kaq e rëndësishme sa synimet e grupit duket edhe ideja e një alternative të re politike të djathtë. Rudina Hajdari e artikuloi mjaft qartë kur theksoi se „grupi i saj parlamentar po ecën drejt shndrrimit në një forcë të re politike”.

Situata politike – në favor të lindjes së alternativës së re opozitare

Situata politike në Shqipëri e favorizon idenë e Rudina Hajdarit. Janë dy opozita, që burojnë po nga PD, që kanë qëndrime të  kundërta ndaj angazhimit në procesin politik, pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale: opozita e re në Parlament deklaron pjesëmarrjen, tjetra, në rrugë e sheshe deklaron mospjesëmarrjen, për sa kohë nuk do të jetë larguar kryeministri Rama dhe nuk do të jetë ngritur një qeveri kalimtare që të „organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Krijimi i një force të re politike të djathtë do t’i lejojë opozitës së re parlamentare të regjistrohet në KQZ si subjekt politik, të paraqesë kandidatët e vet brenda afateve kohore të parashikuara në Kodin Elektoral dhe të përgatitet për fushatën elektorale.

Por shpresat që, opozita e re e përfaqësuar me grupin parlamentar demokratik dhe ajo e protestave, të marrin pjesë në zgjedhjet lokale si një opozitë e tërë nuk janë shuar.

Për me tepër zyrtarizimi i 2 grupeve parlamentare opozitare është shoqëruar me përsëritjen e apelit nga faktori ndërkombëtar, drejtuar PD dhe LSI , që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale si një opozitë e plotë.

“Opozita ka nevojë për të biseduar me njëra- tjetrën dhe me qeverinë për të gjetur një zgjidhje për një pjesëmarrje të plotë në  zgjedhje. Është koha për dialog,” apeloi këtë fundjavë Ambasadori i BE në Tiranë, Soreca.

PD – nuk do lejojmë zhvillimin e zgjedhjeve lokale

Por shenjat se palët mund të ulen në tryezën e bisedimeve ende mungojnë. Kryeministri Rama ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se „mandati që i kanë dhënë votuesit PS, të qeverisë vendin deri në 2021, nuk mund të negociohet.

PS nuk jep pushtet në tavolinë. Opozita të vijë në pushtet me anë të votës, konkurrimit në zgjedhjet parlamentare të rradhës, në 2021.”

Në aksionin e deritanishëm politik të opozitës janë vetëm protestat dhe jo dialogu. Protestat e saj antiqeveritare rifillojnë në muajin e ardhshëm, më 11 Maj.

Por përveҫ mospjesëmarrjes PD deklaroi së fundmi, se do “të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë”./DW

 

b.b/dita

Share This Article
8 Comments
  • Përshëndes “VEPRIMIN E PA VARUR””
    Shpresoj të jetë vërtë i p varur nga demoni i florinjtë dhe Xhada e pilitikë “”hop andej – hop këtej – – nga vjen era flori dhe kolltuk.
    Demokratët i uroj gjithashtu, të jenë vërtet demokratë, të pa infiltruar nga virusi SALI.
    BOLL KA VUATUR SHQIPËRIJA HALLE MADHE NGA KJO KOLERË POLITIKE.
    Shpresoj shumë, sidomos tek Rudina,që të ketë vizion njerëzor; se boll jemi zbetënur me cinizmin, halabakërinë, rrogancën dhe sidomos antishqiptarizmin prlamentar; që e demonstrojnë gjithë politiksit ku” shkëlqejnë ata që bëjnë çadra e demonstrata në çdo prag zgjedhjesh apo vlerësimi për Ebropë.

    • O cela,po mire mor doci i docerve opozita e ka bere balte dje,por sot keta mije kenetash e mizakali enveriste ramavicjane e dobicer te palles marksiste-leniniste ekstremiste veliajvicjane, te pa ngopur me superkorrupsione aqe sa ja perdhosen historine TIRANES, duke bashkejetuar me djallin e cadrave e te protestave per te vonuar Reformen ne Drejtesi, Vettingun dhe perdhosur ligjin e Dekriminalizimit, te tera keto me ze,figure e deshmi te gjalla,nuku paskan faj, apo beme dobicer qe t’u ngjaje i thone kesaj zhgaravines tuaj? A din ti se binjakezimi me krimin do te thote bashkefajesi? Ramavicerit e kthyen Tiranen ne nje qytet te tejngarkuar me betone duke i shkaterruar historine shekullore nga pangopesia me leke te piset e pushtet brenda djallit,me ppp-te e shoqeri mafjoze koncesionare, ku ky docer i docerve i grabit taksapaguesve miljona dollare me fuqine superkorruptive te pushtetit nga kryebashkjak i Tiranes ne krieminister te qeverise mashtruese, korruptuese deri ne palce. Ne kete konteks,per cfare zgjedhjesh mund te flitet kure te gjitha pushtetet jane nen sundimin e ramavicerve, e sozive te tije iliro-berishjane? Nje krim i pa denuar eshte nje krim qe vazhdon, qe nuke duhet injoruar e bere avokatij,por denoncuar, hetuar dhe ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve, ne sherbim te vetes, familjes dhe Shqiperise veret te Lire e Demokratike dhe ne Progres Njerezor. Nese nuk e keni kuptuar ju o docerit e docerve e ju o mije kenetash dhe ju o bijte e eterve te diktatures komuniste qe mbi supe ju rendojne mijra krime e superkorrupsione me deshmi te gjalla, sa istitucionale,e medjatike aqe dhe me shume popullore qe Drejtesia do te BEHET,doni po nuk doni ju, ku eshte e shkruar e zeza ne te bardhe. Tika-rak, tik-tak, tik-tak, tik-tak, tik-tak……Koha hecen,ate nuk ka force qe ta ndale, brenda e jasht Shqiperise, se e ka bekuar Zoti. Nuk ka leke te piset e riciklim brenda djallit ne te tre pushtetet qe t’u shpetoje nga bange e Drejtesise. Besoni, binduni e ndaluni ne pangopesite e ligsite tuaja sa nuke eshte vone dhe refehuni, qe SOVRANI, SHBA, BE e Ligji dhe Zoti t’ju meshirojne.

  • Te treja partite kryesore ne Shqiperi nuk jane parti,jane klane mafjoze ne lufte per pushtet, Udhehiqen nga padrinot Rama,Meta,Lulezim Bashe-Berisha. I uroj sukses Rudines dhe njekohesisht kujdes nga hijenat e larte permendura.
    Neqoftese partia e saje,partia e re qe po krijon, do kete ne mesin e saje “kuadro”nga e kaluara, atehere Pirdhi ne te moj vajze,edhe ti je njesoje si ata.

  • Kjo opozita e re eshte alibija e re qe ´miqte ´nderkombtare te shfajsojne vetin per mutsihane qe kane bere ketu!
    Ju duhet pa tjeter nje ´fitoré te Hajdarit!

  • Nuk e lene Te Huajt (te Fortet)

    qe Shqiptaret te vendosin mbi politikat e tyre ,jeten e tyre
    te ardhmen e tyre .

    Edhe ky oportunitet i krijuar per Opozite te Re ,
    nuk besoj do lihet ne deshiren e shqiptareve por
    si gjithmone do t’i jepet Forma dhe Permbjatja qe
    i intereson Te Forteve ,
    qe komandojne Politiken dhe Shtetin Shqiptare
    qysh mbas renies se sistemit socialist ne Shqiperi .

    Sigurishte qe ky eshte nji shanc i shkeputjes nga politika te BANDAVE KRIMINELE ne Politike

    sali berisha basha meta &zagare ewtj bastarde te medies qe i shkojne pas ne kto 30 -vjet ,por
    nqs shqiptaret lejohen nga Bota e Te Forteve te shprehin deshiren e tyre ,

    sepse dihet qe kto banda kriminelesh ne Politike na i rrasen po Te Fortet Miqte Tane Aleatet .
    Shpresojme qe te jen ngopur me pislliqet qe i ben ktij populli e t’na len te marrim pak fryme posjhte Qiellit tone Shqiptare

  • E gjithe politika Shqiptare eshte nje teater, me te njejtit regjizore. Thjesht ndryshojne aktoret dhe rolet. Keshtu ka qene, keshtu eshte e keshtu do te jete, deri sa te zgjohet ai popull aty e te kuptoj se thjesht po i tallin me iluzionin e demokraci e ndryshimit, i cili eshte thjesht nje shkerdhatokraci diktatoriale.

  • Shqiperia e lodhur sfilitur nga kjo politike i ka prure shume dhimbje ata po e kerkojne me cdo menyre qe te mundin deri tek destabilizimi i vendit Po si ka mundesi ca felliqesira qe koha po inxjerr perjashta si jashte qitja e kombit te mos mbajet qendrim kur keta spiune flasin ne tv per dhimbje qe do krijojne I kerkojme qeverise grupeve parlamentare qe menjere te marrin masa dhe me te gjithe forcen ti shtypi keta vemje turpi i vendit tone ca pritet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *