Devi Muka shkarkohet nga Tirana

Dita

Devi Muka nuk është më drejtor i Tiranës. Klubi bardheblu, që do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, dje ka prezantuar për publikun projektin e ri, trajnerin e ri dhe njëkohësisht drejtorin e ri.

Në konferencën e djeshme për shtyp, ku presidenti Refik Halili ka folur për gjithçka, binte në sy mungesa e Devi Mukës. Ish-lojtari i njohur bardheblu dhe së fundmi drejtor sportiv nuk ka qenë i pranishëm, duke hedhur menjëherë dyshimet e para se çfarë kishte ndodhur me Mukën. 

“Muka nuk do të jetë më drejtor sportiv i Tiranës. Por, ai do të ketë një pozicion tjetër në klub” – tha Halili. Duket se trajneri i larguar Mirel Josa dhe drejtori sportiv Devi Muka kanë marrë një pjesë të përgjegjësisë për rënien e skuadrës për herë të parë në histori në Kategorinë e Parë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *