Dy partitë kryesore në opozitë PD dhe LSI drejtuan në bulevardin kryesor të Tiranës mijra mbështetës dhe simpatizantë të tyre nga e gjithë Shqipëria në një protestë kundër qeverisë Rama 2 dhe kërkuan dorëheqjen e saj.
Akuza kryesore e Partisë Demokratike (PD) dhe e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), e para e djathtë dhe dyta e majtë, është lidhja e qeverise aktuale me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Protestës kundër qeverisë iu bashkuan edhe disa parti të vogla opozitare, që nuk përfaqësohen në parlament. Me flamurin kombëtar si dhe atë të SHBA-së dhe të BE-së protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë. Drejtuesit e partive opozitare mbajtën fjalime para protestuesve me thirrje për të vazhduar protestat në gjithë vendin deri në rrëzimin e qeverisë Rama 2, e cila sipas tyre nuk është legjitime pasi “ka blerë me paratë e drogës dhe të krimit 20 përqind të 71 deputeve të PS” në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit të kaluar. Para protestuesve mbajtën fjalime të njëjtët drejtues të forcave politike, të paktën në dy dekadat e fundit. Narrativa e fjalimeve të tyre kishte edhe mesazhe antikomuniste duke u kthyer pas 27 vjet gjë që evidentoi për të panumërtën herë status quonë e elitës politike opozitare.
“Në emrin tuaj , të të gjithë shqiptarëve dhe të opozitës kërkojmë që Edi Rama dhe qeveria e tij ilegjitime të ikë” tha në protestë kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Në fjalën e tij ai tha se reforma në drejtësi nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe u kërkoi protestuesve të “vazhdojnë luftën” për një qeveri anti-mafie që do të ҫojë vendin “drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”
Protesta – test për mbështetjen e qytetarëve ndaj opozitës
Protesta e sotme konsiderohet si një tregues se sa mbështetës ka forca kryesore opozitare PD pas humbjes së rëndë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit të kaluar. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve PD-ja mori në ato zgjedhje vetëm 30,63 të votave të elektoratit kurse PS 41,6 %. Përjashtimi prej listës së deputetëve nga lideri i PD-së Lulzim Basha i personaliteteve të kësaj partie, që nga ish-kryetarja e Parlamentit Topalli, ish-kryetari i grupit parlamentar Patozi, ish-ministrja e Integrimit Europian Bregu, që kanë qëndrime kritike ndaj Bashës për mungesë demokracie dhe manipulim të votave në rizgjedhjen e tij kryetar pas humbjes së zgjedhjeve të verës së kaluar, konsiderohen nga analistët e Tiranës si faktorë që kanë ulur ndjeshëm mbështetjen e elektoratit të djathtë ndaj PD-së.
Burime të pavarura e vlerësojnë diku mes 8-10 mijë numrin e protestuesve, pothuajse të njëjtë me atë në protestat e PD-së verën e kaluar, në “Çadrën e Lirisë” të ngritur për tre muaj përballë ndërtesës së Kryeministrisë për të kërkuar të njëjtën gjë: dorëheqjen e qeverisë Rama 1, e cila sipas PD nuk garantonte “zgjedhje të lira dhe të ndershme” për shkak të lidhjes me krimin e organizuar. Edhe në protestën e sotme protestuesit ishin në shumicën e tyre militantë dhe mbështetës të PD dhe pative të tjera në opozitë.
Munguan qytetarët e zakonshëm, pa vokacion politik. Burime nga PD u shprehën për 30 herë më shumë pjesëmarrës duke e ngritur numrin e tyre në 300 mijë vetë. Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë shifër zyrtare për numrin e pjesëmarrësve. Në një njoftim për shtyp,
Ministria e Brendshme bëri me dije se policia e shtetit ia doli mbanë të administrojë lëvizjen në akset rrugore “të 70 autobuzëve dhe 90 minibuzëve, furgonave dhe automjeteve të tjera që sollën nga 12 qarqet e vendit protestuesit në Tiranë”.
Policia e shtetit në gatishmëri të lartë.
Rreth 1.500 forca policore dhe misionet ndërkomnbëtare që asistojnë policinë e shtetit siguruan zhvillimin e protestës pa incidente. Ato kishin krijuar një kordon para ndërtesës së kryeministrisë dhe përreth saj ndërkohë që në tarracën e kryemnistrisë kishin zënë vend snajperat. Vendi i protestës së sotme risolli në kujtesën e qytetarëve 21 janarin 2011 kur u në protestën e organizuar nga PS, atëhere në opozitë, u qëlluan me armë zjarri nga policia dhe mbetën të vrarë 4 protestues të paarmatosur, kur ministër i Brendshëm ishte lideri aktuali PD, Lulzim Basha. Forcat e policisë qëndruan në gatishmëri deri në shpërndarjen e protestuesve.
Akuza të opozitës ndaj ambasadorit amerikan dhe kreut të delegacionit të BE në Tiranë
Protesta e sotme u parapri nga akuza e ish-kreut të PD-së, Sali Berisha ndaj ambasadorit të SHBA dhe ndaj kreut të Delegacionit të BE-së në Tiranë. Në një program të ndjekur televiziv Berisha deklaroi se ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin “janë bërë palë me kryeministrin Rama, e mbrojnë atë dhe nuk lënë rast pa sulmuar opozitën”.
Në këtë kontekst kryetari i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje sot ambasadorëve që të kenë parasysh që Shqipëria aktuale është “një diktaturë europiane”. Por muajin e kaluar Jahannes Hahn, Komisioneri i BE-së për Politikat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë së Mirë deklaroi se Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe në prag të hapjes së negociatave të anëtarësimit me BE, nëse do të ketë rezultate konkrete dhe të pakthyeshme të reformës në drejtësi.
Në Shqipëri ka filluar vettingu i prokurorëve dhe i gjyqtarëve dhe është zgjedhur nga Parlamenti kryeprokurorja e përkohshme, proces i mbështetur nga SHBA-ja dhe BE-ja, por që sipas opozites është antikushtetues. / DW

dhe c’rendesi ka kjo shifer ,
numri idioteve apo i vandaleve te telekomanduar
prej krimineleve te bandave ps-lsi ne kte corbe qe gatuajn te tjeret ne kurris te popullit shqiptare ?!
ha mut tani Sali qeni
Ja si i dalin genheshtrat Sali ordinerit. Cdo fjale qe nxjerr nga goja eshte genjeshter.
Foli per 500 000 pjesemarres, e verteta eshte ndryshe.
Deklaroi se i gjithe populli do dale ne rruge per te mbrojtur te birin nga drejtesia, nje bllof tjeter shume i madh.
Nese ka nje fraze te vertete ne fjalimet e tij, kjo do te ishte e barabarte me pohimin e krimeve qe ka kryer.
Protesta e sotme eshte nje perpjekje e deshperuar per t’i shpetur gjykimit, ligjit. Ata njerez qe arrin t’i mbledhe pas vetes jane nje pjese e varfer qe jeton ne injorance dhe pjesa tjeter jane te verber ne urrejtjen e tyre ndaj komunizmit (duke ndjekur nga pas nje ish komunist te rregjur qe u transformua ne demokrat diktator).
Ato miliardat e vjedhura popullit dhe vendit qe flejne ne kontot e tyre neper bankat offshore keshtu do harxhohen, duke paguar njerez per t’i shfrytezuar si demonstrues ne rastin me te mire dhe koka turku kamikaze ne rastin me te keq.
Jam krejt i sigurte se, pjesa me e madhe e ketyre protestuesve, shkon thjeshte per gallate! Me kete opozite, qeveria aktuale, i ka te sigurta shume mandate te tjera! Pa u larguar Berisha, Mediu, e plot Berisher te tjere, ky vend nuk do te kete asnjehere opozite te besueshme!
Po ju qorrat prisni t ja fusi pordhes DW qe te jeni ne gjendje te dalloni sa njerez ishin ne proteste?
Kaq e zorshme eshte te shihet se fotografite jane bere shume kohe pa filluar mitingu,atehere kur njerezit sapo filluan te mblidhen.
Idiote te telekomanduar jeni.
Shtoni dhe 85 mije pemet,qe Erion Veliaj ka mbjellur ne Tirane
Analize me gjuhen e fakteve
ALI KOMIKET E SALI LUL CIZME… VIDOVDANIT …
Aresyeja kryesore e deshtimit te ” Bandes se Gangstereve”…
– Nga Alban Dega, Nju Jork
… Trupat tona po dermojne agresoret amerikane ne te gjitha frontet, deklaronte telalli i Sadam Huseinit, Ministri i tij i Informacionit Ali Komiku .
Cila ishte e verteta?
Shperthimet e raketave dhe predhave amerikane mbi Pallatin presidencial te Huseinit gjemonin ne sfond.
Kryeqyteti i Irakut, Bagdati kishte rene .
Sadam Huseini ia kishte mbathur si lepur neper tunelet e ujerave te zeza….
Fitorja e Sales dhe festa makaber e Vidovdanit ! …
Te njejten gje po degjojme sot nga Sali Berisha, Lulezim Basha, Monika Kryemadhi, Petrit Vasil Shkollperlumi, Edi Palokari… e krejt “Banda a Gangstereve” dhe Kapot e ” Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” per protesten e 27 janarit.
Te gjithe shpallin fitore!
Te gjithe festojne fitoren!
Po te ishin ne pushtet me siguri 27 janari do te shpallej feste kombetare, Festa e Vidovdanit !
Eshte festa me makaber ne Bote… Festa kryesore kombetare e Serbise !?
Cfare perfaqeson ajo ?
Disfaten me te madhe e me rrenimtare ne historine e Serbise. Diten kur ushtria serbe e udhehequr nga Car Llazari u shpartallua keqazi nga hordhite turke ne Vidovdan.
Mbi 100 mije eushtare e oficere te vrare e masakruar.
500 vjet roberi otomane !
Ndaj protesta e djeshme e opozites laramane shqiptare ishte nje deshtim me sukses te plote njesoj si ajo e 18 dhjetorit 2017. Fitorja e djeshme ishte Fitorja e Pirros, domethene Fitorja e Sales
Festimi i saj eshte njesoj si festa makaber serbe e Vidovdanit ! .
Pjesemarrja sipas saktesise gjermane te droneve ishte 8- 10 mije veta… Njesoj me 18 shkurtin e “Cadres” se krimit !
As nje e njezeta e aneterise se deklaruar nga vete lideret e partive pjesmarrese. Pra me pak se 5 per qind e anetaresise se tyre mori pjese.
Hiq kureshtaret, kalimtaret e rastit… Kokoshi katandiset ne me pak se nje thele!
E te gjithe kapot e “Bandes se Gangstereve” dhe “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” bucasin Fitorje !
Pse!?
Pse-ja e kesaj “total failure” deshtimi total ?
Pergjigjen e dha sot kryeavokati i Berishes dhe familjes se tij Z.Genc Gjokutaj ne ” 360 Grade” te Artur Zhej Kazanit mediatik te Sali Putinit “Ora News ” ku perballe argumenteve te Elisa Spiropalit u detyrua te pranoje se aresyeja kryesore e protestes ishte heqja e Adriatik Palles dhe zevendesimi i tij nga Kryeprokurorja e perkoheshme Arta Marku.
Edhe me i qarte u tregua po ne kete emision Arjan Cani kur tha se ” Ata nuk kishin rruge te tjeter ! Duhet te mbrojne kokat e veta nga drejtesia “.
Pra protestes i mungonte motivimi real qe eshte shpirti i cdo levizje popullore!
Krejt e kunderta.
Si mund ti perkrahte populli, perkrahesit apo anetaresia e painkriminuar kokat e krimit te organizuar, te kesaj
“Bande Gangesteresh”( “The Times” e “Independent” e Londres 7 mars 1997 ) te ” kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit ” ( “The New York Times”15 mars 2008 )
Si mund te mbahej ne detyre qofte edhe nje ore nje kryeprokuhor si Adriatik Palla me diplome te falsifikuar !?
Falsifikimi eshte nje krim i rende per nje ordiner. Kur behet nga nje kryeprokuror eshte megakrim !
Shtoj atij edhe te pakten 7 krime e vepra penale te tij kur grushtoi ne sy te qindra prokuroreve shqiptare kryetarin e Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise, Z. Shkelqim Hajdari, zhduku provat e genjeu!
Bashkangjiti atyre edhe heshtjen e Presidentit sakat nga trute i PDSH-se Bujar Nishani. Zhvejku i Sali Gerdec Otrantos, ai qe duhej te ishte garantuesi i Kushtetuetes se Republikes, Bujar Perishani jo vetem heshti, por mbuloi dhe beri protektorin e ketij krimi madhor per llogari te Kryepresidentit de facto Sali Berisha dhe bandes se tij.
A mund tu besohet ketyre Ali Komike… Nastradineve !?
Pse!? Berisha i katapultoi te dy ata ne ato poste jo per te bere detyren ndaj shtetit e shqiptareve por per te bere protektorin e tij e te bandes dhe Mafias se tij familjare e politike sic ka vepruar gjithnje ne keto 27 vjet te sundimit te vet Salikracise.
Shtoni edhe”qetesine e dashurine” per “gjysmagjelin 50/50 me Berishen”, Adriatik Pallen te kreut te Kuvendit Ilir Meta dhe buka behet mal krimi!
Tepsia behet Kazan !
Kazani behet Cisterne krimi e korrupsioni ….
A nuk vepronte keshtu edhe Mafia! e dale krejt jashte kontrolit e Al Capones, Corleones, Toto Rines, Lucianos e… fijet e te cilave arriten deri tek Il Capo dei Capi Xhulio Andreoti e co.
Kujt ti besojme !?
Sali , Lul, Mona Cizmes…e co.!?
Nastradin Saladinit apo syve tane !?
Ali Komikeve apo te vertetes lakuriq!?
A mund tu besohet Ali Komikeve Sali Lul Like Cizme Vasili, Palokari… pjelles bastarde te Vidovdanit e Beogradit, Athines Moskes , Dreqit e te bijve te tij qe ua bene Shqiperise e shqiptareve ate qe asnje pushtues e barbar as Pashici e Venizellosi, as Rankovici e Zerva, as Sllobodan Milloshevici e as Chinchizkhani… askush nuk do tua kishin bere ?
E rrenuan mbi 7 here dhe zhbene te pakten tri here shtetin shqiptar ne keto 27 vjet te Salikracise rrenimtare !
Enough it’s enough !
Shqiptareve u ka ardhe shpirti ne maje te hundes me keta bandite, me keta gangstere e me keta mafioze atdheshites e atdherrenues !
Boll me !
Kupa e durimit te shqiptareve eshte derdhur …
Boll me !