Dhe kaq të harbuar Petritin s’e dinim!

Ornela

Duket se shumë zët,

na kanë perënditë,

që dëgjojmë Petritin,

disa herë në ditë!

 

Dhe ka në të shprehur,

siguri idioti,

po ç’i kemi bërë,

që keq na tall Zoti!

 

Ne këtu e kishim,

po s’e kishim ditur,

që kishte në kafkë,

një mëndje té ndritur!

 

E ka LSI-ja,

si një avangard,

ky që arsimimin,

ka marrë në “Havard!”

 

Rroftë që miletin,

e zgjoi nga gjumi,

si s’doli më parë,

Petrit shkollëshumi?!

 

Kush e kish penguar,

i kish vënë kapistër,

se ky është i prerë,

për kryeministër!

 

Po tani askush,

s’e pengon të ndrijë,

ndaj fundi i Ramës,

nga Titi do vijë!

 

Titi që po shfaqet,

në formë të tërmetit,

tani është e vetmja,

shpresë e miletit!

 

Në shtyllën e turpit,

Ramën do ta nguli,

ky që është në fakt,

dhe më trap se Luli!

 

Ne që për pushtetin,

ndonjë bast e vinim,

dhe kaq të harbuar,

Vason nuk e dinim!

 

Kaq shpesh në TV-ë,

kur sheh kapedanin,

më e pakta gjë,

të thyesh ekranin!

 

Ramën numur dy,

ende s’e dimë ne,

po Titi kërkon,

qeveri të re?!

 

Qeveri të re,

kërkon shkollëshumi,

dhe në daltë “Tahiri”,

një flluckë sapuni!

 

Po këtë formulë,

njerzit nuk e dinë,

se është shumica,

që bën qeverinë!

 

Po çadra mendon:

“U bë deti kos,

pse të mos e futim,

vendin në kaos?!”

 

Ndaj krijuan frontin,

anti-kanabis,

martesë midis SHQUPIT,

edhe LSI-së!

 

Në krye të frontit,

një grua-një burrë,

dhe dhjetë figurantë,

që s’mungojnë kurrë!

 

Të njëjtë-si në zgjedhje,

tok i kemi patur,

po aty nga Petja,

s’ka më të spikatur!

 

Titi vetëtin,

se është i pari,

edhe pse është shtuar,

Koço Komisari!

 

Petja-more-Petja,

do na zgjidhi hallet,

po ç’i bëmë Zotit,

që kaq keq po tallet?!

 

A.DUKA

Share This Article
10 Comments
  • Te vleresoja per shkrimtar por gjithnje e me shum tek ty shoh nje komunist te qelbur … te shqetesoka petrit vasili dhe jo droga e saje qorrit …. je nje njeri i ulet me keq se te tjeret

  • Po beje nje poezi edhe per te majten more servil.Te pakten bene per mire se e meriton se i beri pjedhore si fushat dhe malet me hashash o spiuni i deges se mbrendeshme.

  • Sarkazëm e thelle!
    Por per kete Petritin e Leshelis, e ka thene bukur edhe nje komentues nga Oqeani i madh i komentuesve:
    …….
    ÇILJA, MORE ÇILJA,
    ANON NGA KTHEHET B I L J A…!

  • BRAVI BENI.PETJA FLET ME URDHER LIKES NR.2 SE KA FRIKE SE MOS E HEQIN NGA KOMANDANT GRUPI DEPUTETESH ME VOTA TE VJEDHURA.TURP PER TE E PER TA.I JANE TURRUR RAMES SE SHFRYTEZOJNE RASTIN PER DETIN-KOS.U KA NGELUR VETEM LUGA.HARROJNE VJEDHJET E KRIMET E TYRE.TE GJITHE KETE ÇORBE E GATUAN SALIMORTJA PASI SHEH SE PD KA MBARUAR SE EKZISTUARI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *