Devoll, përleshje me thika në rrugë, plagoset rëndë i riu

redaktor

Një sherr banal në mes të rrugës degjeneroi në përleshje me thika dhe me një 21-vjeçar të plagosur rëndë, që u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar. Kurse mëngjesin e djeshëm, policia e Devollit kapi në përpjekje për t’u arratisur nga vendi, të dyshuarin Ermal Fifo, 28 vjeç, banues në Kapshticë. Burime zyrtare nga policia shpjeguan se i ndaluari ka goditur disa herë me thikë K. K., banues në Bilisht pas sherrit, ndërsa po hetohen motivet dhe rrethanat. Fifo akuzohet për “vrasje e mbetur në tentativë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *