Humor ,ironi ,sarkazem,cinizem apo cmenduri. I pari do te ishte i pranueshem, e fundit fatekeqesi. Z.Basha ne nje prononcim per medjat deklaroi se kemi ne dispozicion kalendarin e protestave. Hane Shan hane Bagdat. Ai ne dispozicion ka kalendarin por i mungojne vete protestat.
Proteste do te thote kundershti ose mos-pelqim. Ne rast se Saliut nuk i pelqen humbja e turpeshme e pushtetit, kjo nuk do te thote se shqiptaret jane ne nje mendje. Te protestosh kunder prapesive te tua nuk don e nuk duhet te mundohesh te sakrifikosh nje popull. Jane hesape pa hanxhine e qe te cojne ne faliment te padiskutueshem. Degjova Z.Paloka kur tha se P.D.perkrah cdo proteste a cader qe kerkon drejtesi. Duhet ti kujtoj zoterise se jo shume kohe me pare kur ai ishte ne pushtet nuk iu afrua kurre nje cadre te ngritur diku pas aneksit te Dinamos ku u vete-flijuan njerez qe kerkonin po ashtu te drejten e mohuar. Nuk shpresoj qe Paloka e Noka te kuptojne ndonje here absurdin konceptual te tyre.
Indoktrinimi dhe interesat e verbta te momentit i kane kthyer ne qenje qe nuk kane kurrefare lidhje me qytetaret ku ata synojne te meshteten. Nuk besoj fare qe slogani i Z.Basha me popullin e per popullin do ti mbushte mendjen dhe nje femije. Me e keqja qendron se si struci flet me koken ne rere. Nuk sheh vete dhe mendon se nuk sheh askush.Gabim i rende qe s,do ta paguaje vetem zoteria.
Megjitheate shqiptaret kane fituar aftesine europiane ta shohin realitetin ne sy e me koken jasht reres. Nuk besoj qe F.Noka apo G.Strazimiri te gjejne truall te pershtatshem per te mbjelle faren e keqe te antagonizmit brenda nje populli e nje kombi. Saliu jo e jo. Per kete ju siguroj me jeten time.
Email në adresën
