Devoll, automjeti del nga rruga; humb jetën 45-vjeçari

Dita

Një person ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e daljes së mjetit nga rruga në fshatin Vërlen të rrethit të Devollit.

Sipas të dhënave, 45-vjeçari me inicialet G.Ll, ka dalë nga rruga me automjetin tip “Mercedes-Benz”, me targë “DV 1457 A”.

Si pasojë e goditjes ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga të dhënat paraprake mësohet se mjeti ka qenë duke dalë nga fshati Vërlen dhe drejtuesi udhëtonte i vetëm.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *