Devoll, tregtari nga Rakiçka arrestohet në kontrabandë mallrash

redaktor

Policia vendore e Devollit zbuloi një linjë të kontrabandës së mallrave nga Greqia apo Maqedonia për në Shqipëri. Burime zyrtare thanë se lokalizuan dhe më pas arrestuan në banesën e tij në fshatin Rakiçkë, të dyshuarin Martin Dulo, 26 vjeç. Sipas dosjes hetimore dhe verifikimeve të kryera rezulton se Dulo është i shpallur në kërkim në datë 2 maj 2014, nga ana e Drejtorisë Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “kontrabanda me mallra të tjerë”, teksa i shpëtoi ndjekjes së parë policore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *