Ishte strehuar në Qendrën e Rehabilitimit të Viktimave të Trafikut në Tiranë prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, kapet teksa ecte në aksin rrugor në Devoll, 23-vjeçarja me inicialet V. T. Burime zyrtare nga policia vendore bënë me dije se vajza nga fshati Pojan i Korçës u lokalizua nga shërbimet në aksin Miras-Bilisht, ndërsa kishte qenë viktimë e trafikut për prostitucion. Pas kapjes vajza është dërguar në Komisariatin nr. 3 në kryeqytet, për t’u marrë në pyetje për shkaqet e arratisjes me 27 dhjetor 2013.
