Dhe Darvini s’do t’i vinte dot emër

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

 

DITË, diçka do të tregoj

Nuk do jetë tregim i gjatë

Kur isha çoban me dhen

Qeni im quhej Arap.

 

Kur i jepja ushqim shumë

Lehte ditë e lehte natë

Kur shpëtonte nga zinxhiri

E tmerronte gjith’ një fshat.

 

Ka të tillë në Parlament

Që vërtet ka ngrënë shumë

Gjak e djersë të miletit

Ndaj vështir’ ta vësh në gjumë.

 

Nuk e dimë çfarë specie është

Nga cili planet ka ardhë

Kriminel e zemërzi

Thonë se është rus i bardhë.

 

Thonë ka lindur për të sharë

Një gjallesë pa shpirt e zemër

Dhe Darvini të ish’ gjallë

S’do t’i vinte dot një emër.

 

Mos dëgjofshi më rrugaç të tillë! Urime nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *