Shqipëria dhe Kosova u përfaqësuan në këtë takim joformal me kryeministrat në detyrë, Edi Rama dhe Isa Mustafa, Serbia me një kryeministër që së shpejti do të marrë postin e Presidentit, ndërsa Maqedoninë e përfaqësoi mandatari i qeverisë së re, Zaev.
Vendet e vetme të përfaqësuara me kryeministra “të plotfuqishëm”, ishin Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina. Por përfaqësuesja e BE për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini pretendon që edhe në këtë format të nxisë procesin e bashkëpunimit rajonal dhe të kontribuojë në zbutjen e problemeve të shumta mes vendeve atje.
Informaliteti i Edi Ramës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, erdhi në takim me veshje joformale dhe nuk dha ndonjë deklaratë para takimit me Mogherinin. Por veshja e tij joformale la përshtypje të madhe tek të gjithë gazetarët e shumtë nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe ishte ndër temat më të komentuara anësore.
Pas darkës së përbashkët me Mogherinin, Isa Mustafën nga Kosova, Aleksandar Vuçiqin nga Serbia, Denis Zvizdiqin nga Bosnje-Hercegovina, Zoran Zaevin nga Maqedonia dhe Dushko Markoviqin nga Mali i Zi, kryeministri i Shqipërisë në veçanti nënvizoi nevojën e bashkëpunimit rajonal dhe afrimit të vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.
Shqipëria do të kërkojë me një zë hapjen e negociatave
Sa i përket çështjeve të brendshme në Shqipëri, Rama tha se nuk është biseduar për to. “Por pas zgjedhjeve të 25 qershorit, qeveria dhe opozita do të kërkojnë me një zë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE”. Rama tha se nuk mjafton vetëm vullneti i vendeve të Ballkanit për afrim me BE, por edhe Evropa duhet ta tregojë këtë vullnet. Sa i përket Shqipërisë dhe rrugës së saj në këtë drejtim, ai mendon se dy momente janë shumë të rëndësishme: zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri dhe zgjedhjet në Gjermani, më 24 shtator.
Kosova në atmosferën zgjedhore
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaroi pas takimit bilateral me Mogherinin se me zonjën Mogherini ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm, por edhe për çështje, të cilat i presin Kosovën në të ardhmen. “Unë shpreha përkushtimin që Kosova, pa marrë parasysh se kemi hyrë në procesin e zgjedhjeve, do të ndjekë rrugën dhe perspektivën evropiane.”
“Mbetemi të përkushtuar për bashkëpunimin rajonal dhe për avancimin e raporteve tona me vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Mustafa.
Mogherini ishte e interesuar që në Kosovë të vazhdojnë proceset e nisura, pavarësisht faktit që ky vend është futur në fushatën parazgjedhore. Nërsa kryeministri, Isa Mustafa theksoi se “ne duhet të marrim disa vendime të rëndësisë themelore, siç janë demarkacioni, asociacioni dhe dialogu”. Partia Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas kryeministrit në largim do të “mbetet e përkushtuar që këto procese të shkojnë përpara, sepse nuk ka rrugë tjetër, e cila siguron liberalizimin e vizave.”
Demarkacioni kusht për liberalizimin
Mustafa theksoi se “demarkacioni mbetet kusht për liberalizimin e vizave”. Ndërsa lidhur me deklaratat e kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinaj, se brenda 3 muajve do të mund të bëhej liberalizimi i vizave, Mustafa tha: “Në qoftë se z. Haradinaj ka gjetur ndonjë instrument tjetër ai mund ta bëjë, por sa po shoh unë këtu në BE nuk ka ndryshim të qëndrimeve të tyre. Prandaj edhe në qoftë se sot do të ratifikohej nuk do të arrihet për 3 muaj të bëhej liberalizimi e jo më ratifikimi. Janë deklarata populiste, deklarata të fushatës”.
Vuçiq dhe problemet e Serbisë me Haradinajn
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq mendon se është mirë që Mogherini i ka ftuar liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në takim. “Me rëndësi është që të ruhet paqja dhe stabiliteti në rajon. Para nesh është një periudhë e vështirë, kur dihet se kryeministri i ri i Kosovës gati me siguri do të jetë Ramush Haradinaj”, theksoi Vuçiq.
Ai tha se për Serbinë është shumë me rëndësi që “të ruajë qetësinë dhe stabilitetin”. “Kjo deklaratë duket si frazë e pakuptimtë, por para nesh gjendet një periudhë e vështirë”, theksoi Vuçiq, i cili mendon se “është gati e sigurt që Haradinaj do të jetë kryeministri i ri i Kosovës”.
“Kjo sjell vështirësi dhe probleme të reja. Situata nuk është fare e lehtë dhe e thjeshtë, por besoj se do t’i tejkalojmë këto vështirësi”, tha ai. Vuçiq pohon se “ndaj Serbisë ekzistojnë aktualisht presione të ndryshme për përshpejtimin e procesit të zgjidhjes së çështjes së Kosovës”.
Maqedonia në prag të qeverisë së re
Mandatari i qeverisë së re në Maqedoni Zoran Zaev erdhi në Bruksel me një ekip shumë të vogël, por sipas burimeve tona, ai është pritur jashtëzakonisht mirë nga Mogherini dhe ishte ndër më të kërkuarit nga mediat. Në një intervistë për Deutsche Wellen, Zaev tha se shpreson që vendi i tij do të kthehet në rrugën e basnhkëpunimit edhe më të ngushtë me BE dhe se do të vazhdojë procesi i negociatave, për shkak se vendet e tjera të rajonit e kanë tejkaluar Maqedoninë, ndonëse ajo ka nisur negociatat në vitin 2005.
Por Maqedonia së pari duhet të bëjë konstituimin e të gjitha institucioneve. Zaev mendon se përbërjen e re të kabinetit qeveritar mund ta prezantojë javën që vjen. Sa i përket negociatave me partnerët shqiptarë, ai tha se më së shumti dallime ka aktualisht me Besën, por shpreson se edhe këto dallime do të tejkalohen dhe se do të krijohet një koalicion i qëndrueshëm, i cili jo vetëm që mund të zgjedhë qeverinë, por të vazhdojë edhe zbatimin e reformave. Zaev shprehet i bindur se në të ardhmen nuk do të ketë dhunë në Parlament, siç ndodhi pas seancës së fundit./DW




Une e shoh si domethenie kete sjellje. Te jemi korrekt nuk ishte ndonje takim zyrtar , por qe nuk ka bere mire kjo eshte e drejte gjithashtu. Sipas mendimit shqiptar ka te drejte se nuk mund te krahasohet me katundaret e ballkanit.
Haha…. edi mendon se po zevendesone leonardo davincin ne rroten e historise… pikto… politikan…. e shume e shume talente te tjera… perfshi edhe ate te llapaqenit dhe te te qenit kontravers me bemat e te tjereve qe i kopjon si birravec!
Edvin (Flutra) Rama e ka kuptuar me kohe qe s’ka rendesi per cfare flasin, rendesi ka qe te flasin. Pergjithesisht njerezia flet per karagjozet, keshtuqe edhe Edvin (Flutra) Rama, meqe nuk ka cfare te ofroje tjeter ben karagjozin.
Nuk u shkon mendja BE-se me Merkelin ne krye dhe gjithkujt qe e takon-formalisht-zyrtarisht se Edi Rama eshte nje halabak i rendomte, por cuditen me veshjen se ai duket si nje snob apo cfare ?! jo ai eshte nje halabak i rendomte rritur rrugeve te Tiranes se dhe ne shtepi me te atin nuk ka ndenjur dote..turp per ne ke kemi qe na perfaqeson ne Evrope vete halabal injorant dhe merr me vehte dhe ministra injorante dhe cupelina qe s’jane kerkushi dhe s’dine asgje..vaj vatani mjere mileti..
E,po! pse habiteni.Kryeministrin e kemi cun Tirone me orgjine nga Baldushku.
EDI RAMA u paraqit si karagjoz ose me sakte si barbon kur jetonte rrugeve te Francez. Fatkeqesisht keto 27 vjet nuk kemi patur as pushtetar dhe as qeveritar qe te na prezantojne si popull dhe shtet si duhet.
Kjo eshte nje fatkeqesi si popull qe nuk dime te zgjedhim per te vendosur ne kry te shtetit, qeverise dhe keshtu me rradhe njerezit e duhur.
Zgjedhim debila, maskarenj, mafioz, vagabonda qe nuk dine te bejne asgje si duhet, por vetem vjedhin dhe masakrojne ekonomine, pasurite kombetare dhe taksapaguesin shqiptare sic jane SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META dhe EDI RAMA qe ve kapak si derdimeni u fundit.
E keni gabim zoterinj te nderuar qe i hakerrei Edit.
Nese do i shihnit gjerat ne nje kend veshtrimi tjeter do i jepni te drejte per paraqitjen e tij ne ate takim.
Shabllonizmi nuk vlen ne cdo vend e ne cdo moment njelloj mendoj une .
Eshte njelloj sikur te vishesh shik me kepuce te kafta kostum kollaro dhe te ngjitesh perpjete malit te takosh nje tufe cobanesh te stanit tre muaj lerguar mjeker parruar.
Ata as qe e “rruajne” per ty et te shohin si” Ufo”….
Edhe “Evropi”K….a motit” kujtoni se na rrespekton sa mendoni ….bile ai ju ka treguar se ne kemi nje identitet nje dinjitet dhe nuk mund te silleni si me “Turkun”.
A e pate sjelljen e tyre ne krize politike ….por duhej “buldozieri”amerikan qe te merrnin rruge problemet .
Ne kemi cdo shtepi nje parti dhe po hame helm per vehte e per femijet ne vend te gjalpit e djathit e barkderrat nuk fryhen e vdesin prej dhjamosjes se tepert.Ketu po do u jap te drejte te revoltohi bile FORT!
mos ja qani hallin kalorsit se i varen kembet, mos shiko gunen po shiko punen qe eshte bere keto vite.ne nje dreke pune seshte e nevojshem te vishesh i sikur ke gellttur okllaine, ai e di me mire se ne portokollin ne kete rast.,kush me thote nga ju pse disa artiste kengetare ,dje bella nxjerin nje pjese delikate te turpeshme te trupit, kete e bejne per te terequr mediat te shkruajne nuk ka rende se cfar shkruajn ,po ka bere qe te tereq vemendien e mediave publikun etjer,edi ishte dcka me se normale,atje ku duhej i kollaritur ashtu shkoi.po ti shihni gjerat me qetesi nje bluze e trashe me motive ne nje kohe te ngrohte mund te jete veshur ne nje gjendie ethesh gripale,mos ja qani hallin ai di cben dhe ku,votoni edin ne qofte se doni vazhdimin e ndryshimeve qe ka bere vendi keto vite me edin kryeminster
Tasha, kot po te pyes une, si paguheni ju te zyres se Endri Fuges, me rreshta, me fjale, me numer komentesh, apo me dite pune? Me cfare e kishte mare LORA buken sot?
postoni komentin
Postoni komentin se Tasha nuk merr rrogen po nuk e pa Endri komentin.
plaku xhuxh ma xhuxh respekte kush do qe te jesh,une as shitem as blehem, nuk jam favorizuar as nga rama aq me pak sala,po te them dicka kam djalin me universitet,ka 3 femije i pa pune ,per arsye shendetesore me nje penson te buriit jemi te detyruar te jetojme ne diaspor mbasi semundia ime eshte e pa sherushme ,ndmojme pak djalin,pse jam pro rames shoh te vetmen shprese per te vene ne linja vendin,ndofta deri atere sjam ,faleminderit