Mesfushori veteran bie dakord me presidentin e Partizanit, Sallaku
Bledar Devolli është bashkuar me skuadrën e Partizanit dhe do të luajë me të që nga fillimi i vitit të ardhshëm. Mesfushori gjirokastrit është stërvitur prej ditësh në ish-kompleksin Dinamo me futbollistët e tjerë të Kukësit dhe mendohej se do ta vijonte karrierën me skuadrën verilindore, por dje arriti marrëveshjen me presidentin Lulzim Sallaku për të luajtur me skuadrën e kuqe. Pas nënshkrimit me Fatjon Tafajn dhe Sokol Ishkën, Devolli, i cili gjatë fazës së parë ishte pjesë e Shkumbinit në superiore, bëhet goditja e tretë e madhe e merkatos, falë së cilës vjen një tjetër rikthim te Partizani.