Strukturat e Komisariatit arrestuan në flagrancë të dyshuarit Geraldi Braholli, 19 vjeç dhe Eljon Sala, 20 vjeç, banues në Bilisht, si dhe u bë shpallja në kërkim e L. Gj., dhe L. B., pasi akuzohen për veprën penale të plagosjes në bashkëpunim. Burime zyrtare thanë se incidenti ka ndodhur pas një konflikti të çastit, në qytetin e Bilishtit, kur të rinjtë kanë goditur me mjete të forta, duke plagosur rëndë A. H., 23 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal, me plagë të shumta në trup, por jashtë rrezikut për jetën. Materialet për ngjarjen i kaluan prokurorisë.
