Dhe ata heshtën, e kishin të zenë gojën me qofte…

redaktor

Në takimin e fundit mes ekzekutivit dhe gazetarëve, sa mësuam nga vetë mediat, u tregua se në çfarë pike të ulët, problematike, cinike, vende vende shërbyese, janë marrëdhëniet mes gazetarëve dhe ekzekutivit në fuqi në Shqipëri.

Shembull më të trishtët nuk ka për gazetarët e rinj!

Kush i jep të drejtën etike ekzekutivit që t’i ndajë gazetarët në ata që ja vlen t’i ftosh dhe në të tjerë që as ja vlen t’i dëgjosh jo më t’i ftosh! Ku e gjen këtë të drejtë seleksionuese ndërkohë që ajo darkë është bërë me lekë buxheti dhe nuk është një darkë miqsh. Edhe Putini fton qindra gazetarë dhe ka sens demokracie jo kaq të ngushtë.

Si mundet që nuk u ndjenë të fyer gazetarët kur ekzekutivi u tha në turi se nuk i ndjek, nuk i lexon, llapni cfarë të doni! Përse kjo histori maoceduniane në një gotë kafeje e me përmasa lilipute sikurse jemi si vend ku kryetari kinez nuk e lexonte Zheminzhibaon?

Media është rruga e hapësirës publike ku mund të shprehet qytetari. Përse e mbyll në mënyrë deklarative ekzekutivi këtë pistë komunikimi me qytetarin? Cfarë koncepti për demokracinë realizohet kështu dhe që bën që pastaj qytetari pa komunikim me ekzekutivin të flasi duke djegur qytetin?

Ishte rasti të shkëmbeni mendime në të mirë të Shqipërisë ku ekzekutivi të shpaloste vizionet e tij para mediave dhe të kërkonte bashkëpunimin me to për transparencë publike si edhe nga ana e medias për të shpalosur problematikat që i adresohen ekzekutivit, me fakte, të dhëna, konkretisht, pa ilaritet që është krejt pa sens në mbledhje publike.

Edhe një herë nuk ishte një darkë miqsh gjysëm çakërqejf që i hedhin romuze njeri tjetrit. Por, ajo u kthye në një komedi zhvleftësimi i gazetarit.

Romuze që mbulonin komplimente të nëndheshme, kritika që kalonin në familjaritet, gazetarë që nuk flasin sepse sigurisht pastaj rrezikojnë vendin e punës edhe në mediat private.

Mbi të gjitha na del se paskan qenë edhe fjalime të orientuara, me protokoll, me kënd dhe stil të porositur, fejtone komike, ndërkohë që ekzekutivi u deklaron se nuk i ndjek e nuk i sheh e dëgjon. Me një fjalë janë qentë që lehin kur karvani ecën përpara, janë sadistët që kanë nevojë për kavien, janë gjinkallat e verës që sulmojnë mizën e dheut punëtore.

Edhe ata heshtën a thua se e kishin të zenë gojën me qofte me mish derri!

Gjithçka për t’i denigruar hapur gazetarët dhe madje futur në grindje me njeri tjetrin duke zbrazur në mënyrë provokative uturakun e konfidencave personale mbi tavolinat e mbushura me meze.

Tjetër priste opinioni publik, sinqerisht, cfarë shembulli negativ për gazetarët e rinj.

Share This Article
18 Comments
  • Nuk u ndjene Fuga se jane te tere mercenare,te shitur te korruptuar! Jane servile si puna jote qe pret nje fjale te mire si ai qeni, qe eshte shume me besnik se ju,race e poshter! Heshtnin si te dhjere themi ne nga anet tona! Heshten se e dine veten si jane!

  • O Fuga ke mbet me Zhenminzhibaon dhe Putin or mik.Tani gazetaret takohen me ekzekutivin cdo jave , ne konf. shtypi etj.Nuk ishte ky i vetmi moment i vitit kur gazetaret do ja perplasnin km ne sy, ja thone cdo dite or nurr.Hej pike e zeze.

  • Artan po kryetarin (Mao) kinez pse e perzjen ne kete vorbull, ai kishte nje gazete qe ishte e Partise dhe nuk mund te lexonte veteveten, se porosite dhe citatet e kryetarit botoheshin apo jo? Njesoj si Zeri i Popullit ne Shqiperi, kur shkruante ne ate kohe ish Krye.ari i Kom Ekzekutiv Tirane dhe ish Ministri i Industrise Lehte dhe Ushqimore Myqerem Fuga. Mos krahaso te pakrahasueshmen, sitemin komunist monopartiak me pluralizmin ne demokracine tone qe nuk ka ardhur akoma. C’te llapin gazetarucet tane qe nderrojne vendet e punes sa ne nje TV tek tjetra me parimin e vetem te marrjes se Pagave mujore me te medhe se gazetaret e perendimit. Gazetarucet tane nuk kane dinjitet dhe nuk jane ne gjendje te bejne te pavarur Pushtetin e Katert, Median dhe jane te neshtruar si rrogtare te Frangaj & CO te cilet e dredhin me cdo Kryeminister qe vjen ne pushtet, pavaresisht krahun qe perfaqesojne.

  • E shemtuar , u trishtova, teksa e lexova dhe me pare kete… Sinqerisht nuk doja ta besoja qe gazetaret te heshtnin nderkohe qe fyheshin ndersy !

  • MIRE KRYEMINISTRIT NUK I PLAS FARE PER MEDIAN DHE GAZETAT, POR PSE MEDIA JONE KOMBETARE ESHTE BERE SI KAMIKAXE KUNDER FJALES SE LIRE?

    Ne historine e Botes dihet se asnje BOS pushteti nuk e ka fituar luften me fjalen e lire dhe median liberale. Perkundrazi kur nje Kryeminister ne Demokraci fillon dhe qahet vazhdimisht nga sulmet e medias duhet te largohet sa me pare per t’ja lere vendin nje tjetri me te afte dhe me inteligjent. Por ne vendin tone verrehet nje vetecensurim nga vete media qe duket si nje SADO-MASOCHISEM qe kohet e fundit i eshte sulur fjales se lire si jeniceret e Sulltanit dhe gje e cila hedh dyshime mjaft te forta per INDIFERENCEN e Kryeministrit tone per c’ka shkruan dhe thote media jone kombetare.

    Nga ana tjeter duke pare si qeveria dekoron me medalje kriminelet e regjimit me te eger ne vendet ish komuniste te Evropes Lindore dhe si u leshon pensione shtese pleqerie xhelateve me gjakatare te Partise se Punes, por duke shikuar edhe ministrat e qeverise dhe deputetet e Parlamentit shqyptar te bejne homazhe me fotografine e Enverit ne dore, por edhe duke shikuar si po vidhet Vatani nga pushteti dhe zarat e tij, kjo pamje tragji-komike e politikes sone kombetare tregon se Koha e Qepes e Enver Hoxhes eshte akoma LIVE ne Shqypnine e Rilindjes Socialiste dhe se nuk do te jete e larget dita kur gazeta enveriste Zeri i Popullit do te mbizoteroje median tone kombetare qe do t’i beje te panevojshme drekat dhe darkat e qeverise me gazetaret e bindur te vjeter dhe te rinj paperjashtim.

  • S’KA SI POPULI SKIPTAR.

    Te lumte mendja dhe dora Z. A.Fuga,shume realist shkrimi juaj,edhe kritik,por ne Shqiperi ka mare “flaga catine” me kohe.Ne ate cope toke ka shtet fallco,atje vazhdon sundimi enverist me metoda te kamufluara.Kokat e dy partive jane me renje komuniste njeri me shume se tjetri,njeri spiun tjetri jo..Ja do Rama politike Evropiane, po ku te le ruci,dokleja,gjunushet,majko,nexmijet,pellumbi,paloprokurori llalla,kapter nishami,etj,etj,keta jane nje batalion demon-kratesh,me pasuri mbi roge,qe ju zuri luga “gjize” tani kane lyer edhe b…t me gjize,i pa pari mos pafte thote populli.
    Ku dinin keta vila,vetura ekstra,biznes milioneresh,turizma neper bote,keta lane qymezet e fshatrave,pushtuan qytetet,shkateruan edhe fshatin edhe qytetet,zhduken inteligjencen e popullit,grabiten fronat,keta e kishin vendin para gjyqit,tani shesin dengla nderi dhe pseudopatriotizem,tri here c’do dite. Kane 25 vite qelben edhe kariget ne parlament ,ngri karton, ul karton,majmune tip robotesh. Keta do bejne drejtesi dhe shtet ligjior,me nder teje nje vere ne uje.Si do lene parajsen keta mercenare te njeshit dhe te jetojne me roge,keta rogen e kane per te fshire prpanicen,kur s’kane leter ne VC-te e tyre.Tragjedia me e madhe kur deklarojne: s’ka si populi skiptar.

  • kush je ti artan qe jep mend Edi Rames kur se ke thene punes asnjehere miremengjez ,je nje mbeturine e klases se privilegjuar te komunizmit se vetem se di te lidhesh dy fjale me mire e quhan veten entelektual ,je nje ishitur qe pasi i sherbeve komunizmit u bere sherbetor i zellshem i antikomunistit ish komununist shokut Sali e tashme qe Edi Rama duke te njohur kush je nuk te afroi dhe ke mbetur si nje m. i qelbur

  • sepse ju zoti furra me falni fuga jeni gazetare servila , edhe ne keto kushte me mire mos tju lexosh , sikur te gjithe gazetaret e tjere sidomos fahri balliun , qe deri dje bente skenare me filma me partizane per femije si ta donim nenen parti kurse sot servilizmi i tij ka arrit kulmin nga perfitemet kolosale , pa futur me fefzi e kompani , ju nuk shprehni realitet po absurditet , sot koha per te kundershtuar apo jo reformat duhet ta beje sindikata qe nuk gjenden gjekundi vetem me letra dhe njerez qe paguhen kot si gezim kar-laja qe ne pushtetin e sales heshte sot del me opoziten gjoja ju preken interesa , duhet sindikate popullore e cdo sektori pune jo sharlatane e bij drejtorash e ministrash e bllokmene te kohes se monizmit qe sot kane kapur e japin moral demokracie , boll na cate arin ju pseudo servila gazetare , nje gazetare sot eshte bob e me stil , me seriozitet gazetarie , MARIN MEMA ju jeni krunde .

  • Kjo menyre te sjelluri eshte nje nga idiotesit e Edi Rames!
    Une te isha, midis atyre gazetareve do ti thosha ketij skicofreni:
    – “Falemnderit”, per keto idiotesi dhe cinizem ndaj shtypit te lire,
    nuk e duam Darken tende, haje vet, mbase te vijne mend…
    Vertet Shqiperia ka disa gazetare z a g a r ë, por sikur dhe dy tre gazetare korrekt te jene,
    gjuha e Kryeministrit nuk duhet te jete kjo qe artikulon Rama….
    T u r p dhe S k a n d a l ….!

  • Per cilen media e ke fjalen, median e mafies Berisha-Nano-Meta. Artan Fuga ka bere parathenien e librit qe ka botuar fallxhorja Leonora (ndejesepaste), qe e ka vertetuar ne te gjitha kohet, ne diktature si i biri i Ministrit te Envere Hoxhes, si nje i derguari me burse kater vjeçare per specializim ne Paris, pra klubi i nomenklatures, si mbrojtes i Nanos e me pas i berishes, simund te jete i besueshem? Ky person madje eshte i skeduar nga monitoruesit nderkombetar si sahanlepires i pushtetit te radhes. Per çudi kete radhe nuk eshte sahanlepires?

  • Jo jo nuk e kishin zene gojen me qofte por zhurma e “kallashit” permes gojes se tre te “ftuarve” qe mos i pasha me ne dere do te thoja une i beri te ndiheshin ashtu si mut .
    Nuk kam degjuar qe ta ftosh tjetrin ne gosti , te haje e te pije dhe te nxjerr fekale nga goja qofte dhe per pak kohe mund ta mbanin jashteqitjen.
    Jane gazetare ? E pastaj se qenkan gazetere? Ku jane kolauduar qe jane te derguarit e mesise pervecse kane te mundesine te zhgarravisin te zeza e rralle here nonje te vertete.
    Te zhgarravisesh nuk do te thote se ke bere gazetari
    Fuga me se paku njehere duhet te kishte ndale e kishte pare brenda vetes ( gazetarise) se te pakten ne gosti duhet te kete nje minimum etik,nje minimum respekt.
    Te zotin e shtepise ne krye te GOSTISE e ke vene mosha , ne rastin konkret e ka zgjedhur populli dhe nga taksat e atij populli ishin dhe qoftet. O njerez gazetare ishti ne gosti ore dhe aty urohet jo URINOHET sic bete JU e urinimin tuaj profesori e quan DEMOKRACI ME E MADHE PUTINISTE

  • Artan, e ke godit ne shenje dhe mos i lexo servilet dhe llapaqente e Edi Rames, pasi ky s’eshte gje tjeter vecse kopje e Saliut dhe e Metes.

  • Artan Fuga që ndikoi në shkatërrimin e Akademisë së Shkencave, u emërua nga PD-ja dhe Berisha “akademik” dhe iu dha statusi i editorialistit të RD-së dhe, si pasojë, ideologut të partisë.
    Në vitin 1988, me urdhër të Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës, sulmoi reformat e perestrojkës së Gorbaçovit.
    Duke qenë djali i ish-ministrit punist Myqerem Fuga, dhëndër i ish-sekretarit të parë të PPSH Durrës dhe kryetar i ish-Kuvendit “Popullor” Iljaz Reka,
    u bë filozof marksist-leninist-stalinist-enverist dhe u dërgua për ngritje niveli në Francë.
    Pasi u kthye në Tiranë nga “mërgimi” luksoz i Parisit, Fuga u caktua shef i katedrës së gazetarisë në universitetin publik të Tiranës dhe filloi të merrej me gazetari on-line si biçim analisti, duke u dhënë shembull gazetarëve të rinj se si të përdorin fjalor rrugësh.
    Sa ishte në fuqi regjimi i Berishës nuk shkroi asgjë kundër pushtetit, tani është kthyer në një kritikan patologjik i qeverisjes së majtë.
    Kur Fuga nuk pyeste për Gorbaçovin në kohën e komunizmit, si do të pyesë për Ramën tani në epokën e postkomunizmit?!
    Në këtë shkrim, “akademiku” Dr. Prof. Artan Fuga, në vend që të analizonte tezat e Kryeministrit, duke ia gjetur gabimet, ai parapëlqeu të stisë një hartim gjimnazistësh forumi rinor të PD-së.

  • Tani eshte nè kualitetin e gazetareve llafazan dhe nuk ka dalè kurr ne profesionin e vete ,i cili te shkruaj atè qè i duhet lexuesit.Kèto komente te tij jane ne rrugen e tè treguarit se ai gjoja ka force dhe kurajo te kritikoje kryeminisyrin por ne fakt vete nuk e anslizon dot mendimin qe nxierrè.Shkurt z.Fuga jeni fodull.

  • Jemi kombi me impotent i botes!
    Jemi te paafte jo vetem te bejme shtet, por edhe nje darke kortezie. Zhvleresojme, poshterojme dhe denigrojme njeri-tjetrin deri ne ate pike, sa kthehmi ne qeniet me te urryera mes vetes.
    Te gjithe pa perjashtim, degraduan ne kulturen e perçmimit dhe impotences.
    Te gjithe gazetaret te ftuar e te paftuar, perfshire dhe kryeministrin, kane 365 dite ne vit per te bere si duhet punen e tyre. Ishte momenti qe te gjthe te ofronin nje profil modest, larg frustrimeve, larg superioritetit provincialist, larg puritanizmit hipokrit, larg perçmimit te njeri-tjetrit qe shkon deri ne rracizem albanofob.
    Pa asnje fjalim apo qendrim brilant, ajo mbremje deshmoi nivelin e ulet intelektual dhe qytetar te elites sone, brenda asaj salle dhe jashte saj.

  • Gazetaret dhe Pushteti i katert ka nje rol shume te rendesishem ne nje shoqeri demokratike, per ta shendoshur ate, per te ruajtur fjalen e lire nga goditjet ballazi apo ne ije qe i jep atij pushteti, si dhe mbi te gjitha per te evidentuar shkeljet qe i behen “Bibles/Kuranit” te atij vendi, KUSHTETUTES. Ata nuk duhet kursesi te behen lolo dhe servila te pushtetit nese duan te quhen gazetare…Mjafton tu rikujtosh atyre faktin se ishin dy gazetare ata, qe zbuluan skandalin e “Watergate”, e qe e detyroj Presidentin e vendit me te fuqishem te botes, SHBA, Richard Nixon te jape doreheqjen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *