Kishte mbjellë 15 bimë opiumi dhe 12 rrënjë hashashi në oborrin e shtëpisë, arrestohet 56-vjeçari. Policia vendore njoftoi se ndaloi në flagrancë të dyshuarin Raif Xhaxhe, banues në fshatin Tren të Devollit. Pasi u ushtrua kontroll në ambientet e jashtme dhe të brendshme të banesës së tij, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 12 bimë të dyshuara si narkotike kanabis sativa dhe 15 bimë të dyshuara si opium. I dyshuari ka pretenduar se nuk i njihte këto bimë që kishin mbirë vetë në parcelën e banesës së tij.

EDHE NJE HERE PER HASHASHIN DHE MARIHUANEN
Opiumu eshte substance kimike, baze per transformimin ne heroine dhe morfine.
Bima ne gjuhen popullore quhet hashash apo lulekuqet qe shohim na ane te rrugeve.
Kultivimi i hashashit behet ne Afganistan, Turqi etj. Ne maturimin e boçeve te bimes, nga nje gervishtje me maje brisku rrjedh nje leng i bardhe qe eshte edhe baza e opiumit e me pas te heroines dhe morfines.
Marihuana eshte kanabis sativa e Lazaratit.
Eshte kaq e veshtire te beni diferencen mes tyre? Mjafton te futeni ne Wikipedia.